Author: tirana

Si kurrë parë, kantautori dhe artisti i këngëve të shpirtit, Flori Mumajesi përmes disa Instastory-sh në Instagram, ndau detaje intime nga jeta personale dhe gjendja e tij emocionale, që dukej e ngarkuar. Flori fali kupat e çmimeve në festivale, dhe kjo ka bërë që njerëzit ta krahasojnë me një personazh po kaq në vëmendje për sjelljet e tij të veçanta, Kanye West. Jo pak njerëz në TikTok, po e krahasojnë Florin me Kanye-n. Disa mendojnë se thjesht “ngjasojnë”, të tjerë thonë se Flori po ndjek strategjitë e tij. Krahasimi bën disi sens. Aq më tepër, kur kujtojmë se në shtator…

Read More

Italia është zgjuar mëngjesin e sotëm nga tërmtet e forta. Dy lëkundje tërmeti shumë të forta janë ndjerë në zona të ndryshme veriut të Italisë. Një tërmet me magnitudë 5.7 u regjistrua në Marche, në brigjet e Pesaros dhe u pasua nga dy të tjerë me magnitudë më të ulët 3.1 dhe 3.4. Tërmeti ka tronditur shumë shtëpi në disa qytete nga Ankona në Fano dhe Urbino. Një nga tërmetet është ndjerë shumë në Bolonja dhe Romagna. Lëkundjet janë ndjerë veçanërisht në katet e sipërme të banesave. Tërmeti është ndjerë edhe në Umbria dhe Lacio dhe Romë. Tërmeti ishte aq…

Read More

Dashi Në dashuri ata që janë vetëm prej kohësh nuk duan të angazhohen dhe besojnë se po ia dalin mirë. Ndoshta ju kënaqeni me një histori seksuale të rastësishme, për një natë, por a nuk do të ishte më mirë të kishit pranë jush dikë që ju doni? Demi Në dashuri ekziston mundësia e dialogut. Kohët e fundit nuk kanë munguar diskutimet, por ka ardhur koha të gjendet një pikë takimi dhe të sqaroheni. Një lajm i mirë vjen në punë, mund të merrni një propozim joshëse Binjakët Shtyni dhe tërhiqni me Luanin dhe Shigjetarin, në dashuri. Në punë, nëse…

Read More

Këtë të mërkurë, moti do të vijojë i qëndrueshëm mjegull në mëngjes në jug dhe lugina, gjate ditës me diell vranësira mesatare. Temperaturat minimale parashikohen 5-12 gradë, temperaturat maksimale do të jenë pa ndryshime 15-17°C në veri, gjatë ditës do të jenë 21-23°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More

Nga Foreign Policy – Në fund të tetorit, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë treditore të profilit të lartë në Izrael, ku u takua me kryeministrin izraelit Yair Lapid, Presidentin Isaac Herzog, kryetarin e Knesset-it (parlamenti izraelit) Mickey Levy, ministrin e Financave Avigdor Lieberman dhe kreun e Drejtorisë Kombëtare Kibernetike, Gaby Portnoy. Diskutimet u përqëndruan në rritjen e bashkëpunimit të sigurisë, veçanërisht në sferën kibernetike dhe organizimin e një samiti të liderëve ballkanikë në Izrael vitin e ardhshëm. Vizita e Ramës në Izrael erdhi pasi Shqipëria gjeti prova se Irani qëndronte pas një serie sulmesh kibernetike në korrik dhe shtator, që…

Read More

Një rast i paprecedentë është shënuar në kryeqytet. Policia ka shoqëruar dy 13-vjeçarë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin hapur një adresë false në Instagram me emrin Ana Shehu. Të miturit kontaktonin “viktimat” dhe linin takim me ta. Gjatë komunikimit, të miturit i jepnin adresën e apartamentit ku do të takoheshin dhe i kërkonin 100 euro. Por mënyra që ata kishin zgjedhur për të marrë lekët është “goxha interesante.” Adoleshentët i kërkonin “viktimave” që kur të futeshin në pallat, në hyrje të linin një zarf me shumën prej 100 eurosh. Ky ishte kushti që i vendosnin klientëve për tu…

Read More

Pastori Paulin Vilajeti thotë se shumica e njerëzve që radikalizohen nuk kanë një alternativë me të cilën të ballafaqohen. Ai tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se si në rrethinat e Tiranës ka djem e burra analfabetë të cilët në mungesë të shkollimit dhe alternativës, të vetmen gjë me të cilën ballafaqohen është radikalizmi. Sipas tij, mënyra e vetme për t’u përballur me radikalizmin është edukimi. “Shumica e këtyre njerëzve duket sikur nuk kanë një gjë për t’u ballafaquar. Ata radikalizohen që në fëmijëri. Mund të kesh sot në rrethinat e Tiranës njerëz 38 vjeç dhe janë analfabetë. Kanë…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pasditen e sotme në takim me sipërmarrësit se ndër ligjet e para që do të bëjë Partia Demokratike me të ardhur në pushtet do të jetë amnistia e bizneseve. “Nuk ka diskutim që ne nuk mbështesim amnistinë fiskale të premtuat nga qeveria por jemi dakord për amnisti fiskale ndaj bizneseve në vend. E konsiderojmë të domosdoshme dhe ju garantojmë do e bëjmë realitet. Ju them se pavarësisht nga qëndrimi që mban qeveria, një ligj i dorëzuar nga PD në parlament përbën një detyrim ligjor për t’i qëndruar plotësisht. Do të kundërshtojmë me forcën tonë 23%. Ajo…

Read More

Deputeti i PD-së Zef Hila ka shpallur kandidaturën për Primaret e Sali Berishës për bashkinë e Vaut të Dejës. Hila kërkon rikthimin në krye të bashkisë së Vaut të Dejës, pasi e ka drejtuar nga vitet 2015-2019, kur PD vendosi që të bojkotojë zgjedhjet. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Hila thekson se ai ka vendosur që të kandidojë pasi qytetarët i kërkuan që të futet sërish në garë, ndërsa ka premtuar se ato do të fitojnë. ‘Të dashur qytetarë të Bashkisë Vau Dejës, Demokratë dhe simpatizantë të Njësive Administrative Bushat, Hajmel, Vig Mnelë, Shllak dhe Temal! Të…

Read More

Andi Kllomollari humbi kontaktet më 25 tetor të vitit 2018. 32-vjeçari nga Pogradeci pasi emigroi fillimisht drejt Turqisë ku qëndroi për afro disa muaj tek miku i tij Nertil Liçkollari, dhe më pas u zhvendos ilegalisht në Britaninë e Madhe. Prindërit në Shqipëri nuk mësuan kurrë emrin e personit që e priti atje, i cili i kishte dhënë madje borxh edhe 12 mijë pound. Ata dyshojnë se djali mund të ketë përfunduar në ndonjë nga shtëpitë e barit atje. Në vendilindje nuk gjeti punë në profesionin e tij si infermier, ndaj kjo ishte arsyeja pse i riu vendosi të emigrojë…

Read More

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, pas daljes nga qendra e votimit, deklaroi se vota e tij shkoi për guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, ndërsa parashikoi një “natë të shkëlqyer” për republikanët.  “Pavarësisht se për kë, ju duhet të votoni”, tha Trump para gazetarëve të mbledhur jashtë qendrës së votimit. “Unë mendoj se do të kemi një natë shumë të mrekullueshme dhe është emocionuese”, shtoi Trump. Në krah të tij ishte edhe ish-zonja e pare, Melania Trump. Humbjet e mëdha për kandidatët e mbështetur nga Trump mund të krijojnë pengesa për fushatën e tij presidenciale në vitin 2024.

Read More

Ditën e sotme, i ftuar në emisionin “Breaking” ka folur rreth Flori Mumajesit Aldor Nini, Drejtori ekzekutiv i “Acromax”. Ai u shpreh se Flori në asnjë moment nuk i kishte fshirë këngët e tij nga Youtube, por thjesht kishte ndryshuar privatësinë e videove. “Nga ajo që kemi verifikuar, këngët e Florit nuk janë fshirë, sepse po të ishin fshirë është një porces që nuk të lejon ti kthesh prapë. Në rastin e Florit, këngët janë kaluar në privat, kemi gjetur linqet në bazë të publikimeve që ka bërë Flori në Tëitter, dhe këngët rezultojnë private me qëllim” Në vijim, Nini…

Read More