Sikundër ishte paralajmëruar, shqiptarët në Britaninë e Madhe kanë dalë këtë të shtunë në protestë kundër deklaratave të Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila i etiketoi si kriminelë dhe propozoi që të dërgohen në Ruandë. Me flamuj shqiptarë, plisa dhe pankarta në duar, ata protestojnë kundër retorikës së ashpër në kufijtë e racizmit. Mesazhi që shqiptarët në Angli duan të përcjellin në protestën e mbajtur në Westminster Bridge, është se ata nuk janë kriminelë, por taksapagues dhe kontribues në shoqërinë britanike.
Author: tirana
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, duke e cilësuar 12 nëntorin një ditë “shprese e jete”, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen sot në protestë para Kryeministrisë. Postimi: ERDHI DITADita e shumëpritur erdhi!Është ditë shprese e jete.Ditë e qytetarit që kërkon të dëshmojë që në këtë vend ka njerëz që e duan familjen, shoqërinë, atdheun!Dita e shprehjes së zemërimit e revoltës ndaj mijëra padrejtësive!Dita për të dëshmuar lirinë e dëshirën për të qenë dinjitozë dhe krenarë!Dita për të ndalur çmendurinë e regjimit!Për t’i thënë ndal shpopullimit!Ndal vjedhjes dhe grabitjes!Ndal qeverisë së korruptuar!Ndal varfërisë e mjerimit! Ndal vrasjes së…
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka renditur 22 arsye pse shqiptarët duhet të dalin në protestë këtë të shtunë. Postimi: 𝟮𝟮 𝗮𝗿𝘀𝘆𝗲 𝗽𝗲𝗿 𝘁𝗲 𝗱𝗮𝗹𝗲 𝗻𝗲 𝗽𝗿𝗼𝘁𝗲𝘀𝘁𝗲𝟭. 𝗕𝗼𝘀𝗵𝗮𝘁𝗶𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗳𝗿𝗶𝗸𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗲 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝘁. Sipas INSTAT, në tetë vite vitet 2014-2021 Shqipërisë i janë larguar në emigracion ekonomik mbi 637 mijë qytetarë, ose sa qarku i Fierit, Vlorës dhe Kukësit së bashku! Largohen të rinjtë, profesionistët, madje edhe sipërmarrësit.𝟮. 𝗕𝗿𝗮𝗸𝘁𝗶𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗽𝗮𝘀𝗵𝗽𝗶𝗿𝘁 𝗲 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲𝘃𝗲, 𝗻𝗲 𝗺𝗲𝘀 𝘁𝗲 𝗿𝗿𝗲𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗰𝗺𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗿𝗿𝗶𝘁𝘂𝗿𝗮. Megjithëse me një sufiçit të ardhurash në Buxhetin e Shtetit mbi gjysëm miliardë euro në dhjetëmujorin janar-tetor 2022 dhe…
Pak orë para protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama ka rikthyer në vëmendje akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha në lidhje me financimet nga zyrtarë rusë. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se në vitin 2008, Sali Berisha u takua në Tiranë me të besuarin e Vladimir Putin, Konstantin Kosachev, takim ky i ndodhur një muaj para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës “për të ndëshkuar atë çka iu bë padrejtësisht Kosovës”. “Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në subjekte që tregtojnë produkte të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, në magazina frigoriferike, në supermarkete dhe fastfood-e. AKU ka gjobitur 13 subjekte me gjobë në vlerën 6.150.000 lekë, si dhe ka bllokuar sasinë prej 21.840 kokrra vezë dhe produkte sallamerie të pasigurta për konsum. Njoftimi Vlorë, AKU ndëshkon 13 subjekte për tregtim të ushqimit të pasigurt Në Qarkun e Vlorës, trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, në magazina frigoriferike,…
Policia e Sarandës është shpallur në kërkim një 25-vjeçar, pasi ka qëlluar me automatik në ajër. Mësohet se i riu pas një konflikti për kullotën ka marrë automatikun dhe ka kanosur dy persona, duke qëlluar me armë në ajër. Më pas, ai ka hedhur armën në një zonë të pyllëzuar dhe është larguar. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, bazuar në inteligjencën informative se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, në fshatin Xarrë, Konsipol, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është…
Pak orë para protestës, deputeti Edi Paloka ka publikuar fotot e shqiptarëve nga Roma dhe Nju Jork. Sipas tij, një grup shqiptarësh janë nisur nga Roma për protestën kombëtare të opozitës, ndërsa boksieri shqiptar Eri Bramellari nga ringu ne Manhatan, ka pozuar me flamurin e PD. Reagimi i Edi Palokës Nga aeroporti i Romes deri ne Manhatan , shqiptaret dergojne mesazhin e tyre per protesten . Nje grup shqiptaresh qe jane nisur nga Roma per protesten dhe boksieri shqiptar Eri Bramellari nga ringu ne Manhatan, NY !
Tetë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete që janë shkatërruar pothuajse totalisht. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e qytetit. Përplasja e fuqishme ka ndodhur në kryqëzimin tek rrugët “Eqrem Qabej” dhe “Agim Ramadani”. “Rreth orës 02:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka konfirmuar…
Ambasada amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në Tiranë të shmangin këtë të shtunë zonat dhe rrugët përreth Kryeministrisë dhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku do të mbahet protesta e opozitës. NJOFTIMI Vendndodhja: Bulevardi Dëshmorët e Kombit – përballë Kryeministrisë. Data/Ora: E shtunë, 12 nëntor, duke filluar nga ora 16:00 Ngjarja: Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje…
Granit Cana, i cili u bë i njohur si konkurrent në Big Brother VIP, është pyetur gjatë një interviste për kushëririn e tij, ish-futbollistin e kombëtares Lorik Cana. I pyetur se çfarë nuk i pëlqen, tregoi duke qeshur se ish-futbollisti nevrikoset shumë shpejt. “Te Loriku nuk më pëlqen që bëhet nervoz shumë shpejt. Nëse ia prish qejfin, ai dallohet menjëherë sepse shtrembëron fytyrën. Nuk duhet t`i thuash jo Lorikut (qesh)”, tha Cana në Glamour Zone.
11 persona, anëtarë të një bande shqiptare të trafikut të drogës, janë arrestuar nga policia spanjolle. Lënda narkotike po transportohej në disa makina nga Madridi. Si rezultat i operacionit, u sekuestruan 13 kilogramë heroinë. Hetimet nisën në fillim të vitit 2022, pasi autoritetet spanjolle zbuluan një person që merrej me shitjen e sasive të konsiderueshme heroine. Metoda e gjetur për fshehjen e drogës ishte aq e pazakontë, sa u desh të zbulohej me rreze X. Deri më tani, janë zbuluar plot 10 automjete, brenda të cilave ishte fshehur heroinë. Përveç heroinës, autoritetet konfiskuan një kilogram hashash, gjysmë kilogram marihuanë, 57…
Ndërsa opozita do të mbajë këtë të shtunë protestën kombëtare, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë. Që prej ditës së djeshme kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Paris, ku merr pjesë në panelin e Forumit të Paqes. Ai ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, të disa momenteve nga forumi i mbajtur të premten në Paris. “MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një dite krejt të posaçme në Paris për Forumin e Paqes, ju uroj një fundjavë të bukur.”