Author: tirana

Rihanna ka publikuar këngën e re “Born Again”, por fansat nuk e kanë pritur aq mirë publikimin e saj, duke shprehur pakënaqësitë e tyre për melodinë. Pas debutimit të “Lift Me Up” më 28 tetor, fansat e Rihannas u zhgënjyen kur kuptuan se muzika e re, kënga e saj e parë solo në gjashtë vjet, ishte e zymtë dhe jashtë pritshmërive të tyre. “Do të doja që kënga e re e Rihannas të kishte një ritëm. Më pëlqen balada akustike Rihanna, por më mungon “Work”, “Pon De Replay”, “We Found Love”, shkroi DJ me bazë në Toronto, Peter Kash.

Read More

Qindra shqiptarë protestuan këtë të shtunën në Londër, në Westminster Bridge, kundër retorikës diskriminuese artikuluar dy javë më parë nga sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Suella Braverman. I pranishëm në këtë protestë ishte edhe një mjek, i cili theksoi se të gjithë kontribuojnë për Britaninë dhe s’mund të cilësohen kriminelë. “Është protestë që përfaqëson të gjithë komunitetin shqiptar nga fëmijët deri te të rriturit. Ne s’jemi kriminelë, por profesionistë, jemi punëtorë, inxhinierë, doktorë dhe mundohemi çdo ditë të çojmë përpara qeverinë britanike duke dhënë kontributin tonë edhe duke mbështetur komunitetin shqiptar. E duam vendin tonë e komunitetin tonë edhe…

Read More

Shqipëria është ende një nga popullsitë me moshë më të re në Europë, por po plaket me ritme shumë më të shpejta se shtetet e tjera. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat popullsia shqiptare e grupmoshës deri në 14 vjeç është “tkurrur” me 3.1% pikë përqindje, për periudhën 2014 -2021, duke kryesuar kështu listën e tridhjetë e shtatë vendeve për të cilat janë publikuar të dhënat (Kosova mungon). Nga 19.6% që ishte përqindja e popullsisë deri në 14 vjeç në vitin 2014, ka zbritur në 16.5% në fund të 2021-t. Për të njëjtën periudhë, ky tregues për vendet e…

Read More

Një prerje flokësh mund të përmirësojë, por edhe të prishë pamjen tuaj dhe t’ju bëjë të dukeni më të vjetër se sa jeni. Është e rëndësishme të keni parasysh tiparet e fytyrës, por edhe moshën, për të zgjedhur modelin ideal të flokëve. Stilisti Nick Willis tregon se ka një mënyrë për të prerë flokët që mund t’ju bëjë të dukeni më të rinj. Ndërsa flokët hollohen me kalimin e kohës, ekziston një perceptim se duhet t’i shkurtojmë flokët, por sipas Nick, kjo është e gabuar dhe flokët më të shkurtër mund t’ju bëjnë të dukeni më të vjetër se sa…

Read More

Policia e Fierit ka arrestuar një 48 –vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka përndjekur një 34-vjeçare. Ka qenë kjo e fundit e cila ka bërë denoncim në polici dhe më pas është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tij. “Katër persona u vunë në pranga nga policia e Fierit në orët e fundit. Një prej tyre është shtetasi me inicialet V. H., 48 vjeç, banues në Berat.Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka përndjekur një 34-vjeçare, në qytetin e Fierit. Ndërkohë efektivët e policisë Mallakastër arrestuan shtetasit G. M., 20 vjeç, F. Z., 23 vjeç…

Read More

Rruga e cila do të lidhë aeroportin ndërkombëtar të Vlorës me autostradën Fier-Vlorë po transformohet rrënjësisht duke përmirësuar standardet për qarkullimin e automjeteve, numri i të cilave do të rritet ndjeshëm sapo aeroporti të vihet në funksion. Punimet për këtë aks u inspektuan nga zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe deputetin Blendi Klosi. “E gjithë gjatësia e rrugës është 2.9 kilometra. Ka pasur një gjerësi prej 3 metrash, rrugë që shërbente vetëm për Akërninë. Tani ne kemi kaluar në një kurorë 12 metra të gjerë dhe…

Read More

Ka nisur mbledhja e protestuesve në rrethe që do t’i bashkohen tubimit të thirrur nga opozita. Nga Shkodra, do të nisen drejt kryeqytetit rreth 3 mijë qytetarë, bëri me dije kreu i degës së PD në këtë qark. Deputeti Luan Baçi njoftoi se nga Fieri janë nisur anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike, si dhe qytetarë. Qindra protestues nga Korça, Pogradeci, Devolli, Vlora, Kukësi e Lezha i janë përgjigjur gjithashtu pozitivisht thirrjes së PD-së. Protestuesit do të grumbullohen fillimisht në orën 16:00 në Bulevard, më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Mësohet se protesta do të jetë paqësore. Por, nga…

Read More

Nada Daullja, me profesion mjeke, ka shpallur kandidaturën në procesin e primareve që po zhvillon Partia Demokratike në Bashkinë e Vlorës. Në një deklaratë nga selia blu, Daullja shprehet se e respekton vullnetin që do të dalë nga vota e demokratëve teksa shton se Vlora nuk është më ajo që ka qenë që pas transformimit të sheshit të Flamurit, të cilit sipas saj i ka humbur identiteti. DEKLARATA: Une jam Nada Daullja. Prej 7 vitesh mbaj detyren e nenkryetares së Partisë Demokratike, dega Vlorë. Kam mbaruar Mjekësi dhe e ushtoj prej vitesh profesionin në qytetin tim, në sherbim te komunitetit.…

Read More

Disa vite më parë, Eni Koçi dhe Noizy u përfshinë në një konflikt, çka bëri që marrëdhënia e tyre e mëparshme miqësore të krisej. Arsyen e këtij sherri e ka zbuluar për herë të parë CEO i Acromax dhe Arkiva Shqip, Aldor Nini, i cili ka rrëfyer se familja e këngëtares ka kërkuar që fitimet t’i merrte Eni dhe jo Noizy. “Kjo temë ka shumë kohë në 2011-2012. Ka qenë një konflikt mes Eni Koçit dhe Noizyt te kënga ‘Je Gjithçka’. Ata kishin rënë dakord për një ndarje parash dhe familja e Enit nuk ishte më dakord pas një kohe.…

Read More

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka njoftuar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm me certifikatat e pronësisë, duke i paralajmëruar se “jo çdo copë letre është origjinale”. Lame u shpreh se në certifikatë mund të skanojnë kodin QR që i dërgon menjëherë tek dokumenti origjinal, ndërsa u kërkoi që për të gjitha veprimet që lidhen me pronën e tyre t’i drejtohen avokatit dhe noterit të besuar. “Ka disa elementë sigurie në certifikatën origjinale që fillojnë nga kodi QR që mund të skanohet qoftë nga qytetari, qoftë nga noteri për tu verifikuar, të çon menjëherë në dokumentin origjinal, ka firmën e…

Read More

Shtëpia e Bardhë tha më 12 nëntor se tërheqja e Rusisë nga qyteti ukrainas i Hersonit është një “fitore e jashtëzakonshme” për Ukrainën. “Duket sikur ukrainasit sapo kanë shënuar një fitore të jashtëzakonshme në një prej kryeqyteteve rajonale që Rusia kishte marrë nën kontroll, e që tani është nën kontrollin ukrainas. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme”, tha për gazetarët këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, teksa shoqëroi presidentin amerikan, Joe Biden, në samitin ASEAN në Kamboxhia. Sullivan i bëri këto deklarata disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Hersoni është “i yni”, pasi forcat speciale ukrainase hynë…

Read More

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një video nga viti 2017, ku shprehej se “ebola e Shqipërisë është Rilindja”, duke e konsideruar qeverisjen e vendit një sëmundje të tmerrshme. Ish-presidenti thekson se ky mesazh është më aktual se kurrë, ndërsa shton se duhet bërë çdo gjë që vendi mos të braktiset. “Ky mesazh i dhënë në vitin 2017 është sot me aktual se kurrë. Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje. Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet”, shkruan…

Read More