Ushtria ruse njoftoi sot se ka filluar tërhiqjen nga zonat e provincës Kherson, për t’u rigrupuar në bregun lindor të Dnieper. Tërheqja nga Kherson përfshin tërheqjen e trupave ruse nga qyteti provincial me të njëjtin emër, i vetmi kryeqytet provincial në Ukrainë që Moska ka marrë në kontroll që nga pushtimi i saj. Ndërkohë, shefi i ushtrisë ukrainase Valery Zaluzny tha sot se forcat ukrainase përparuan shtatë kilometra në dy drejtime në pjesën jugore të vendit dhe morën nën kontroll 12 vendbanime të reja në 24 orët e fundit.
Author: tirana
Dy ditë më parë policia spanjolle kreu kontrolle në call center-a në Elbasan, Vlorë e Tiranë. Operacioni është mbështetur nga Eurojust dhe Europol, pasi Spanja, Gjermania dhe Finlanda u kërkuan ndihmë në aksionin për të shtaërruar grupet kriminale që mashtrojnë përmes kriptuvalutave. Gjatë operacioneve të 8 dhe 9 nëntorit në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë, u kontrolluan 15 qendra telefonike dhe u arrestuan 5 të dyshuar. Si rezultat, u kontrolluan 15 qendra telefonike (6 në Shqipëri, 5 në Gjeorgji, 3 në Ukrainë dhe 1 në Maqedoninë e Veriut), si dhe 27 vende të tjera dhe 5 automjete.…
Është mbyllur seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë për diskutimin mbi buxhetin e vitit 2023 dhe paketa fiskale. Projekt-buxheti është miratuar me 76 vota pro, ndërsa 41 deputetë kanë votuar kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim. Seanca e Kuvendit ka nisur ditën e djeshme në orën 10:00 dhe vijoji deri në orën 23:00, për të rinisur sot në orën 09:00, e duke u mbyllur në orën 13:55. Në projektbuxhetin e vitit 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë lekë. Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6…
Një veteran lufte u trondit kur një skanim me rreze X zbuloi një plumb në qafën e tij për gati tetëdhjetë vjet. Mjekët në një spital lokal në Shandong, Kinë, zbuloi se Zhao He, 95 vjeç, i kishte rënë një plumb në qafë. Lëndimi kishte kaluar pa u vënë re që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Dhëndri i tij Wang, tha se Zhao nuk mban mend që ishte goditur ndonjëherë në qafë pasi ishte përballur me të shtëna shumë herë gjatë luftës. Për mrekulli, mjekët thanë se plumbi nuk i shkaktoi ndonjë problem Zhaos – pavarësisht se i…
Pasi lajmin e dha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të mos aplikojë çmimin 42 lekë për fashën mbi 800 kilovatorë për konsumatorët familjarë për nëntorin. Bordi i ERE-s argumentoi se vendimmarrja vjen si pasojë e mos-ndryshimit të çmimeve për Furnizuesin e Shërbimit Universal. Aplikimi i fashës 800 kilovatorë sipas njoftimeve të mëhershme nga kryeministri Edi Rama do të duhej të ishte në zbatim prej muajit nëntor, por qeveria si fillim e Enti Rregullator më pas kanë vendosur shtyrjen e tij për muajin dhjetor.
Pas operacione policore edhe të autoriteteve të ardhura nga Spanja në disa qytete të Shqipërisë, kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, ka bërë me dije në një konferencë për shtyp se prej më shumë se një viti po hetohet një skemë abuzive në fushën e kriptomonedhave, ku është përfshirë edhe Shqipëria, së bashku me 7 shtete të tjera. “Prej më shumë se një viti hetohet një skemë abuzive në fushën e kriptomonedhave. Janë përfshirë 8 shtete në hetim, përfshirë Shqipërinë. U bëj thirrje shtetasve shqiptarë që të mos përfshihen në këto aktivitete kriminale, që në dukje të sjellin një fitim të…
Duket se nuk do të jenë vetëm Grida Duma dhe Alfred Rushaj, ata që dorëzuan mandatin si deputet. Në karriget bosh të dy ligjvënësve demokrat i takon të ulen kolegët pasues të listës, Petrit Doda dhe Oriela Nebiaj. Vala e dorëheqjeve në selinë blu duket se do të vijojë. Disa po mendojnë të nisin një karrierë të re si kryebashkiak, si rasti i deputetit Belind Këlliçi që është përfshirë në garën e brendshme për të qenë rivali i Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranes apo Luçiano Boçi, i cili është propozuar nga baza për të qene kandidat për betejën e…
Mbreti Charles III, ka zbuluar një statujë për nënën e tij në Yorkshire, e para që është vendosur që nga vdekja e saj. Skulptura është 2 metra e lartë dhe u projektua për të festuar jubileun e Platinit të Mbretëreshës së ndjerë dhe u përfundua në gusht, një muaj para se të vdiste. Kjo statujë iu dhurua statuja pas një shërbimi brenda katedrales. Ai udhëtoi për në Doncaster për të dhënë statusin zyrtar të qytetit ndërsa përfundoi udhëtimin e tij dy-ditor në Yorkshir.
100 persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre 80 gra si rezultat i një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Berat. Mësohet se personat në fjalë janë kapur në një fermë kanabisi në një fshat të Beratit, në njësinë administrative Kutalli. Gratë që ishin punësuar në fermën e kanabisit janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike. Ndërsa pronarët e fermët së kanabisit nuk janë identifikuar ende. Të ndaluarit janë dërguar me autobus në komisariat për shkak të numrit të madh. Pritet që ata të merren në pyetje në lidhje me fermën ku ishin punësuar dhe të zbardhen më tepër…
Vedat Muriqi është protagonist absolut këtë sezon te Mallorca. Mbrëmjen e djeshme, goli i sulmuesit nga Kosova i dha fitoren 1-0 ekipit të tij ndaj Atletico Madrid, ndërkohë që ishte goli i pestë radhazi në 5 javët e fundit të kampionatit spanjoll. Në një intervistë për “Cadena Ser”, Muriqi bëri shaka me deklaratat e trajnerit të tij, që pati thënë se ai ishte shumë i shëmtuar. “Javier Aguirre ka të drejtë, shumë i shëmtuar jam. Mendoj se gruaja ime nuk sheh mirë. Unë ende nuk jam idhull, kam vetëm 7 muaj këtu, por shpresoj ta përfundoj këtu karrierën dhe të…
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj është shfaqur me kritika të forta në Kuvend, me fjalimin për buxhetin e vitit 2023, ku vuri theksin te fakti që qeveria duhet të ishte më e përulur, veçanërisht me shtresat e pambrojtura. Për të teksa flitet për kohë lufte, shpenzimet dhe investimet janë si në kohë paqeje. “Kambanat e krizës energjitike dëgjohen përherë e më pranë si një pandemi e re ekonomike. Besoj se po punohet shumë për ta menaxhuar situatën e vështirë energjitike, por përtej krizës ne duhet të shohim se si do përfitojmë për të ardhmen që të mos bëjmë të…
Këtë vit sikurse është mësuar, prezantuese e festivalit të 61 të Këngës në RTSH, do të jetë Arbana Osmani. Regjizori Eduart Grishaj, i cili do të jetë pjesë e festivali në regji, gjatë një interviste në emisionin “Ditë pas dite”, foli edhe për ndjesitë rreth kësaj eksperience të re. Po ashtu ai bëri me dije se këngët do të dëgjohen për herë të parë në festival. “E di si më duket sikur luan me Tiranën apo Vllazninë dhe vjen një moment që luan me Kombëtaren. Ne jemi rritur me Festivalin e fundvitit. Ai ishte i vetmi program që ne e…