Author: tirana

Ushtria e Serbisë është e aftë për luftë, por nuk e kërkon një të tillë. Kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes i këtij shteti, Millosh Vuçeviç, duke folur për tensionet e fundit me Kosovën, gjatë një interviste për “Veçernje Novosti”. “Ne nuk duam të kthehemi në vitin 1999, nuk duam luftëra dhe vuajtje. Askush nuk është duke shkrepur armët apo duke luajtur lojëra lufte”, u shpreh ai, duke shtuar se dialogu është e vetmja alternativë për të zgjidhur situatën aktuale. Pa dhënë një përgjigje të drejtëpërdrejtë, Vuçeviç la të kuptohet se ushtria e tij nuk mund të vendosë as një…

Read More

Aktorja e famshme, Jennifer Aniston ka folur për herë të parë për problemet e saj me fertilitetin dhe rrugën e saj sfiduese me fekondimin in vitro. Në një intervistë të re për Allure, 53-vjeçarja tregon se u përpoq të krijonte familje disa vite më parë, por jeta kishte plane të tjera për të. “Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. Ishte një rrugë sfiduese për mua. Ishte vërtet e vështirë. Unë isha duke kaluar IVF, duke pirë çajra kinezë. Po bëja gjithçka mundja. Unë do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: ‘Ngri vezët. Bëji vetes një nder’.…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2023. Kreu i grupit parlamentar të PD u shpreh se buxheti “shkoi si gosti për miq e klientë nga një kryeminsitër gojëndryë që nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë”. “Nuk do shumë mund për të kuptuar se sa herë ai shthur gjuhën aq më shumë është i zhytur në aferat që e mbajnë peng. Kështu ndodh kur “fal” për sadaka portin e Durrësit, një copë të atdheut në fakt, nga hajduti në ballë e 40 oligarkë vërdallë! Kjo ndodh teksa #Buxheti2023 shkoi si gosti për…

Read More

Këngëtarja Rovena Stefa po bën shumë vite që është pjesë e tregut muzikor. Kjo ka bërë që ajo të ketë shumë koncerte në vende të ndryshme. Si pasojë, edhe të ardhurat i ka të larta. Mirëpo, përveç koncerteve, Rovena fiton edhe nga “Tik-Tok”. Së fundmi, këngëtarja ka postuar një video, në të cilën shfaqet e mbuluar me euro dhe thotë: “Se dëgjova se tha dikush që Rovi s’ka pare? Khëë”. @queenrovena #momey #rovenastefa #queenrovena #fyp #tiktok #goviral #viral#moneymakeeeerrr #moneychallenge ♬ original sound – QUEEN ROVENA

Read More

Ilir Meta deklaroi sot se Projekti i Portit Turistik të Durrësit i është dhënë kompanive guaskë. Për këtë, reagoi kryeministri Edi Rama, i cili, në kundërpërgjigjen e tij theksoi se ai që do të investojë në Durrës ka ndërtuar gjysmën e Dubait, ndërsa nuk i ka kursyer ironitë për kreun e Partisë së Lirisë. “Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra…

Read More

Parlamenti Europian ditën e sotme votoi për të mbështetur hyrjen e Kroacisë në regjimin e udhëtimit pa viza në Bashkimit Evropian. Ky vendim parashikohet të hyjë në fuqi në janar, një veprim që do të nxisë ekonominë e varur nga turizmi dhe do të lehtësojë udhëtimin e më shumë se 10 milionë evropianë që shkojnë në Kroaci çdo verë. Votimi parlamentar u shoqërua me një debat në të cilin ligjvënësit vlerësuan gatishmërinë për të mbrojtur kufijtë dhe për të kontrolluar imigracionin. Vendimi përfundimtar mbetet ende në Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të BE-së, i cili pritet të vendosë…

Read More

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick ka theksuar numrin e emigrantëve shqiptarë që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe këtë vit. “Në disa varka të vogla “80% e individëve vijnë nga Shqipëria”, u tha ai deputetëve. Pra, sa kanë mbërritur dhe pse po largohen nga Shqipëria, të cilën zoti Jenrick e quajti një “vend të sigurt”? Ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez: Në vitin 2020, 50 mbërritën me varka të voglaNë vitin 2021, 800 kaluanNë 2022, 12,000 kanë mbërritur deri më tani “Rritja ka qenë eksponenciale dhe ne mendojmë se kjo është…

Read More

Adresave në Shqipëri do t’u shtohet edhe një element i ri; Kodi Unik. Në këtë mënyrë, sistemi i adresave do të bëhet me 9 elementë përbërës. Kodi unik, identifikon në mënyrë unike vendndodhjen e çdo ndërtese apo trualli të lirë, në shkallë vendi. “Ky kod ka për synim lehtësimin e memorizimit të adresës për shtetasit në Republikën e Shqipërisë dhe krijimin e mundësisë për aksesimin e herëpashershëm të dokumentit unik shtetëror, pra Regjistrit Kombëtar të Adresave, që përmban elementët përbërëse të adresës. Gjithashtu, kodi unik nevojitet për të patur një vlerë të minimizuar të shkëmbimit të informacionit midis databazave kombëtare…

Read More

Shtetasve amerikanë u kërkohet që të shmangin Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ gjatë protestës së thirrur nga opozita. Mesazhi u është përcjellë nga Ambasada Amerikane në Tiranë. “Edhe pse shumë prej këtyre protestave janë paqësore, – thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-, situata mund të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë të paparashikuar. Informohuni nga mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit”, mbyllet mesazhi. Opozita ka thirrur protestën të shtunën në orën 16:00. Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të përshkallëzojnë format e protestës, deri në mosbindje civile, ndërsa kreu i Partisë së…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 10 nëntor miratoi rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe. Deputetët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje më 7 nëntor nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe. Rekomandimet e kandidatëve nga KQZ-ja janë bërë pas kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Kandidatët e rekomanduar nga Lista Serbe që do të zëvendësojnë deputetët e dorëhequr janë: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq,…

Read More

Një qytetar ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga COVID. Bëhet fjalë për një qytetare 66 vjeçe, nga Gjirokastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në raportin e përditshëm, bën me dije gjithashtu se kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë nga 559 testime të kryera. Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,202 që nga fillimi i epidemisë.

Read More