Në fillim të viteve ’70, Arta Dade ishte studente e gjuhëve të huaja dhe u bë e njohur atëherë për faktin se prezantoi festivalin e 13-të në Radiotelevizion. Më pas, asaj iu propozua të bëhej pjesë e filmit Zonja nga Qyteti, por këtë rol ajo e refuzoi. Në vitin 1991, Dade u bë anëtare e Partisë Socialiste, duke nisur kështu një rrugëtim të gjatë në politikën shqiptare. Në një intervistë për Aulona Mingën, Arta Dade ka rrëfyer jo vetëm karrierën e saj në politikë, por është rikthyer shumë prapa në kohë, duke zbuluar shumë detaje interesante nga jeta e saj.…
Author: tirana
I ftuar në ‘Pikat mbi I’, analisti Artur Zheji duke iu referuar disa burimeve tregoi prapaskenat e takimit mes kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, për të arritur një dakordësi mes palëve. Aliebaj mohon të jetë takuar me ish-kryeministrin duke theksuar se ndarjet për çështje thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe a me takime sekrete por vetëm duke u përballur me të vërtetën. “Takimet “sekrete” dhe “prapaskenat” mund të jenë subjekt për ndonjë tregim apo roman, por jo për të përshkruar atë që po ndodh së fundmi në PD. Megjithë dëshirën e mirë…
Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita, është mbledhur Bordi i Transparencës në vendin tonë duke vendosur uljen e çmimit të karburanteve. Vendimi Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 11 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 10.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 957, – 4 nga data 1.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1023, – 40 nga data 1.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit…
Ministri i Mbrojtjes dhe njëkohësht dhe deputeti i PS-së, Niko Peleshi feston sot ditëlindjen dhe bën 52-vjeç. Në këtë ditë të veçantë për të, një urim special i ka ardhur dhe nga vajza e tij, Aleksia, e cila me këtë rast ka zbuluar edhe “frikën” e Niko Peleshit. Në një postim në Instagram, Aleksia shkruan se Peleshi nuk ka qejf ditëlindjet, pasi kur e uron i duket sikur po i thua se “sa qenka plakur”. Aleksia shton më tej shton se babai i saj është i vetmi person që e njeh në pëllëmbë të dorës dhe personi që e mbështet…
Për ata që duan të shikojnë dhe ndjejnë nevojën të kuptojnë.Për nesër Berisha ka bërë thirrjen e madhe.Neser ka protestën e jetës së vet dhe kërkon çdo laraman që t’i dalë në shesh. Nuk ka pretendime, nuk shfaq dasi, armiqësitë i ka vënë në pauzë dhe nesër i do të gjithë, në rresht pas tij, kundër regjimit të urryer.Berisha njihet prej dekadash si politikani që të vërtetat e veta di t’i fshehë thellë, di t’i kamuflojë, di t’i mohojë, di t’i shtrembërojë, di t’i modifikojë.Nesër ka shumë demokratë që do të duan të marrin pjesë në protestë. Zaten, ata regjimin…
Një ngjarje tronditëse është regjistruar në fshatin Porodinë të Korçës, pasi dyshohet se një person ka ngacmuar seksualisht nused e djalit të tij. Denoncimi është bërë nga vetë nusja e djalit dhe blutë e Korçës e kanë vënë nën hetim. “U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 72 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pas kallëzimit të bërë nga nusja e djalit të tij, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.” -thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit…
Një tragjedi e rëndë ka tronditur futbollin argjentinas. Samuel Rebollo, lojtari i të rinjve të Aldosivit, i ka dhënë fund jetës pak ditë më parë. 20-vjeçari stërvitej në divizionin e katërt që nga fillimi i vitit 2022 dhe ëndërronte të kalonte në kategorinë kryesore. Ai priste të nënshkruante kontratën e tij profesionale, por klubi e shkarkoi atë. Është rasti i dytë vetëvrasjes në pak më shumë se dy vjet në kompaninë Mar del Plata., ku në gusht 2020 Leandro Latorre, 18 vjeç, i dha fund jetës për të njëjtën arsye. Gjithashtu ka pasur një rast të ngjashëm muajin e kaluar,…
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën sa i takon akuzave të kësaj të fundit për projektin për portin e ri të Durrësit. Përmes një reagimi në Twitter Rama thekson se akuzat haluçinante ndaj një kompanie të huaj, është tallja e radhës ndaj shqiptarëve. REAGIMIAkuzat haluçinante kundër një kompanie ardhja e së cilës është përveç të tjerash një imazh i ri fitues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, janë tallja e radhës me ata shqiptarë që akoma i ndjekin pas këta të shitur, pa fe, pa atdhe, pa din e as iman… Synimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i…
Shkodër / Finalizohet si rezultat i një hetimi intensiv disamujor, operacioni policor i koduar “Tablets”. Magazinoi 710 kuti me medikamente mjekësore, të kontrabanduara nga Mali i Zi, me qëllim tregtimin e tyre në farmaci të ndryshme, arrestohet në flagrancë 60-vjeçari (farmacist). Të arrestuarit iu gjet në magazinë edhe një armë gjahu e municion luftarak. Procedohet penalisht një 58-vjeçare, administratore e njërës prej farmacive ku shtetasi i arrestuar tregtonte medikamente mjekësore të kontrabanduara. Procedohen penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, doganierë në PKK Hani i Hotit, për të cilët dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sekuestrohen…
Ish-Kryetari Bashkisë së Shëngjinit Salvador Kaçaj prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Lezhës. “Duke vleresuar dhe njohur shumë mirë komunitetin, anetarët e Partisë Demokratike, simpatizantët e kësaj forcë politike dhe vullnetin për ndryshim në qytetin tim të Lezhës, mendoj se ka kaluar koha për t’ia kthyer drejtimin e Bashkisë sonë, të grabitur nga Rilindasit, Edi Rama dhe Pjerin Ndreu, PD dhe demokratëve, aq të shumtë në numër e të fortë në zemër. Për të kërkuar votat tuaja në PRIMARET historike, realizuar nga Partia Demokratike une bazohem në një pafundësi arsyesh, që më lidhin me qytetin tonë të Lezhës. 1.…
Dy persona janë vënë në prangat e policisë, për veprën penale “dhunë në familje”. Bëhet fjalë për një 34-vjeçar nga Tirana, i cili ka dhunuar prindërit e tij në Kolonjë dhe një 71-vjeçar nga P[Pogradeci, i cili ka rrahur të bijën. Kjo e fundit është larguar nga shtëpia, pasi fillimisht mori ndihmë mjekësore në spital. Njoftimi i Policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ll. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në Leskovik, Kolonjë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij,…
Debate të shumta janë zhvilluar sot në Komisionin e Sigurisë mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa u miratuan ndryshimet ligjore për t’i kaluar procesin e vettingut të policisë AMP-së.Opozita ka kundërshtuar procesin e vettingut për policët, ndërsa deputeti demokrat, Ervin Salianji ka zgjedhur edhe të ironizojë kreun e AMP, Ardi Veliu. Deputeti kishte marrë një abetare me vete ndërsa tha se e kishte sjellë për t’ia dhënë drejtorit të AMP-së, Ardi Veliut, por ai mungonte në seancë. Salianji ia la “porosi” deputetëve të PS-së që t’ia japin abetaren duke thënë se po bën një kontribut që Veliu të mësojë shkrim e…