Author: tirana

Një operacion nga Policia e Tiranës, ka vënë në pranga 13 persona, ku 2 janë shpallur në kërkim dhe 14 nën hetim në gjendje të lirë. Grupi tregonte kokainë dhe heroine në kryeqytet dhe në shkolla. “”Tentakulat” ka goditur veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë, kryesisht në lokale nate. Pas një hetimi disa mujor, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e 15 shtestasve të cilët ushtronin shpërndarjen e lëndëve narkotike”,-njoftoi Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, nuk nguroi që ti përgjigjet kryeministrit Edi Rama, i cili dje në fjalën e mbajtur në Kuvend, i quajti si “PL, parti e lekut”. Kryemadhi ka mohuar të ketë lidhje me rublat ruse. “PL s’ka marrë asnjëherë financime ruse. Asnjë nga PL s’ka dalë në atë listën e pyetjeve të një hetimi të madh që bëhet sot në Amerike për ish-drejtorin e FBI-së që akuzohet për lidhjen e tij me Ramën, për lidhjen e ngushtë që kanë të bëjnë me financimet ruse. Sa herë i shtrëngohet litari për inceneratorin e Tiranës, nxjerr ndonjë…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka në fjalën e mbajtur në seancën e sotme në Kuvend, tha se buxheti për vitin 2023 është vetëm për qeverinë dhe jo për qytetarët. Ai përmendi udhëtimet e kryeministrit Edi Rama dhe tha se ky buxhet jep më pak para për xhepat e qytetarëve, por kryeministrit i siguron një jetë luksoze. Noka pyeti ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi se përse efektivët e oficerët lënë detyrën dhe marrin gomonet për tu larguar nga vendi. “Shqipëria sot nuk ka kryeministër, por vendin ia ka zënë sheiku i Surrelit. Nuk ka qeveri, por një…

Read More

As këtë të enjte, seanca në Gjykatën e Apelit për fatin e PD-së nuk u mbajt, ku pritej të shqyrtohej kërkesa e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e vendimeve të Kuvendeve të Partisë Demokratike, të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit. Kjo pasi përfaqësuesi ligjor ka depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës. Seanca e radhës pritet të mbahet më 6 dhjetor, në orën 09:30. “Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Tiranë, ju informojmë se seanca e sotme gjyqësore që ishte planifikuar të zhvillohej, kërkesa e Partisë Demokratike, nuk u zhvillua, për shkak se perfaqësuesi ligjor, ka depozituar kërkesë…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i quajti zgjedhjet e mes-mandatit si një ditë e mirë për demokracinë dhe shtoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me republikanët. Duke folur një ditë pas zgjedhjeve për të dy dhomat e Kongresit, Biden tha se do të takohej me udhëheqësit demokratë dhe republikanë për të diskutuar se si të punojnë së bashku deri në fund të vitit pas udhëtimit në Indonezi për takimin e G20. “Ishte një ditë e mirë për demokracinë”, tha Biden duke iu referuar zgjedhjeve të së martës. Ai theksoi se demokracia ishte testuar në vitet e kaluara, por me…

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka nxjerrë fakte të reja lidhur me inceneratorët. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi tha se inceneratori i Tiranës përbën një vepër penale që kryehet çdo ditë dhe sipas saj prokuroria nuk vepron për shkak të presionit nga qeveria e Ramës. Për të, sa herë ka probleme për justifikim parash, Rama kërcënon përmes SPAK-ut, ofendon dhe bullizon opozitën. “Sot në situatën që po kalojnë shqiptarët me rritjen e çmimeve, ajo që të bën përshtypje, vetëm 7 koncensione marrin 60% të buxhetit të shtetit. Por në fakt ajo që të bën përshtypje është morali…

Read More

Nga seanca e kësaj të enjte në Kuvend, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri me dije lajmin se nga janari i vitit 2023 pagat e ushtarakëve do të rriten me 7%. “Rreth 7 mijë ushtarakë do të përfitojnë një rritje të re të pagës. Nga 1 korriku i këtij viti të gjithë ushtarakët marrin 30% më shumë pagë. Në janar 2023, ky buxhet do të shtohet me 7%. Pra nga janari ushtarakëve do u rritet paga me 40%”. Nga ana tjetër, ai foli dhe për eksportet bujqësore ku tha se objektivi është që të sigurojnë 1 miliardë eksporte bujqësore. “E…

Read More

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi në fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend, nuk la pa komentuar as debatin e krijuar në seancën e djeshme të Kuvendit mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës. Këlliçi shtoi edhe se arsyeja përse Rama e përdor atë gjuhë, është që të shmangë vëmendjen. “Kuvendi arkivon të gjitha fjalimet, do futen edhe fjalët që kryeministri i adresoi opozitës. Banalitete dhe fjalë rruge. Shfaqja e djeshme e bariut tuaj e ka një motiv, transferimi i vëmendjes, ti lënë shqiptarët punët e veta dhe të mbajnë mendjen si shau kryeministri opozitën. Kryeministër që është kampioni…

Read More

Pas seancës prej 13 orësh, mëngjesin e sotëm ka rinisur seanca plenare në Kuvend për projekt-buxhetin 2023. Deputeti demokrat Belind Këlliçi, tha në fjalën e tij se kjo paketë fiskale nuk është në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve. Këlliçi parashtroi edhe pesë propozime të tij për paketën fiskale, nga ulja e ngarkesës fiskale, te heqja e akcizës së gazit, të ndërmerren politika për të ndaluar rritjen e inflacionit. “Të hiqet taksa e qarkullimit për industrinë e ndërtimit, ndihmon që çmimet e apartamenteve të ulen, Veliaj e ka rritur 10 herë taksën e ndërtimit, taksë mbi vlerën e shitjes dhe jo…

Read More

Tashmë që moti është me diell, media britanike “Daily Telegraph” paralajmëron një rritje të numrit të shqiptarëve që kalojnë drejt Anglisë me gomone. Pritet një rritje e numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez, pasi kontrabandistët kanë postuar varka 100 mijë për qind në kushte të mira. Ministrat britanikë janë gjithnjë e më të shqetësuar se deri në 10,000 emigrantë mund të arrijnë në Angli deri në fund të vitit. Po ashtu, ekziston frika se çdo rritje e numrit të emigrantëve të paligjshëm do të ushtrojë presion në qendrën e azilit në Kent.

Read More

Prej 260 ditësh, vijon lufta ruse në ukrainë. 200 mijë ushtarë janë vrarë nga të dyja palët në luftën në Ukrainë. Ky është raporti që vjen nga gjenerali i lartë amerikan, i cili vlerëson se rreth 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas janë vrarë ose plagosur në luftën në Ukrainë. Shifrës tragjike i shtohet edhe ajo e 40 mijë civilëve ukrainas që kanë humbur jetën për shkak të bombardimeve ruse. Ditët e fundit, Ukraina ka sinjalizuar një gatishmëri për të zhvilluar disa diskutime me Moskën, pasi presidenti Volodymyr Zelensky hoqi dorë nga kërkesa që Vladimir Putin, të largohej nga pushteti…

Read More

Moderatorja e njohur Fjodora Fora ka rrëfyer së fundmi detaje nga jeta e saj personale dhe deri tek djali i birësuar. E ftuar për “Goca dhe Gra”, moderatorja tregoi se vendimi që mori për të birësuar të birin nuk ishte e thjeshtë dhe theksoi se e kanë gjykuar shumë. “Nuk ka qenë e thjeshtë, m’u desh të kaloja 1001 dilema dyshime, diskutime me veten dhe me familjarët, ka pasur edhe të tjerë që më kanë gjykuar, kanë menduar që është një vendim i nxituar. Më thoshin që pse, ti mund të lindësh vetë një fëmijë. Dilemat përgjatë muajve që vijonin…

Read More