Nëntori është këtu dhe pak nga pak të gjithë ne ndjejmë nevojën për një magji Krishtlindjesh. Por kur e dekoroni pemën? Për arsye simbolike dhe fetare, festimet për periudhën më të bukur të vitit fillojnë 40 ditë para datës 25 dhjetor. Sipas llogaritjeve, kjo ditë është 18 nëntori. Mund të keni menduar se ka pasur një datë të përshtatshme vetëm për dekorim, padyshim që po flasim për 7 janarin, por më në fund ka një ditë të përshtatshme për procesin e këndshëm të dekorimit.
Author: tirana
Kanë nisur ndryshimet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Pas ndryshimeve të bëra në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, javë më parë ku u largua Skënder Hita dhe në vend të tij erdhi Dhimitraq Ziu, kanë nisur ndryshimet edhe në rang shefash komisariatesh. Këtë të mërkurë është larguar nga detyra e Shefit të Komisariatit të Policisë Mat, Ervin Hasrama. Nuk dihet nëse kjo lëvizje ka qenë dorëheqje e tij apo është larguar nga lart. Sakaq, emir i përfolur në radhët e policisë për zëvendësimin e Hasramës është Besnik Lila, ish shef Komisariati në Gjirokastër, i pezulluar nga kjo detyrë…
Teksa na ndajnë disa muaj nga zgjedhjet lokale, Partia Demokratike priti sot në takim një përfaqësi të ODIHR. Ata u pritën në selinë e PD-së nga nënkryetari Oerd Bylykbashi si dhe Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore, Ivi Kaso. Fokus i diskutimeve ishin pikërisht problematikat e zgjedhjeve të 14 majit si dhe qëndrimet e PD-së. Aktualisht në PD po zhvillohet procesi i primareve përmes të cilës, anëtarësia do të zgjedhë kandidatët më të mirë për të garuar në të gjitha bashkitë e vendit.
Që nga shtatori kur mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, nuk ndoqi traditën e paraardhësve. Ai nuk e nisi punën me emërime apo me ndryshime drejtuesish në qarqe, por me një valë shkarkimesh. Në një kohë kur nga radhët e uniformave blu ka dhe një numër të lartë dorëheqjesh, së fundmi edhe nga reparti ‘’Shqiponja’’, drejtori i përgjithshëm deri më tani ka përjashtuar nga policia plot 10 efektivë të rangjeve të ndryshme. Më 28 shtator, Shamet Kuqo dhe Elton Gjedia punonjës të patrullës së përgjithshme në komisariatin nr. 6 u filmuan teksa merrnin një…
Dhuna rikthehet në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Skenat kanë qenë të frikshme në fillim, por fatmirësisht ka ndërhyrë policia duke vendosur situatën në kontroll. Sikurse njofton “Klan Macedonia”, ndeshja Shkupi-Shkëndija e Tetovës është ndërprerë dhe nuk do të vazhdojë në stadiumin e Çairit. Ky vendim i delegatëve të ndeshjes vjen pas futjes së tifozëve vendas në fushë dhe sulmit ndaj futbollistëve mysafirë në momentin e shënimit të golit nga ana e tetovarëve, në këtë rast Shkëndijës. Kujtojmë se ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës ishte e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë, e cila u ndërpre në minutën e…
Greqia është përfshirë nga protesta 24 orëshe për shkak të krizës ekonomike dhe inflacionit në rritje. Në protestë u përfshinë, sindikatat e sektorit privat GSEE dhe të atij shtetëror ADEDY, Qendrat e Punëtorëve të Athinës, Selanikut dhe qyteteve të tjera si dhe sindikata që mbështet Partinë Komuniste greke PAME, si dhe disa organizata të tjera. Protestat u përshkallëzuan pas përdorimit të molotovit dhe armëve të tjera të ftohta. Policia përdori gaz lotsjellës dhe kimikate për të shpërndarë turmat e protestuesve. Anarkistët thyen xhamat e dyqaneve dhe kamerat e sigurisë nga bankat në Selanik dhe incidente të tilla ndodhën edhe në…
Ermal Mamaqi ka prezantuar librin e tij të parë me titullin “Në garë me veten”. Ai tha gjatë fjalimit të tij, se ka qenë Vera Grabocka që e ka shtyrë atë të bëhet prezantues. “Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh Dancing ëith the stars me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë. Verës i thashë nuk e bëj dot. Do e bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke…
Një tjetër emër futet në garën e primareve të PD për Bashkinë e Fierit. Teksa prezantoi kandidaturën e tij, pedagogu Albano Zhapaj tha se ky procës është një risi për çdo demokrat e demokrate, për çdo simpatizant e simpatizantë të Partisë Demokratike. “Vendosa të kandidoj në primaret për Fierin, pasi nuk e pranoj dot që unë dhe bashkëqytetarët e mi të jetojmë në një qytet ku të rinjtë largohen se s’kanë punë, s’ka shpresë, nuk pranoj dot që çdo vit mbyllen shkolla e kopshte, boshatisen lagje e fshatra, nuk pranoj dot që toka të zbrazet e të mos punohet, që…
Ditë e sotme para godinës së Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit (SPAK), janë publikuar disa foto të makinës luksoze të spiunëve rus. Makina është gjendur para SPAK, pasi është vendosur heqja e sekuestros së automjetit. Me datë 20 gusht, një prej rojeve në Uzinën Ushtarake të Gramshit vuri re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët Albi Bici dhe Ardian Xhakak i kanë bërë fillimisht thirrje të ndalojë. Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së…
Katër shkolla të mesme në Shkup të mërkurën, më 9 nëntor, kanë marrë kërcënime me bomba përmes postave elektrike duke shkaktuar panik në mesin e nxënësve të cilët janë evakuuar nga organet kompetente. Sikur edhe në rastet tjera, njësitet e antiterrorist kanë konstatuar se bëhet fjalë për kërcënime të rreme. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se kërcënimet janë pjesë e një strategjie për sulme hibride, ndaj të cilave janë të ekspozuara edhe vendet e rajonit dhe më gjerë. Në periudhën mes 26 tetorit dhe 3 nëntorit, 15 shkolla të mesme të Shkupit kanë marrë e-maile për vendosje…
Pak javë pasi bleu Twitter, Elon Musk ka shitur të paktën 3.95 miliardë dollarë aksione të Tesla-s. Miliarderi shiti 19.5 milionë aksione të tjera të prodhuesit të makinave elektrike midis të premtes dhe të martës, sipas dosjeve të lëshuara nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim. Vlen të theksohet se në vitin 2021 Musk shiti aksionet e Tesla me një vlerë totale prej 22 miliardë dollarësh. Këtë vit, ai shiti më shumë se 8 miliardë dollarë aksione në prill dhe gati 7 milion dollarë në gusht. Pas shitjes së fundit të aksioneve, Musk ka afërsisht 14% të aksioneve…
Shtyhet për të 4-ën herë në gjykatën e Apelit, seanca ndaj deputetit Ervin Saljani, i akuzuar për çështjen Babale. Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatit të gazetarit Jetmir Olldashi, i pandehur në këtë proces. Për shkak të mungesës së Sefës, gjykata vendos avokat kryesisht ndaj gazetarit Olldashi. Për zëvendësimin e avokatit gjykata urdhëroi edhe njoftimin e Olldashit. Seanca e radhës u caktua më 19 dhjetor ora 13:00.