Juventusi tashmë është në zonën e Champions League në kampionat. 5 fitoret radhazi e kanë rikthyer skuadrën torineze si një nga ekipet pretendente dhe për titullin. Shumë specialistë e shohin si një nga ekipet më favorite për të sfiduar Napolin e pandalshëm në krye të renditjes. Nëse do të ndodhte, nuk do të ishte hera e parë. Nëse do të bëjmë një paralelizëm me sezonin 2015/2016. Tuttosport bën një analizë të ndryshimeve që ka me atë sezon. Në atë kohë distanca mes Napolit dhe Juventusit nuk ishte 10 pikë, por 7. Ngjashmëria me atë sezon është fakti që ringritja në…
Author: tirana
Pas akuzave dhe sherrit në Kuvend, Partia Demokratike dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese padinë e marrëveshjes për Portin e Durrësit. Nënkryetari i PD-së, deputeti Oerd Bylykbashi e konsideroi këtë megaaferën më të madhe korruptive në vend. “Padi kundër megaaferës korruptive. Qeveria të bëjë detyrën e saj që është zbatimi I Kushtetutës që të mbrojë interesat publike dhe jo private. Transformimi dhe degradimi I kësaj mënyre qeverisje nga një ekonomi që bazohet tek gara e tek transparenca dhe rrëshkitja tek dhënia me koncesione individësh kompanish pa marrë parasysh kërkesën e Kushtetutës, mund ta bëjë vetëm një individ që ka centralizuar të…
Vetëm me votat e PS-së, kaloi në parim në Komisionin e Sigurisë Kombëtare projektligji i ndryshimeve të Vetting-ut në Policinë e Shtetit. Ky projekt ligj do t’i kalojë më pas Kuvendit, që do t’i hapë rrugë AMP=së që të bëjë vettingun në Polici. Me ndryshimet që pritet të kalojnë në vijim në Kuvend, Vetting-u i Policisë së Shtetit do të vijojë, por jo më nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të cilit iu ndërpre mandati në mars 2022. Do të jetë Agjencia e Mbikqyrjes Policore, tashmë nën drejtimin e Ardi Veliut dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të…
Edhe pse në zgjedhjet afatmesme nuk u shënua një “valë e kuqe”, siç priste Donald Trump, ai u shfaq i patrembur, fajësoi vetë kandidatët për dështimet, përmendi ata që e kritikuan dhe pritet të shpallë kandidaturën e tij në sfond të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Situata është e vështirë në radhët e republikanëve sa edhe mediat e Rupert Murdoch po kthehen kundër ish-presidentit. Pika kryesore është publikimi i New York Post, i cili publikoi një artikull, duke e quajtur atë “budalla” (“Trumpty Dumpty”). Today's cover: Here’s how Donald Trump sabotaged the Republican midterms https://t.co/YUtDosSGfp pic.twitter.com/vpI94nKuBh— New York Post (@nypost)…
Ministria e mbrojtjes ruse thotë se ka përfunduar tërheqjen e trupave nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin Kherson të Ukrainës, sipas agjencisë sëlajmeve TASS, shkruan skynews. Në një konferencë ditën e sotme, ministria tha se të gjitha forcat dhe pajisjet ruse ishin dërguar në bregun lindor. Ai tha se tërheqja e trupave përfundoi në orën 5 të mëngjesit. Ministria tha se nuk ka mbetur asnjë pjesë e vetme e pajisjeve ushtarake apo ndonjë ushtar në anën perëndimore të lumit, i cili përfshin qytetin e Kherson. Gjithashtu tha se nuk kishte pësuar asnjë humbje të personelit ose pajisjeve gjatë tërheqjes.
Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur këtë të premte, përjashtimin për 10 ditë të deputetëve të PD-së Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Vendimi erdhi pas përplasjes në seancën plenare të së enjtes, mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama. Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikës, për Vlerësimin vendosi që të pranojë propozimin e 7 deputetëve të PS-së.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili është edhe drejtues politik i PS-së për qarkun e Fierit ka shkuar në spitalin e Lushnjës për të parë nga afër gjendjen e kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi. Sipas Ballës, Kokoneshi ndodhet jashtë rreikut për jetën. Po kështu edhe shoferi i tij, Gazmir Bullari. Plagosja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30, kur autori Orges Xhelili qëlloi me thikë kryebashkiakun dhe shoferin e tij. Ai më pas u kap nga Policia.
Çështja e emigrantëve është kthyer në një “betejë” politike të Ilir Metës. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se përgjegjësi kryesor për largimin e shqiptarëve është Edi Rama. Për të keqqeverisja e Ramës i detyron shqiptarët të marrin gomonen duke u larguar përmes kanalit të La Mansh drejt Britanisë së Madhe. “53% e fuqisë punëtore është në kërkim të një mundësie më të mirë jashtë Shqipërisë, ndërsa 25% janë gati të ikin brenda vitit”. Postimi i plotë Një tjetër raport i besueshëm konfirmon të vërtetën e vetme, që shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është autori dhe përgjegjësi kryesor…
Mori pafajësinë në Shkallën e Parë të GJKKO, por komisionerja e KPK-së Etleda Çiftja, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Apelit, kjo pasi SPAK-u ankimoi vendimin. Seanca e parë në Apelin e GJKKO u shty pasi gjyqtari i çështjes, Dhimitër Lara u dorëhoq nga trupa gjykuese. Çiftja ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit për Larën në KPK. Avokati i saj, u shpreh me tone të forta, se Kushtetuta është bërë për me fshi b*thën “Duke qenë se as prokuroria as gjykata nuk na pranuan si pjesë të procesit, bëmë ankim në Gjykatën e Apelit dhe vendosi të…
Zyrtarisht mësohet se janë 11 persona të arrestuar në Berat pasi kultivonin sera me kanabis në fshatin Rërëz. Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Neritan Nallbati dhe prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, dhanë detaje në një deklaratë për shtyp, për megaoperacionin policor të koduar “Stuhia”. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, si dhe u vunë në pranga 11 shtetas. Deklarata e Neritan Nallbatit Jam sot këtu, së bashku…
Sa më shumë të flitet për shqiptarët nga sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, aq herë edhe mediat atje do të intervistojnë kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare, iu është rikthyer edhe një herë akuzave të Suella Braverman, ku i etiketon shqiptarët si kriminelë dhe pushtues. Në një intervistë për “Sky News”, Rama u shpreh se deklarata ishte e ekzagjeruar dhe se ajo që e shqetëson është fakti se nuk kërkohet falje. “Në politikat e ditëve të sotme nganjëherë këto gjëra mund të ndodhin, por ajo që më shqetëson më shumë është se nuk kërkohet falje. Është një…
Pas një sherri në poliklinikën e qyetit të Divjakës, kreu i bashkisë, Fredi Kokoneshi u sulmua me thikë. Por kryetari është një personazh tipik sa i takon sherreve. Për të kjo nuk është hera e parë që përleshet. Kokoneshi u sulmua me thikë mëngjesin e kësaj të premteje nga Erges Xhelili. Ai është dërguar në Spitalin e Lushnjës dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Erges Xhelili, më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës. Nusja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja. Disa muaj…