Author: tirana

Italia duket se nuk heq dorë nga ideja e vjetër për ndërtimin e një ujësjellësi nga Shqipëria drejt Pulias, pasi jugu i saj po përballet gjithnjë e më shumë me thatësirën. Ideja që dikur iu propozua ish-kryeministrit Fatos Nano për të çuar me tubacione në jug të Italisë burimin e “Syrit të Kaltër” të Delvinës, tashmë është konkretizuar me një studim. Sipas presidentit të Pulias Michele Emiliano, si dhe krerëve të Komfindustrisë Bari-Bat, do të duheshin 1 miliardë euro dhe 4 vite punë për ndërtimin 85 kilometrave tubacione nënujore nga Gjirokastra deri në brigjet e Pulias. “Shqipëria është një vend…

Read More

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 1-0 kundër Katarit në ndeshjen miqësore të zhvilluar pasditen e së mërkurës në Marbella të Spanjës. Ndeshja u vendos nga goli i Almoez Ali në minutën e 38 nga penalltia. Mbrojtja kuqezi u tregua jo e kujdesshme në ndërhyrjen brenda zonës, duke i dhënë mundësinë skuadrës së Katarit për të gjetur rrjetën. Pjesa e dytë ishte e luftuar për tanët, që patën shanset e tyre me H. Markun dhe Turkaj për të barazuar, por pa sukses. Pas barazimit në 26 tetor me Arabinë Saudite 1-1, këtë herë kuqezinjtë marrin një humbje në miqësore.

Read More

Andresa Ambrosio ose siç njihet nga të gjithë shqiptarët si Andresa e “ Telebingos” do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e bëri me dije më herët ajo teksa transmetohej “E diela shqiptare”.Madje, ishte një telefonuese që e pyeti Andresën gjatë lojës së “Telebingo”, duke i thënë nëse është shtatzënë. “Zonja ka të drejtë”, i tha Andresa- Arditit. Ky i fundit nxitoi ta përqafonte asokohe me shumë përzemërsi Andresën. Që nga ky moment, Andresa ka qenë shumë aktive në Instagram, duke ndarë foto e video. Së fundmi, një foto e ëmbël e saj dhe e partnerit…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha është surprizuar nga simpatizantët në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në kryeqytet. Njëri prej tyre kishte përgatitur një portret të Berishës ku shkruhej: “Nder i kombit, hero i gjallë”. Ai u afrua duke shtrënguar duart me ish-kryeministrin teksa tha se ky është fati më i madh i jetës së tij. “Unë e porosita ta bëj 2 me 2 sa një derë e blinduar. Por ai ma bëri të vogël, tha ka rëndësi që është simbolike. Kam kënqësinë t’i jap dorën doktorit. Është fati më i madh i jetës time të takoj doktorin pas 30 vitesh që…

Read More

Përzieni 2 lugë uthull molle në një gotë uji. Shtoni një lugë të vogël mjaltë në përzierje. Pijeni çdo mëngjes këtë pije dhe celuliti do t’ju reduktohet ndjeshëm. Një mënyrë tjetër do të ishte të përzienit dy lugë uthull molle me disa pika vaji esencial kundra celulitit. Masazhoni pjesët me celulit me këtë lëng me lëvizje rrethore 2 herë në ditë. Përzieni gjysmë filxhani kafe me gjysmë filxhani sheqer dhe dy lugë vaj kokosi. Me masën e krijuar masazhoni zonat problematike me lëvizje rrethore. Përdoreni këtë metodë çdo ditë. Pas 1-2 javësh do të vëreni ndryshimet e para.

Read More

Eni Dollani është shqiptari që u gjet i pajetë dhe i groposur në Greqi. I riu nga Gramshi, u gjet i vrarë në plazh nga një person që po shëtiste me qenin e tij. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune të shkaktuara nga goditjet me sende të forta. Sipas mediave greke, ai kishte një shumë prej 12 mijë eurosh, të cilat nuk iu gjetën në xhep në momentin kur u zbulua trupi i tij i pajetë. Hetimet e deritanishme zbulojnë se Dollani ishte pikasur në një lokal të zonës duke konsumuar pije alkoolike me një grua greke dhe…

Read More

Ministrja Olta Xhaçka, u shpreh sot se opozita duhet të ishte bashkuar me mazhorancën në mënyrë që Shqipëria të kontribuonte sa mundej në atë që e quajti përballje historike. Ajo shtoi se nuk mund të pritet më shumë nga një opozitë e cila ka mbyllur hesapet me Bashkimin Europian dhe SHBA-në, me shpalljen non grata të kreut të PD Sali Berisha. Ministrja e akuzoi gjithashtu zotin Berisha se po bënte lojën e Putinit. “Ku Shqipëria lavdërohet për Politikën e Jashtme, sulmohet nga opozita. Opozita me BE e SHBA i ka mbyllur hesapet si non grata. Diskutimi për Projekt buxhetin është…

Read More

Mjeku dhe kandidati në primaret në PD, Ilir Alimehmeti, teksa ishte i ftuar në “Pikat mbi i”, komentoi lënien e mandatit nga Grida Duma. Ai tha se Duma ka një kontribut të madh dhe se nuk është gjithçka e mbyllur, por se jeta vazhdon. Pyetja: Dorëheqja e Dumës shkaktoi dhe përlotje te kolegët tuaj, ju ndjetë keqardhje për largimin e saj? Alimehmeti: Mendoj se zonja e nderuar ka një kontribut të madh. Nuk është gjithçka e mbyllur. Nuk është se mbaron aty historia e njerëzve. Është një vendim i saj personal jo i marrë nga tjetër kush. Unë hyj te…

Read More

Deputeti Dashamir Shehi ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2023. Gjatë fjalës së tij në Parlament, Shehi u shpreh se paratë e fukarenjve do të mblidhen me anë të taksave dhe rritjes së çmimeve, për t’ua shpërndarë më pas të pasurve. “Ky buxhet është rreth 5 miliardë dhe është më i madh sesa të vjetrit. Por kështu janë buxhetet, janë duke u rritur dhe në këtë rritje nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Ky buxhet ka në kurriz edhe një 500 milionë që u janë mbledhur shqiptarëve pas rritjes së çmimeve. Unë them se ata që kanë dëshirë për t’u marrë me…

Read More

Anouar Othmani, një 20-vjeçar nga Maroku, student për shkenca në Universitetin e Tangier dhe mjaft i njohur në rrjetin ‘Moroccotok’, u gjet i vrarë në apartamentin e tij në qytetin verior të Tangier. Nëna e tij raportohet se gjeti trupin pasi i biri nuk ishte përgjigjur telefonatave. I riu njihej për videot e tij të kërcimeve dhe lojërave në platformën sociale TikTok. Autoritetet marokene kanë arrestuar një vajzë 17-vjeçare e akuzuar si e përfshirë në vrasjen e studentit 20-vjeçar. Policia ka arrestuar gjithashtu një anëtar të familjes së të dyshuarës si e përfshirë në krim.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka mbledhur strukturat e PD-së së Durrësit për të diskutuar në lidhje me dështimin e negociatave për daljen me kandidatë të përbashkët të kësaj partie në zgjedhjet lokale të majit. Xhaferaj tha përballë demokratëve se ishin mbledhur për të dhënë disa të vërteta, ku njëra prej të cilave sipas tij ishte se PD e ndarë nuk i shërbente askujt, por edhe një PD që nuk mund dot Ramën, po ashtu nuk i shërben kujt. Xhaferaj tha se është e dukshme tashmë që Berisha arrin të mobilizojë shumicën e anëtarëve të PD-së, por ka dështuar…

Read More

A ka tension mes marrëdhënies së Florian Binajt dhe Ermal Mamaqit? Ky i fundit i dha fund dilemës që u ngrit nga përgjigja e vetë Binajt në një emision televiziv. Vetë Ermali gjatë intervistës me Ermal Peçin, pohoi se e ka parë videon dhe e ka marrë në telefon Florin ku e ka pyetur për këtë gjë.“Me thënë të vërtetën edhe këtë e pashë ma dërgoi dikush. E kam marrë Florin në telefon dhe i thashë:-Si ishte puna? Më tha asgjë, mos u shqetëso, vetëm një gjë e shpejtë, e momentit dhe kaq.”Me këtë përgjigje mësojmë se të dy kanë…

Read More