Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nuk i ndalon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me aferën e inceneratorëve. Në emisionin “Now”, Kryemadhi tha edhe se Rama i ka transferuar 7 milionë euro një shqiptari në Greqi, i cili punon si bari.
“Ai zotëria, i jep Vezi Brahajt, që është bari me lopë në Greqi, i shkreti vuan nga kanceri ka 10 vjet atje, i jep 7 milionë euro dhe SPAK thotë është komplekse.
Më e pakta që mund të bëjë SPAK është ndërprerja e parave dhe ti nuk flet për këtë gjë. E di sa taksa paguan ti? E di kush është më e shëmtuara sot? Çoheshin deputetët e PS-së, ta dinë shqiptarët për nder që nuk do ua rrisë çmimin e energjisë elektrike Edi Rama”.
