Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në Paris me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron për të marrë pjesë në një konferencë paqeje. Kurti shoqërohet dhe nga presidentja Vjosa Osmani. Vëmendja është e përqendruar tek mundësia e përballjes së tij me kreun e shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, një takim ky që do të vinte në mesin e një përshkallëzimi të tensioneve që kërcënonte të ndezin sërish zjarrin e trazirave në veri të Kosovës. “Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje.…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se për Portin e Durrësit, kryeministri Edi Rama zgjodhi kompani guaskë me pronarë të fshehur. Për të Rama gënjeu në Kuvend kur tha që shteti nuk do paguajë asgjë. Po ashtu në konferencën për mediat, kreu i PL-së, theksoi edhe se është e qartë që me pronarë të fshehu offshore e për qindra leje ndërtimi në patë zonë, kërkon që të bëjë amnistinë fiskale de facto. “Rama në vend të kompanive prestigjoze europiane, përzgjodhi kompanitë guacka me pronarë të fshehur. Ardhja e kompanive europiane ishte mundësi zbatimi projekti me standarte europiane dhe…

Read More

Kemi dëgjuar që veganizmi të ndihmon që të humbasësh peshë dhe redukton rrezikun e kancerit. Nëse planifikohet keq, veganët kanë rrezik që të mos marrin lëndët ushqyese kryesore që zakonisht merren nga mishi. Studime të ndryshme tregojnë se veganët kanë më shumë gjasa që të kenë probleme me kockat dhe aneminë, për shkak të kufizimeve të dietës së tyre. Vitet e fundit ka pasur një rritje të ushqimeve vegane (produkte me bazë bimore, nga djathrat vegan deri te hamburgerët pa mish dhe akulloret pa qumësht) që përpunohen që të kenë shije si ushqimet që zëvendësojnë. Ekspertët thonë se të tilla…

Read More

Deputeti i PS-së Erion Braçe nga seanca plenare në Kuvend, iu drejtua deputetes së PD-së, Ina Zhupës me fjalën “zemër”. Braçe tha edhe se ai nuk flet për protestën, por për bujqësinë. Braçe: Unë nuk flas për protestën zemër. Unë flas për bujqësinë. Zhupa: Nuk dëgjohet. Braçe: Unë nuk flas për protestën. Je atje larg zemër nuk je këtu.

Read More

Këtë të enjte, nën kujdesin e Presidentit Bajram Begaj, u mbajt nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, konferenca jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. “Në një botë, ku kulturat e mëdha po ngushtojnë gjithnjë e më shumë hapësirat për kombe e kultura të vogla, nevoja për pasurimin e gjuhës dhe mbrojtjen e saj nga huazimet e panevojshme është e madhe. Lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe duhet t’i jepet përparësi në shkolla, në mënyrë që brezi i ri, jo vetëm të marrë njohuri të thella të gjuhës amtare,…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u prit dje në një takim nga Papa Françesku në Vatikan. Në këtë vizitë, kryebashkiaku ishte i shoqëruar edhe nga skuadra e Tirana “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Të ftuar nga Papa Françesku në kuadër të Vitit të Rinisë, Veliaj e njohu atë me lajmin për ndërtimin e shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial. Ndërsa, Papa Françesku vlerësoi faktin se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa sot po vepron njësoj me iranianët, afganët e ukrainasit. Ai u shpreh shumë i mbresuar nga vizita e pak viteve…

Read More

SPAK (Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasan. Dosja hetimore u është dorëzuar avokatëve mbrojtës të të pandehurve, të Lefter Kokës dhe Klodian Zotos. I takon avokatëve të cilët kanë 10 ditë kohë të bëjnë pretendimet e tyre në lidhje me këto përfundime, që më pas dosja të paraqitet në GJKKO dhe kjo e fundit të vendosë kalimin për gjykim apo jo në seancë paraprake. Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Elbasanit 14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²; 3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej…

Read More

Mbretëria e Bashkuar ka ngrirë asetet ruse me një vlerë totale prej 18 miliardë paund, duke e bërë atë kombin më të sanksionuar në Britani, sipas skynews. Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj oligarkëve rusë, entiteteve dhe personave më të afërt me Vladimir Putinin në vazhdën e luftës në Ukrainë. Zyra e Zbatimit të Sanksioneve tha se Moska tani ka tejkaluar Libinë dhe Iranin si vendi më i sanksionuar në Mbretërinë e Bashkuar. “Ne kemi vendosur sanksionet më të ashpra ndonjëherë ndaj Rusisë dhe kjo po dëmton makinerinë e tyre të luftës,” tha Andrew Griffith. Mesazhi ynë është i…

Read More

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro nga foltorja e Kuvendit në seancën e kësaj të enjte, ku do diskutohet projekt/buxheti i vitit 2023, “shpërtheu” ndaj opozitës, e cila ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhimin e turizmit. Kumbaro u tha deputetëve të opozitës se kanë një dëshirë perverse për të nxjerrë keq Shqipërinë e për të folur fjalë negative për turizmin në vend. “Si mund të kemi politikane që fërkojnë barkun duke folur me fjalë të zeza për Shqipërisë. Si ka mundësi që të keni një dëshirë perverse për të nxirë turizmin. Shqiptarët ju kanë ndëshkuar me 3 mandate në opozitë”, u shpreh…

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, teksa foli për akuzat e kryeministrit për fondet ruse, tha se Edi Rama ka lidhje të ngushta me ish-kreun e FBI-së dhe shkëmbim dhuratash për fondet ruse. Për të Rama ka tentuar ta eliminojë këtë investigim dhe lajm në media. “Mendoj që e keni kuptuar Ramën që bërtet: “ujku, ujku dhe çakalli bën kërdinë”. PL dhe ish-LSI nuk kanë marrë asnjëherë fonde ruse. Asnjë nga PL nuk ka dalë në listën e pyetjeve të një hetimi të madh që bëhet sot në SHBA për ish-drejtorin e FBI, që akuzohet drejtpërdrejt si mik i…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i’u përgjigj akuzave nga deputetja demokrate Albana Vokshi për shëndetësisë, duke i thënë se duan që të rrëzojnë qeverinë me dhunë. Teksa i quajti “aleanca e rublave”, ajo tha se Vokshi vjen në Kuvend dhe bën si gjyqtare, prokurore dhe avokate. “Nuk ka fatkeqësi më të madhe sesa aleanca e rublave që të bëjnë thirrje për të hedhur këtë qeveri më dhunë. Kur vjen puna për te shëndetësa, bëni mirë që kërkoni llogari. Por fatkeqësia juaj është se në këtë foltore e përdorni për qëllimet tuaja, jo me kërkesat e popullit. Kur ishit vetë në…

Read More

Në 50 vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë, kur tha se mbi të gjitha nuk kupton pse mes flamujve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, qëndron ai i NATO-s. “I vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s. Ua thashë organizatorëve se deri tek flamuri i BE-së e kuptoj. Akademia ka shpëtuar nga ankthi i luftimit të komunizmit”. Po ashtu nga ana tjetër, Rama shtoi edhe se drejtshkrimi dhe gjuha e njehsuar, janë proces konsolidimi i frymës së një kombi. “Dua ta falenderoj akademinë për këtë konferencë e cila vlen…

Read More