Author: tirana

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nuk i ndalon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me aferën e inceneratorëve. Në emisionin “Now”, Kryemadhi tha edhe se Rama i ka transferuar 7 milionë euro një shqiptari në Greqi, i cili punon si bari. “Ai zotëria, i jep Vezi Brahajt, që është bari me lopë në Greqi, i shkreti vuan nga kanceri ka 10 vjet atje, i jep 7 milionë euro dhe SPAK thotë është komplekse. Më e pakta që mund të bëjë SPAK është ndërprerja e parave dhe ti nuk flet për këtë gjë. E di sa taksa paguan…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me prezantimin e projektit të ri turistik në Elbasan, atë të “Funari Adventure Park”. “MIRËMËNGJES dhe me projektin më të ri turistik në Elbasan, “Funari Adventure Park”, ku aktualisht ka nisur puna për pistën e parashutizmit, hapjen e 75 km të shtigjeve malore dhe ndërtimin e pikës së informimit të vizitorëve, investim që do ta kompletojë edhe më shumë guidën turistike në këtë qytet, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Hëna të premten është në kundërshtim me shenjën tuaj. Këshilla që mund t’ju jepet të shtunën është të ndani jetën profesionale nga ajo sentimentale, në të kundërt mund të lindin tensione ose situata të sikletshme. Demi Falë një drite të veçantë që ju përshkon të premten do të jeni magnetik dhe tërheqës, gjë e cila do t’ju bëjë të jeni joshës në dashuri dhe do të keni mundësi të vlerësoheni nga kolegë e bashkëpunëtorë në punë. Binjakët Me kalimin e Hënës te shenja e horoskopit mund të shikoni ndryshime pozitive në sektorin profesional. Biznese të reja do t’ju propozohen…

Read More

Këtë të premte, moti do të vijojë i qëndrueshëm me mjegull në mëngjes. Gjatë ditës me kthjellime dhe vranësira mesatare në shtim. Temperaturat minimale parashikohen 4-11 gradë, si edhe temperaturat maksimale do të jenë 14-17°C në veri, 22-24°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.

Read More

Në emisionin “Të Paekspozaurit”, është diskutuar protesta e 12 nëntorit dhe zhvillimet në kampin opozitar. Gjatë bisedës u fol edhe për largimin e Grida Dumës nga PD, drejt televizionit. Ylli Rakipi pyeti deptuetin Paloka lidhur me këto zhvillime dhe a është mërzitur edhe ai, si kolegët e tjetër, që qanë pas dorëheqjes së Dumës. Pjesë nga biseda: Ylli Rakipi: Ishte një qarje epike. Një ndarje e madhe… Grida po ikën në një televizion, në televizionin Top Channel. U largua përfundimisht nga PD. Një tjetër prezantuese mund të vijë, që bën emisionin “Përputhja”. Ngjarje të mëdha ndodhin në këtë vend. Si…

Read More

Kryeministri Rama ka mohuar mundësinë e një koalicioni nga ana e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 Majit. I pyetur nga gazetarët pas një takimi të kryesisë, Rama tha se koalicioni i PS do të jetë me qytetarët. Ai u  pyet gjithashtu për bashkitë që PS synon të marrë duke u përgjigjur: Të gjitha.

Read More

Gazetarët në Ekuador janë vënë në garë për ta gjetur dhe intervistuar Dritan Rexhepin të cilin e quajnë “mbreti shqiptar i kokainës”. Gazetarja Yalile Loaiza i ka kushtuar një shkrim të gjatë vlonjatit Rexhepi pas lirimit nga burgu. Dritan Rexhepi, krimineli shqiptar që organizoi një strukturë të sofistikuar për dërgimin e kokainës nga Ekuadori në Evropë , pranoi para lirinë , të njohur si një regjim gjysmë i hapur, në nëntor të vitit 2021. Kjo e drejtë, e cila iu mohua në raste të mëparshme, detyron ai të qëndrojë në Ekuador deri më 26 qershor të vitit 2027, kur i…

Read More

Librit “Tri format e mendimit” nga Arben Imami vjen si një ftesë për të menduar rreth utopisë, arsyes, mitit, religjionit, dijes, politikës. Ky libër, theksoi autori, është një luftë për arsyen, pro arsyes dhe kufizimit të arsyes, kundrejt një mendimi jo vetëm filozofik, por edhe në shoqëri e politikë. Nuk ka fat tjetër veç të bërit politikë të mirë e jo të keqe, tha Imami Me një pasion të hershëm për filozofinë dhe realizues i një kolane me emrat më përfaqësues të mendimit filozofik, politikani sjell për lexuesin veprën e tij, që prek dhe shtjellon tri forma të mendimit filozofik;…

Read More

Vedat Muriqi është kthyer përsëri të tregojë një formë të shkëlqyer në futbollin spanjoll, teksa po shënon me rregullsi të admirueshme ndaj skuadrave më të forta të La Liga duke u bërë pikë referimi për Majorkën. Shifrat e tij flasin për 8 gola dhe një asist në këto javë, duke u bërë një nga emrat më të spikatur të La Liga, një ndryshim i plotë me një vit më parë kur ishte te Lacio dhe nuk gjente hapësira. Duke folur për “Relevo” ai ka treguar se sa e vështirë ishte për të ajo periudhë në Itali, ku kishte vënë në…

Read More

Flamur Noka foli pasditen e sotme për protestën e 12 nëntorit dhe u shpreh se grupi i Alibeajt do t’i bashkohet protestës. “7 korriku ishte mesazh i qartë, por 12 nëntori do të jetë dyfishim i vrullit mllefit, urrejtjes së shqiptarëve kundër sulltanit të Surrelit. Dyfishim i energjisë opozitare se ky vend bëhet dhe do të jetojnë shqiptarët. Nuk do të kthehet tokë e djegur siç e ka projekt sulltani. Ambasada amerikane e di shumë mirë që protesta do të jetë paqësore si kurrë ndonjëherë. Kështu protestojnë demokratët”, deklaroi Noka.

Read More

Një rivlerësim rekord i pensioneve në Itali. Kjo do të ndodhë duke filluar nga 1 janari 2023 sipas dekretit të firmosur nga ministri i ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, sipas të cilit shifra do të vendoset në bazë të ecurisë së inflacionit të vitit 2022. Rritja do të jetë prej 7.3% por ata që përfitojnë plotësisht do të jenë ata që kanë pension katër herë më të ulët s eminimumi i përcaktuar nga Instituti Kombëtar për pensionin social, që është 525 euro në muaj. Shtesat do të jenë rreth 38 euro në muaj për pensionet minimale, dhe 52 euro në muaj për…

Read More

Nëse jeni mësuar të hiqni grimin me letra të lagura, duhet ta ndaloni këtë veprim menjëherë. Edhe pse mund të mendoni se mund të jetë një zgjidhje praktike dhe se do t’ju ndihmojë të pastroni të gjithë grimin për vetëm pak sekonda, në të vërtetë do të shkaktoni edhe më shumë dëme në planin afatgjatë. Duke hequr grimin me letra të lagura, ju e “shtyni” grimin më thellë në pore, gjë që mund të shkaktojë probleme më të mëdha në lëkurë. Nga ana tjetër, nëse përdorni ujin micellar si pastrues grimi, ai do ta mbledhë grimin si një magnet dhe…

Read More