Author: tirana

Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles dhe bashkëshortja e tij Camila, janë sulmuar me vezë gjatë një vizite në York. Ata ishin duke u përshëndetur me turmën kur edhe u gjuajtën me vezë nga një person. Teksa u ndalua nga autoritetet, i dyshuari që hodhi vezët në drejtim të çiftit mbretëror u dëgjua duke bërtitur: “Ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve”. Disa njerëz në turmë filluan të brohorisnin “Zoti ruaj mbretin”, ndërsa të tjerë kritikuan autorin pwr veprimin e tij.

Read More

Sindikata e Infermierëve që përfaqëson qindra mijëra infermierë në Mbretërinë e Bashkuar ka marrë vendimin për të mbajtur grevën e parë mbarëkombëtare në historinë e saj 106-vjeçare. Kolegji Mbretëror i Infermierisë (RCN) tha se greva do të prekë shumicën e punëdhënësve të NHS, Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Sky News. Sindikata tha se shumë nga spitalet më të mëdha në Angli do të kenë grevë. Të gjithë punëdhënësit e NHS në Irlandën Veriore dhe Skoci do të përfshihen në grevë. Sekretari i përgjithshëm dhe shefi ekzekutiv i RCN Pat Cullen tha: Zemërimi është kthyer në veprim, anëtarët…

Read More

Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump në zgjedhjet e 8 nëntor në SHBA? Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan, njofton se rezultatet ishin të përziera ndërsa votat u numëruan herët në mëngjes. Shkrimtari dhe sipërmarrësi J.D. Vance, i mbështetur nga Donald Trumpi, fitoi garës për vendin në Senat nga shteti Ohio ndaj demokratit Tim Ryan. Por në Pensilvani, demokrati Josh Shapiro fitoi për postin e guvernatorit duke mposhtur kandidatin e mbështetur nga Trumpi, Doug Mastriano. Senatorja demokrate e Nju Hemshërit, Maggie Hassan mposhti kandidatin republikan Don Bolduc i mbështetur nga Trumpi, i cili pranoi humbjen të…

Read More

Modelja serbe, Soraja Vuçeliç ka pësuar një aksident në Shqipëri. Vuçeliç u shtrua në spital në vendin tonë, pasi pësoi lëndime gjatë një aksidenti me makinë. Modelja, e cila kaloi edhe verën në jugun e Shqipërisë, pësoi lëndime në trup, e për pasojë do i nënshtrohet një operacioni. Mikja e saj, ka treguar për Kurir, se modelja është mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. ‘Tani jam mirë, nuk kam pasur lëndime të rënda vetëm kam mavijosur brinjën. Sot jam në pritje të një ndërhyrje në anestezi lokale, pas së cilës mendoj se çdo gjë do të jetë në rregull’- ka…

Read More

Rusia do të tërhiqet nga qyteti i Kherson-it, në atë që është cilësuar një nga humbjet më turpëruese të ushtrisë së Putinit. Lajmin e bëri të ditur komandati kryesor i ushtrisë. Gjenerali Sergei Surovikin, i cili po drejton luftën në Ukrainë, u shpreh se qyteti “nuk mund të mbrohet më” dhe se trupat do të tërhiqen përtej lumit Dnipro “në një të ardhme të afërt” dhe do të vendosen në bregun tjetër. Dëshmitarët thonë se njerëzit e Putinit kanë braktisur tashmë pikat kryesore të kontrollit përreth qytetit dhe kanë shkatërruar ura në përpjekje të dukshme për të ndaluar ushtarët ukrainas…

Read More

Meta njoftoi largimin e 11 mijë punonjësve ose afro 13% të fuqisë punëtore të kompanisë, pasi po përballet me probleme dhe pasiguri në të ardhurat vjetore, si dhe probleme tjera të industrisë së teknologjisë. Mark Zuckerberg zbuloi lajmin në një postim në blog, duke thënë se ishte faji i tij që ka qenë tepër optimist për të ardhmen e kompanisë bazuar në rritjen që solli pandemia. “Në fillim të COVID bota u zhvendos me shpejtësi online duke forcuar industrinë e-commerce dhe nisur një rritje të ardhurash,” tha Zuckerberg. “Shumë besuan se kishim të bëjmë me një rritje e cila do…

Read More

Prej ditësh, në mediat rozë qarkulloi lajmi se moderatorja Fatma Methasani dhe partneri i saj, Alfio Rrotani, i kanë dhënë fund martesës së tyre. Sot, përmes një postimi në Instastory, Alfio ka konfirmuar ndarjen, duke mohuar lajmet për një tradhti, siç aludohej. “Të dashur familjarë, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë absolutisht të bëjnë me tradhtu ose rrethana të tjera…

Read More

Në një kohë kur PS kërkon administrimin e proceseve zgjedhore nga një administratë jo politike, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka sjellë shembullin e SHBA-ve ku po zhvillohet një garë e fortë për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve midis republikanëve dhe demokratëve. Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se në ndryshim të madh nga Shqipëria, në SHBA zyrtarët zgjedhor janë vullnetarë dhe jo të caktuar nga partitë ndërkohë që zgjedhjet zhvillohen në mënyrë elektronike. “Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishim pjesë e ekipit të OSBE-së që ndoqi nga afër procesin zgjedhor në shtetin…

Read More

Qeveria do të financojë fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65-vjeç. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë prezantimit të projekt-buxhetit të vitit 2023 në Kuvend. “Pasi rimbursuam fishat e diabetit për fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjec, me buxhetin e ri, nga viti që vjen mbështesim të moshuarit +65 vjeç që vuajnë nga diabeti, duke rimbursuar fishat e diabetit falas dhe duke i kursyer të moshuarve të paktën 1 pension mujor në vit”, tha Manastirliu. Duke folur për rritjen e buxhetit të shëndetësisë, Manastirliu tha se do të…

Read More

Modelja seksi Emily Ratajkovski, e cila pak kohë më parë u divorcua nga bashkëshorti i saj, producenti Sebastian Bear-McClard, ka folur për sfidat e mëmësisë dhe të qenit grua beqare. 31-vjeçarja tregoi se i duhet të sakrifikojë si nënë dhe se ndihet sikur ka filluar jetë të re pas ndarjes. “Një gjë e kam vendosur. Unë dua që Sly të shoh një shembull të gruas së lumtur dhe të suksesshme”, tha ajo. Shkak i ndarjes dyshohet se ka qenë tradhtia.

Read More

Dëshmitarja okulare e dhunës ndaj 22 vjeçares keniane e cila u gjet pa ndjenja në Tiranë, ka folur për Report TV. Ajo tha se besonte se shtetasja keniane ishte dhunuar nga shoqet e saj bashkëkombase me të cilat ndante të njëjtën dhomë të hotelit në Tiranë. Sipas dëshmitares okulare, gjithçka kishte ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në datën 14 gusht, kur 20 vjeçarja Keniane, kishte mbërritur në dhomën e hotelit dhe menjëherë ishoin dëgjuar zënka mes personave që ishin bashkë me të. “Ajo ka qenë e shoqëruar, mendoj se janë vetë rrethi shoqëror i saj që e kanë…

Read More