Një video ku shfaqet një grua duke drejtuar një karrocë elektrike me të cilën tërheq zvarrë një qen, është bërë virale në internet. Në klipin në fjalë, i cili është regjistruar nga një burrë me një automjet që lëvizte pranë, shihet qeni në pjesën e pasme të karrocës ndërsa personi nuk shqetësohet. “Po lëndon qenin tënd! Ndaloni, ai do të ngordhë”, personi që merr pamjet me celularin e tij mund të dëgjohet duke i bërtitur gruas. Gruaja kthen kokën pas duke mërmëritur dhe vazhdon të ngasë normalisht. Shumë komentues e dënuan sjelljen e gruas, duke e quajtur të sëmurë. https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2022/11/09/6697696562286802987/960x540_MP4_6697696562286802987.mp4
Author: tirana
Sot në Apelin e Tiranës do të zhvillohet seanca për deputetin e PD-së, Ervin Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi për dosjen Babale. Salianji u shpall fajtor për veprën penale “kallëzim i rremë” në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, atëherë deputeti Salianji rrezikon burgun.
Partia Demokratike ka kërkuar masë disiplinore nga Kuvendi për gjuhën e përdorur në seancën plenare të kësaj të mërkure nga kryeministri Edi Rama.
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka identifikuar dhe proceduar penalisht shtetasin që telefonoi për të njoftuar vendosjen e një sasie lënde eksplozive te Gjykata e Apelit, pa specifikuar konkretisht në godinën e cilës gjykatë apeli. Në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet lëndë eksplozive, ndërsa 47-vjeçari me inicialet J.K., sipas policisë, dyshohet me probleme të shëndetit mendor. Policia njofton se po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë nxitur shtetasin J. K. të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore.
Buxheti i vitit 2023, është kthyer në “mollë sherri” mes deputetëve të PD-së, dhe qeverisë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në fjalën e saj në Kuvend, se opozita është e marrë peng. Sipas saj, mazhoranca ka punuar për të ardhmen e vendit, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat për kreun e PD-së, Sali Berishën dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. “Një e pjesë e madhe në këtë sallë është ndarë nga logjika. Vesi nuk ju del as nga humbjet e njëpasnjëshme, Haxhiu dhe Qamili do bërtasin. Ka probleme në Shqipëri, por a është…
Mbreti Charles III dhe “Mbretëresha” Camilla u qëlluan me vezë në York (qytet në Angli). Çifti mbretëror po priteshin nga drejtuesit e qytetit, kur një burrë hodhi tre vezë drejt tyre, por që nuk u prekën. “Ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve”, bërtiti protestuesi, teksa policia po e ndalote. Njerëz të tjerë në turmë filluan t’i thërrisnin “Zot ruaj Mbretin”. Mbreti më pas u shfaq i pashqetësuar teksa bënte një shëtitje dhe përshëndeti disa nga turmat. Charles dhe Camilla po vizitonin York për të marrë pjesë në zbulimin e një statuje të Mbretëreshës Elizabeth II, e para që…
Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako do të rikthehet në burg për çështjen e inceneratorëve. Avokati i tij, Sokol Hazizaj tha se nuk ka akoma në dorë arsyetimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Me ironi ai tha se gjykata është kthyer si një fabul popullore, “ik se të vrara, dhe zbrit se të vrava”. “Nuk e di se për cilat arsye, përkundër sjelljeve të Bllakos, që ka lënë mandatin e deputetit, të vendosej kjo masë. Është paraqitur para organeve të drejtësisë. Si mund të prishë provat kur hetimi ndaj kësaj çështje…
Diskutimet në Kuvend janë të forta. Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e shkurtër në seancën plenare, tha se Porti i Durrësit është një mega aferë korruptive në shërbim të interesave strategjike të Serbisë. Nëse Rama tha se deputetët e PD-së janë pa atdhe, Berisha tha se atdheu i Ramës është Serbia. “Zonja përmendi këtu 2013, ajo që mund tu them shqiptarëve është se pasi kanë marrë 9 vite me radhë mbi 500 mld lekë çdo vit borxh dhe kanë rritur borxhin nga 62.4* në 107*, këta vjedhës nuk janë në gjendje tu nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite…
Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikthyer këtë të mërkurë sërish në burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Ai ishte vetë i pranishëm në seancë ku u shoqërua nga avokati i tij. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e kishte apeluar vendimin e dhënë më parë nga GJKKO. Gjyqtarja Ilirjana Olldashi e ka arsyetuar vendimin e saj për rikthimin në burg të Bllakos, duke u bazuar në pretendimet e SPAK-ut, se ka prova dhe fakte se ai mund të largohet jashtë vendit. SPAK është shprehur…
Policia e Durrësit ka ndaluar 16-vjeçarin A.Sh., pasi dyshohet se në bashkëpunim me 23-vjeçarin S.C., kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare. Sakaq 23-vjeçari është arrestuar edhe më herët. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin A. Sh., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin S. C., 23 vjeç, të arrestuar më parë, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për buxhetin e vitin 2023, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku theksoi se shtresa e mesme është ajo që po mban barrën e dhe peshën e taksave. Tabaku i bëri thirrje mazhorancës që të mos votojnë një buxhet të mangët. “Shtresa e mesme është kthyer në gomarin që mban peshën e taksave. Kjo është pamja më e saktë që ka Shqipëria sot. Atje ku ka jetë ka dhe shpresë. Por a e ofron ky buxhet shpresën? Ftesa ime e parë është ta ndërtojmë Evropën këtu dhe mos e lëmë Shqipërinë të degradojë në një vend ku nuk ekziston ligji, institucionet. Do…
I quajtur sot në Kuvend nga kryeministri Edi Rama “gjel deti i Peqinit”, deputeti demokrat Dashnor Sula i është përgjigjur përmes një postimi në Facebook. Sula shkruan se Rama përdori këtë fjalor rruge në Kuvend për të zhvendosur vëmendjen nga buxheti 2023, që sipas tij pasuron oligarkët e tij, për të zhvendosur vëmendjen nga kthimi në burg i ish-deputetit socialist Alqi Bllao e nga afera e Portit të Durrësit. “Kryeministri me ministra e deputet në burg bën moral në Parlament. Për të zhvendosur vëmendjen e rikthimit të deputetit të tij në kokërr të burgut për aferën e inceneratorëve. Për të…