Një ish-modele e Playboy është shpallur fajtore për vrasjen e të dashurit të saj 71-vjeçar, akt të cilin ajo e kreu pasi i moshuari nuk pranoi që t’i paguante më tarifën mujore prej 3200 dollarësh. Ajo tashmë e ka pranuar krimin dhe me gjykim të shkurtuar pritet të dënohet deri në 25 vite burg. Hetuesit thanë se Kelsey Turner nisi sherr me 71-vjeçarin Thomas Burchard, i cili i paguante qiranë vajzës prej rreth një viti, kur ai i komunikoi se nuk do ta ndihmonte më me faturat. Viktima u gjet i vdekur në bagazhin e një Mercedes Benz të braktisur.…
Author: tirana
Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e shtunë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensite të ulët në zonat malore e reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në qendër dhe jugperëndim të vendit. Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje të dobta bore. Ditën e diel moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Reshje shiu deri në orët e mëngjes në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar ndërsa në veri me intensitet të ulët…
Pas takimit me Macron, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa po mbante një fjalim, i ra një objekt. Ai u detyrua të ndërpresë fjalimin e tij teksa po shpjegonte se çfarë kishte diskutuar me Macron. Ovo je najjače nešto na svJet, ikada! pic.twitter.com/AeGfxBRMoj— Ksenija (@XeniaKsenija) November 10, 2022
Aktori i njohur, Ardian Cerga, teksa fliste për kinemanë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, bëri një koment edhe për Ermal Mamaqin, për të cilin foli pa rezerva. Për Cergën, Mamaqi nuk konsiderohet artist, ndërsa shtoi se prodhimet i tij i ka ndjekur, por nuk i kanë pëlqyer. “Ajo që vihet re sot në kinemanë shqiptare që regjisori është vetë skenarist, shtëpi prodhuese dhe aktori kryesor. Ka një shpjegim sepse që të bësh një film nuk është thjesht aspekti artistik profesional por dhe komik dhe financiar…Unë s’e llogaris Ermalin sepse e kam parë dhe s’më ka pëlqyer. Nuk e kam me…
Ushtria ukrainase të premten hyri në skajin perëndimor të qytetit Kherson, sipas imazheve në mediat sociale të para nga “CNN”. Trupat ukrainase mund të shihen të rrethuara nga banorë në rrethin Shumenskyi të qytetit Kherson. Banorët e qytetit Kherson kanë mbushur sheshin qendror të qytetit, duke valëvitur dhe ngritur flamujt ukrainas. Njoftimi i Rusisë se ka përfunduar tërheqjen e saj nga qyteti kyç i Khersonit dhe zonat përreth përfaqëson një nga momentet më domethënëse të luftës në muaj. Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal ukrainas që forcat ruse kishin kapur që nga pushtimi i shkurtit. Tërheqja e tyre në lindje…
Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, i cili është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja, ka marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut. Ai ishte futur në listën e sanksioneve SHBA-së më 31 maj të vitit 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që ndërhyri në zgjedhjet amerikane. Ai po ashtu ka edhe shtetësi ruse. Kjo u bë e ditur të premten, më 11 nëntor, nga deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Misllososki dhe Rrjeti ballkanik për gazetari hulumtuese, BIRN. “Jo vetëm narko-mafiozët e njohur Sedat Peker dhe Jovan Vukotiç kanë marrë shtetësi maqedonase. Lista e…
Përgjatë një viti, teksa ishin në hetim nga SPAK, subjektet e identifikuara si call-centera që kryenin mashtrime me bursa dhe kriptomonedha, ndryshuan vendndodhjen dhe emrin disa herë. Gjithashtu për të humbur gjurmët subjektet në fjalë shkriheshin në një ose pezullonin punën përkohësisht. Të gjitha veprimet e tyre për të evituar kapjen dhe identifikimin, kanë qenë në monitorimin e Prokurorisë së Posaçme, e cila arriti të lokalizonte 6 baza ku kryheshin telefonata mashtruese në drejtim të Spanjës. Për hetimet shqiptare u vunë në pranga shtetasja Irisa Puca dhe Adrian Korriku, megjithatë hetuesit nuk shkuan dot drejt 6 shtetasve të konsideruar si…
Policia në Greqi ka arrestuar një mjek kardiolog pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një pacienteje. Ka qenë kjo e fundit ajo që ka kallëzuar në polici mjekun. Pas kësaj, 65-vjeçari është vënë në pranga, ku ndodhet në paraburgim. Pacientja 42-vjeçare pretendon se mjeku e ka ngacmuar seksualisht në dhomën e klinikës, ku kishte shkuar për t’u vizituar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Supermodelja Gigi Hadid është ende duke u kujdesur për ish-të dashurin Zayn Malik, ndërsa romanca e saj me Leonardo DiCaprio vijon e bëhet më serioze. Hadid ka qenë e kujdesshme që të mos e vendosë jetën e saj sentimentale në qendër të vëmendjes për shkak të respektit për babanë e vajzës së saj, me të cilin u nda në tetor të vitit 2021. “Gigi dhe Leo janë parë me njëri-tjetrin dhe janë shumë të dashuruar, por Gigi është përpjekur t’i mbajë gjërat private në marrëdhënien e tyre…Gigi po përpiqet të jetë e ndërgjegjshme për ndjenjat e Zayn dhe nuk dëshiron…
Gjendja shëndetësore e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi, paraqitet e qëndrueshme. Kokoneshi u qëllua këtë të premte me thikë nga një ish-punonjës i tij. I lënduar mbeti edhe shoferi, për të cilin burimet nga spitali i Traumës thanë për për “News24” se ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas dëshmitarëve, autori, Orges Xhelili, i cili u arrestua nga policia pas sulmit, kishte qenë punonjës i mirëmbajtjes së sistemeve kompjuterike në Bashkinë Divjakë dhe ishte liruar pak kohë më parë nga detyra.
Partia Demokratike i ka njoftuar policisë se protesta e paralajmëruar nga opozita nesër do të zgjasë për katër orë. Protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë te bulevardi Dëshmorët e Kombit. Nëpërmjet një konference për mediet sot, Berisha tha se “nesër Shqipërinë do e udhëheqë populli opozitar”. “Policia në interesin e saj më të mirë, të mos bëhet mercenare e Edi Ramës. Këtë i them policisë unë. Ka Kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit. Mjerë ai që i prek. Protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar. Sa t’i teket popullit opozitar. Ai është nesër sovrani i Shqipërisë,”…
Dy deputetë të Partisë Demokratike, Grida Duma dhe Alfred Rrushaj njoftuan këtë javë lënien e mandatit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit. Largimi i tyre u komentua sot në emisionin “Pikat mbi i” në News 24, ku të ftuar ishin deputeti i PD-së, Ervin Salianji dhe analisti Artur Zheji. “Dorëheqjet nuk janë të ngjashme qoftë për shkak të profilit politik, qoftë për shkak të personalitetit politik, por qoftë edhe për shkak të kontributeve të dhëna në vite. Nuk kanë të njëjtat sakrifica dhe as kontribute brenda partisë. Problemi në Shqipëri është që politikanët nuk largohen, nuk e kanë pjesë…