Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për protestën që pritet të mbahet nesër. Përmes një mesazhi Meta iu bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje. “Të gjithë në këmbë kundër rritjes së çmimeve, kundër thellimit të varfërisë, kundër shpopullimit dramatik dhe kundër largimit të dhimbshëm të të rinjve!Koha është tani për të shpëtuar Shqipërinë! ✌️🇦🇱”, shkruan Meta teksa poston dhe një video.
Author: tirana
Është nisur drejt Traumës kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili u plagos sot me thikë nga ish-punonjësi i tij. Kokoneshi paraditen e sotme u godit 6 herë me thikë nga Orges Xhelili, ndërsa ky i fundit plagosi dhe shoferin, Gazmir Bullari. Mësohet se Kokoneshi u transferua drejt Traumës për mjekim më të specializuar.
Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmend Bullari u plagosën të premten paradite me thikë afër institucionit nga një person i cili u arrest menjëherë më pas nga policia. Sipas dëshmitarëve, Orges Xhelili, i cili kishte qenë punonjës i mirëmbajtjes së sistemeve kompjuterike në Bashkinë Divjakë dhe ishte liruar pak kohë më parë nga detyra, ka qëlluar gjashtë herë me thikë në shpinë, kryebashkiakun. Shoferi Bullari i cili ka qenë aty pranë, ka ndërhyrë, por dhe ai është qëlluar po ashtu dy herë me thikë nga Xhelili. Dy të plagosurit, morën ndihmë në spitalin e…
Për fermën me kanabis në berat, Policia ka vënë në pranga 11 persona. Në prangat e policisë kanë rënë, Hamdi Dyli, pronari i parcelës, Endriol Gjeka, Blerim Gjeka, Samuel Lushaj, Jurgen Ujkaj, Mirvaldo Disha, Sidrit Bisha, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema. 700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat. 2 pistoleta dhe një kallashnikov, në pronësi të të arrestuarve B. Xh., H. D. dhe J. U., 4 makina dhe shumë aparate celularë u sekuestruan përveç lëndës narkotike. Hetimet po vijojnë, ndërkohë që është ngritur…
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, përfaqësues të pushtetit lokal, deputetë të Elbasanit, familje të dëshmorëve të rënë në luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, përkujtuan sot 78-Vjetorin e Çlirimit të Elbasanit. I pyetur nga gazetarët nëse kreu i bashkisë së Elbasanit, Gentjan Llatja do të rikandidojë, numri dy i socialistëve theksoi se ky qark ka një të ardhme shumë më të mirë përpara dhe se kryebashkiaku Llatja ka gjithë mbështetjen e qeverisë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. “Z. Llatja ka siç edhe e keni parë dhe në aktivitetet tona publike, ka bërë punën…
Spanja ka publikuar listën e të grumbulluarve për Botërorin “Katar 2022”, ku bie në sy mungesa e Sergio Ramos dhe dy surpriza. Trajneri Luis Enrique ka vendosur të lërë jashtë mbrojtësin e PSG dhe ka vendosur që në vend të tij të marrë Hugo Guillamon të Valencias, të cilin Gattuso e përdor në mesfushë. Lista e plotë e Spanjës: Portierë: Unai Simón (Athletic), Robert Sánchez (Brighton) y David Raya (Brentford). Mbrojtës: Carvajal (Real Madrid), Azpilicueta (Chelsea), Eric Garcia (Barcelona), Hugo Guillamón (Valencia), Laporte (M. City), Pau Torres (Villarreal), Jordi Alba (Barcelona) y Gayà (Valencia). Mesfushorë: Busquets (Barcelona), Rodrigo (M. City),…
Një thirrje nga selia blu, kryetari i PD-së, Sali berisha e përcoi edhe për Policinë e Shtetit në lidhje me protestën e së shtunës. Berisha tha se policia nuk duhet të revoltojë protestuesit dhe shtoi se ata që do e bëjnë diçka të tillë, do të marrin pasoja. “Mos revoltoni protestuesit. Ata vijnë të provokuar në shkallën më të lartë, nga një njeri që po i plaçit dhe vjedh çdo ditë. Policia, në interesin e saj më të mirë, të mos bëhet mercenare e Edi Ramës. Këtë i them policisë unë. Protestuesit janë fuqia absolute, morale e vendit. Mjerë ai…
Çfarë do të ndodh nesër në protestën e PD-së dhe opozitës? Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile dhe do shpallë moton e tij nesër në protestë. “Ju kam deklaruar se opozita është në protestë, populli opozitar është në protestë kundër kësaj qeverie. Populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile dhe do shpallë moton e tij nesër në protestë. Sepse ne nuk mund të pajtohemi kurrë me shpërbërjën e kombit shqiptar nga konfiskimi i lirive të shqiptarëve nga një qeveri e lidhur kryekëput me krimin, drogën,…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk e ka ftuar Lulzim Bashën në protestën e së shtunës. Berisha tha se kushdo mund të vijë në protestë, përveç ish-kryetarit të PD-së. Kjo pasi sipas Berishës, duhet që Basha të sqarojë akuzat për financimn e PD-së me paratë ruse. “Të gjithë mund të vijnë, përveç Lulzim Bashës, i cili duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme që ka. Të tjerët janë anëtarë të grupit, anëtarë të Partisë Demokratike, nuk mund të më marrin leje mua ata, që të protestojnë kundër qeverisë. Lulzim Basha ka një akuzë të tmerrshme. Ka deklaruar që nuk është e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët tha se zemërimi, revolta, padurimi i qytetarëve shqiptarë po kulmon, dhe se me padurimin më të madh po presin protestën e nesërme. “Po presin protestën e nesërme si një dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të mos pranuar kurrë më armikun e egër të votës së tyre të lirë, të sillet siç është sjellë me ta. Për të mos pranuar kurrë më një kryehajdut të të gjitha kohërave, për t’i vjedhur, për t’i varfëruar, për t’i mjeruar ata. Për të mos pranuar kurrë më tej, një armik të…
Plagosjen me thikë të kryetarit të bashkisë së Divjakës dhe të shoferit të tij, deputeti i PS-së, Erion Braçe e quan sulm të pastër kriminal. Mes lutjes për t’u fokusuar te shëndeti i të lënduarve si gjëja më e rëndësishme për momentin, ai ka bërë dhe një thirrje për mediat. “Një gjë po ua kërkoj me shumë ngulm: mos gënjeni! Nuk ka ndodhur asnjë konflikt në poliklinikën e Divjakës, zero. Kryetari i Bashkisë së Divjakës ka qenë në punë, nuk ka qenë në poliklinikën e Divjakës. Kjo sa për fillim. Do ju lutesha edhe njëherë mos gënjeni mbi ngjarjen. Është…
Pasi Gjykata e Apelit vendosi rikthimin e ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllakon në burg, mësohet se kz i fundit është dërguar në paraburgimin e Durrësit, në qeli me ish-ministrin Lefter Kokën. Të dy janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.