Author: tirana

Një grua shqiptare, e cila ishte punësuar si dado nga një familje në Zvicër ka çuar në Gjykatë çiftin që e punësoi. Shqiptarja ka deklaruar se ka shkuar të punojë si dado e tre fëmijëve të tyre, por çifti e kanë detyruar atë të pastrojë dhe të merret me të gjithë punët e shtëpisë, duke i dhënë vetëm 300 franga në muaj. Ajo po ashtu i ka akuzuar ata edhe për dhunë fizike, akuza këto të cilat janë mohuar nga çifti.

Read More

Opozita do të zhvillojë pasditen e kësaj të shtune protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Për të krijuar lehtësira për qarkullimin e qytetarëve që do të marrin pjesë në tubim, do të bllokohen disa segmente rrugore. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim…

Read More

Policia gjermane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cilësuar si “bosi” i drogës në Neumunster. Sipas BILD, 27-vjeçari i identifikuar si Rismir Hoxha, ka rënë në sy për shkak të jetës luksoze që bënte pasi çdo javë i ndërronte makinat e shtrenjta që i parkonte përpara një blloku të rrënuar banesash në Altonaer Strasse në Neumünster, Schleswig-Holstein. “Gjithmonë vetëm makinat më të bukura,” thotë një banor vendas. “Me sa duket ishte një peshk i madh në biznesin ndërkombëtar të drogës”, -tha një nga qiradhënësit e shqiptarit. Policia është e sigurt. Ai ishte mbreti i hashashit në Holstein. Tani bosi i…

Read More

Të paktën 22 shqiptarë janë deportuar nga Britania e Madhe mëngjesin e së mërkurës. Në një fluturim të fshehtë për në kryeqytetin e Tiranës, u deportuan kriminelë dhe emigrantë të paligjshëm, raporton Daily Mail. Sipas medias britanike, ky vendim u autorizua nga Ministrja e Brendshme, Suella Braverman në një përpjekje për të penguar shqiptarët që të hyjnë në Britani duke kaluar Kanalin me gomone nga Franca. Shumica e të dëbuarve ndodheshin në qendrat e mbyllura të dëbimit ku ata qëndronin si kriminelë të dënuar ose për hyrje klandestine në Britani nga deti. Disa nga shqiptarët ndodheshin në kampin e Manston…

Read More

Shqipëria ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për aderimin në Partneritetin Ndërkombëtar për Informim dhe Demokraci. Kështu bëri me dije kryemnistri Edi Rama nga Forumi i Paqes në Paris. Në fjalën e tij, Rama tha se është pesimist për situatën në të cilën ndodhet fjala e lirë momentalisht por shtoi se ka shpresë së gjithçka do të ndryshojë. “Kam qenë i frustruar nga pamundësia për të përftuar një mënyrë komunikimi mes institucioneve dhe botës së medias. Pastaj takova Kristofin, mësova për këtë gjë dhe mu duk e shkëlqyer dhe shumë e dobishme me një potencial të madh për të sjellë njerëzit bashkë…

Read More

Një studim që u krye me adoleshentët mbi kuptimin e jetës përmendi ndjenjën e zbrazëtisë që ata ndjejnë. Në shumë raste, ata e shohin atë dërrmuese. Më parë adoleshentët shqetësoheshin për përshtatjen. Sot, ata janë jashtëzakonisht skeptikë për vlerën reale që mund të kenë qëllimet e tyre. Kur nuk kanë ndërveprime dhe përvoja të përditshme me miqtë dhe familjen e tyre, ata kanë shumë kohë për të menduar për të kaluarën. Nuk ka asgjë për t’i shpërqendruar dhe trupat e tyre as nuk kanë mundësinë të lodhen. Për më tepër, nuk ka asnjë përvojë të vërtetë dhe autentike të përditshme…

Read More

Një ditë përpara protestës së thirrur nga Partia Demokratike, kryeministria ka nisur marrjen e masave për ruajtjen e godinës. Siç duket dhe nga fotoja e mësipërme dyert kryesore të kryeministrisë janë izoluar me pllaka metalike, kjo për të shmangur dëmet nëse ndodh ndonjë situatë e paparashikuara. Protesta është parashikuar të mbahet në orën 16:00 të së shtunës, ku qytetarët pritet të grumbullohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e më pas të stacionohen përpara zyrës së shefit të qeverisë.

Read More

Në kuadër të tubimit që do të zhvillohet më datë 12.11.2022, në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, të hartuar për këtë qëllim, njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në…

Read More

Fjalët kanë fuqi të pabesueshme. “Dikush mundet, me 10 fjalë të folura në 10 sekonda, të shkatërrojë një marrëdhënie që ka zgjatur për 10 vjet”, thotë William Irvine, Ph.D., profesor i filozofisë. Irvine, në librin e tij, shqyrton se si fjalët mund të na lëndojnë. Irvine zbuloi se fyerjet kanë ekzistuar gjatë gjithë historisë njerëzore, megjithëse disa e konsiderojnë periudhën elizabetiane “epokën e artë të fyerjeve”. Në atë kohë, ishte e zakonshme të jepeshin fyerje të gjata verbale. Sot, thotë ai, njerëzit janë më pak të artikuluar, më pak të gjallë dhe më të prirur për t’u mbështetur në përdorimin e gjuhës ose…

Read More

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, ka grumbulluar 31 futbollistë për ndeshjet miqësore të muajit nëntor, ndaj Shqipërisë dhe Austrisë. Tekniku i të kaltërve nuk ka kursyer emrat e mëdhenj, duke ftuar lojtarët të cilët në këto momente cilësohen si shtyllat e grupit të kësaj përfaqësueseje dhe kontribuuan në verën e kaluar në fitoren e Europianit. Kështu, në listë janë emrat më të njohur si Donaruma, Verrati, Bonuçi, Barela, Tonali apo edhe Kieza i sapokthyer nga dëmtimi. Por nuk mungojnë edhe emra të rinj, mes të cilëve Faxholi dhe Mirante të Juventusit, apo Pafundi i Udinezes, të cilët janë disa lojtarë…

Read More

Kamila, konkurentja e “Përputhen” ka rrëfyer se babai i saj e ka braktisur që në moshë të vogël. Ajo e përlotur ka thënë se, nuk e njeh babain e saj, se e ka parë vetëm në foto, por kurrë nuk e ka takuar dhe as nuk e di se ku ndodhet. Ndër të tjera Kamila u shpreh se nuk do ta flate kurrë edhe sikur të vdiste para saj. “Nuk dua t’ia di, edhe sikur të dojë të më telefonjë nuk dua t’ia di. E di që mami është lënduar dhe është përpjekur të na rrisë duke na plotësuar…

Read More

Gjatë konferencës së mbajtur në Samitin e Paqes në Paris, Macron foli pas fjalës së kryeministrit Rama duke deklaruar se duhej të kishte një bashkëpunim në Evropë për të përballuar flukset e emigracionit që e konsideroi edhe si një çështje që kishte shkaktuar debate të shumta në Francë. “Migracioni për shembull, për këtë kemi debate të forta në Francë. Duhet të kemi përgjigjie të mirëmenduara që mund t’i kemi vetëm nëse do jemi Evropë e Bashkuar. Na duhet më shumë bashkërendim për të administruar flukset e emigracionit. Siç e thashë edhe sot pasdite, jam i bindur se bashkëpunimi ndërkombëtar është…

Read More