Pensionistja Afërdita Faria Halili thotë se e njeh personin, i cili ka helmuar qentë te Liqeni Artificial në kryeqytet. Për emisionin “Good Morning Albanians”, Halili deklaroi se e ka parë personin kur iu dha ushqim qenve.
“Është dorë individi, është një person. Nuk mundem ndoshta për arsye hetimi, e di orarin, e kam parë personin çfarë kishte veshur dhe sesi ia ka dhënë ushqimin. Pegin e kisha marrë dy muajshe, ia helmuan nënën. Kur erdha një ditë nga puna e gjeta nënën e helmuar. E mora dy muajshe e bëra 8 vjeç”, theksoi ajo.
Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve, Animal Rescue Albania ka njoftuar se në zonën pranë Liqenit Artificial disa qenë janë helmuar e të tjerë kanë ngordhur.
