Ministria e Arsimit, nuk e ka pranuar kërkesën e studentëve, që të mbështetet çdo student me 100 euro. Sot, në një deklaratë nga Ministria e Arsimit, disa studentë thanë se qeveria kërkon që ata të ikin nga vendi, nisur edhe nga eksodi i ri që ka prekur vendin.
Sa i përket hapit të radhës, ai tha se do të diskutohet mes tyre dhe se do të merret një vendim nëse do të organizohet një protestë të madhe.
“Të gjithë sot ngelen pa mbështetjen e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit. Kjo qeveri kërkon që e vetmja gjë rinia duhet të ikë se nuk po i mbështesin për të paktën 100 euro. Qeveria jep çdo ditë koncesione për inceneratorët fake dhe për studentët që janë e ardhmja e kombit, nuk i japin qoftë një shumë 100 euro për të përballuar koston e jetesës.
Kjo është pakti për universitetin që mos gaboj është bërë në 2018 -ën dhe është një pakt për propagandë, duam që të rimbursohemi siç e kanë bërë për Kosovën. Për shkak të krizës spo kërkojmë të pasurohemi, ëshët abzusurde se me 100 euro nuk i dalin për gjërat minimale. Një studenti minimalisht i duhet 400- 500 mijë lekë, mos flasim pastaj për tarifat e studimit”.