Author: tirana

Gersi Troka, djali me sindromën down përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Notit për Personat me Sindromën Down(DSISO)i cili u zhvillua në Albufeira-Portugali. Gersi u rendit në 10-tëshen e notarëve më të mirë të botës falë punës së tij të palodhur. Garat në të cilat mori pjesë Gersi ishin: 200m Stil i lirë100m Stil i lirë50m Stil i lirë50m Delfin Pjesëmarrja e tij në Kampionat u realizua me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkia Tiranë në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” dhe në bashkëpunim me Coca-Cola Bottling Shqipëria. Njihuni me Gersin! Gersi Troka është pjesë…

Read More

Ministria e Arsimit, nuk e ka pranuar kërkesën e studentëve, që të mbështetet çdo student me 100 euro. Sot, në një deklaratë nga Ministria e Arsimit, disa studentë thanë se qeveria kërkon që ata të ikin nga vendi, nisur edhe nga eksodi i ri që ka prekur vendin. Sa i përket hapit të radhës, ai tha se do të diskutohet mes tyre dhe se do të merret një vendim nëse do të organizohet një protestë të madhe. “Të gjithë sot ngelen pa mbështetjen e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit. Kjo qeveri kërkon që e vetmja gjë rinia duhet të ikë…

Read More

Deputeti demokrat, Edmond Spaho thotë se Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet e 14 majt 2023, si koalicion pavarësisht vendimit që do të marrë gjykata për çështjen e vulës. “Qeverisja e Edi Ramës që është katastorfike. Gjendja ekonomike financiare e qytetarëve është e keqe dhe presim ndryshimin. Ne kemi punuar intensivisht për të përgatitur strukturën e PD. Kandidatët po i seleksionojmë në mënyrën më demokratike. Po punojmë të ngremë edhe frymën qytetare përmes protestave”. Nga ana tjetër, Spaho ka hedhur akuza ndaj Enkelejd Alibeajt, duke thënë se po bën pazare me Edi Ramën. Për të kreu i grupit parlamentar…

Read More

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në afërsi të një gjimnazi në qytet. Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuar është shtetasi me iniciale R.K, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje. Njoftimi i plotë nga Policia Shpërndante lëndë narkotike në doza, në afërsi të një shkolle të mesme, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Të arrestuarit iu gjet edhe në banesë,…

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin po planifikon një test të dytë të raketës bërthamore hipersonike Satan-2, deri në fund të vitit. Sipas medias britanike “The Sun“, raketa e cila mund të udhëtojë me një shpejtësi prej 750 km/h, mund të godasë Britaninë e Madhe në 6 minuta. Njoftimi vjen përballë vonesave të mundshme në përdorimin e raketës hipersonike, e njohur si Sarmat. Shqetësimet se Rusia mund të nisë një tjetër provë do të thotë se raketa Satan-2 mund të vendoset në funksion plotësisht vitin e ardhshëm.

Read More

Një rotacion. Grida Duma në televizion, Ori Nebijaj në Kuvend. Moderatojra do të futet në Parlament. E pyetur nga gazeta “Panorama”, ajo ka konfirmuar se do të pranojë mandatin e deputetes. Ajo do të zëvendësoj kështu në listën e PD në Tiranë, Grida Dumën, që dha dorëheqjen. Nebijaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale. Moderatorja ishte renditur e 18 në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.

Read More

Kush do ta kontrollojë Kongresin Amerikan? Beteja vijon ende, teksa votuesit po shkojnë drejt qendrave të votimit. Rezultatet e deritanishme tregojnë garë të fortë mes demokratëve dhe republikanëve, ndërsa të dyja partitë mbajnë shpresat për të fituar shumicën e ngushtë. Balanca e pushtetit në Kongresin amerikan do të përcaktohet ditën e sotme, ndërsa nga rezultatet e deritanishme po kryesojnë republikanët. Partia që do të kontrollojë Senatin pritet të kryesojë me një ndryshim të vogël numrash. Mbetet për t’u parë nëse demokratët do të vazhdojnë të mbajnë shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke mbështetur politikat e presidentit Biden apo…

Read More

Samed Halilaj 30-vjeç, është një nga shqiptarët që ikën në Angli për të punuar, dhe kujdesej për bimët narkotike, kanabis. Ai ka thënë para autoriteteve se ishte i detyruar të punonte pasi duhet të shlyente borxhet. Avokatja e tij, Lucy Ffrench, i tha Gjykatës së Kurorës së Oksfordit se kushtet të vështira në të cilat u gjend klienti i saj ishin të detajuara në deklaratën e një prej policëve të thirrur në shtëpi. “Kishit bërë një borxh, ju thoni rreth 11,000 £, ndaj një shqiptari. Ata e dinë se ku jeton familja juaj në Shqipëri? Ju kërcënoheshit se do të…

Read More

Në një kohë që SPAK-u kërkon rikthimin në burg, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako paraqitet në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ai është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. SPAK-u tha se nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar dhe se do të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. SPAK-u ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mëngjesin e kësaj të mërkure ka përkujtuar ngjarjen e para 33 viteve, rënia e Murit të Berlinit. Teksa e lidh me situatën në Shqipëri, Meta thekson se kur erërat e ndryshimit fryjnë, asgjë nuk është e pamundur. “Shkallmimi i mureve të korrupsionit, varfërisë, arrogancës, propagandës dhe mungesës së shpresës, mision historik për rininë shqiptare për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe të ardhmes që qytetarët meritojnë. Kur erërat e ndryshimit fryjnë, asgjë nuk është e pamundur”,-shkruan Meta. Postimi i plotë Rënia e Murit të Berlinit 33 vjet më parë, një ditë e jashtëzakonshme gëzimi…

Read More

Pensionistja Afërdita Faria Halili thotë se e njeh personin, i cili ka helmuar qentë te Liqeni Artificial në kryeqytet. Për emisionin “Good Morning Albanians”, Halili deklaroi se e ka parë personin kur iu dha ushqim qenve. “Është dorë individi, është një person. Nuk mundem ndoshta për arsye hetimi, e di orarin, e kam parë personin çfarë kishte veshur dhe sesi ia ka dhënë ushqimin. Pegin e kisha marrë dy muajshe, ia helmuan nënën. Kur erdha një ditë nga puna e gjeta nënën e helmuar. E mora dy muajshe e bëra 8 vjeç”, theksoi ajo. Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave…

Read More