Të ardhurat nga tarifa në rrugën e Kombit kanë rezultuar më të larta se parashikimi në kontratën e koncesionit gjatë periudhës së zbatimit të saj nga viti 2018-2022. Në raportin e Monitorimit të Koncesioneve për vitin 2021 që u publikua së fundmi nga Ministria e Financave thuhet si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave nga trafiku Autoriteti Kontraktues mund të aktivizojë rinegocimin e kontratës me mundësi uljen e tarifës së kalimit në sheshin e pagesës. Të ardhurat e koncensionarit arritën në vitin 2021 në 2,5 miliardë lekë nga të cilat 1.7 miliardë lekë ishin të ardhura nga taksat në sheshin…
Author: tirana
Pas 13 orëve diskutimeve dhe përplasjeve të forta, ku mbizotëroi gjuha ofenduese e kryeministrit Edi Rama ndaj deputetëve të PD-së, seanca plenare e Kuvendit ku po diskutohet projektbuxheti dhe paketa fiskale 2023 u ndërpre mbrëmjen e kaluar. Seanca plenare e Kuvendit nisi në orën 10:00 të paradites dhe zgjati deri në orën 23:00, ndërsa do të vijojë sot në ora 9:00. Në projektbuxhetin e vitit 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë lekë. Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6 %, nga 3.7 % që pritet të…
Për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë këtë të enjte për në Paris me ftesë të presidentit francez Emanuel Macron, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes. “Nesër, pra të enjten, herët në mëngjes do të nisem për Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, bashkë me gruan time Ritën, e me ftesë të Presidentit Francez Emmanuel Macron. Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me…
Eni Dollani nga Gramshi, u gjend i vrarë pasditen e së martës në një plazh të Greqisë, nga një banor i zonës. Trupi i viktimës pasi ishte masakruar, u gropos një një varr të hapur. Policia e Sigurisë së Kalamatës ka mbërritur në gjurmët e autorëve të krimit të rëndë. Bëhet fjalë për një shqiptar 30-vjeçar dhe një greke 30-vjeçare, ndërsa në kërkim është bashkëpunëtor një tjetër 24-vjeçar rom. Sipas të dhënave të marra nga hetimi policor, motivi i autorëve ka qenë grabitja. Në veçanti, viktima dhe autorët dyshohet se po argëtoheshin mbrëmjen e së dielës në një lokal në…
Shqiptarët janë një popull që pi duahn në masë. Sipas pedagogut Edvin Zhllima, janë rreth 13 mijë familje shqiptare ndodhen në varfëri, për shkak të duhanpirjes. Sipas tij, në të ndikojnë edhe shpenzimet për përmirësimin e shëndetit, si pasojë e konsumimit të duhanit. “Ne shohim që jo vetëm shpenzimet e duhanit, por edhe shpenzimet për përmirësimin e shëndetit nga dëmi që sjell duhani, e çon një pjesë të familjes shqiptare, nga një nivel jashtë nivelit të varfërisë, në nivel varfërie. Rreth 13 mijë familje shqiptare, mund të hyjnë, ose hyjnë, sipas vlerësimeve tona, në të qënurit i varfër, vetëm për…
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me një lajm që u dha dje në Kuvend, nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Rama thotë se fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65-vjeç. “MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se me buxhetin 2023 fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç duke u kursyer gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
Eksodi i ri i rinisë shqiptare, është një nga pikat e dobëta të qeverisë. Dy studente të cilat synojnë të ikin jashtë vendit pasi të mbarojnë studimet, shprehën se është e padrejtë ti mbahen diplomat, pasi të gjitha studimet i kanë kryer me shpenzimet e tyre dha pa ndihmën e shtetit. “Sa i përket deklaratës së Kryeministrit për ti mbajtur diplomat tre vite, studentët janë revoltuar shumë se kostot i kanë hequr vetë me ndihmën e familjes dhe jo të shtetit. Këto janë tre vite minus, janë shkatërrim planesh. Ne mund të ikim jashtë ato tre vite të punojmë një…
Dashi Në dashuri përpiquni të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja reale. Me pak fjalë, duhet të bëni pak bilancin e situatës dhe të mos e teproni. Megjithatë, në punë, një mik mund t’ju ndihmojë. Një rrjet i dendur kontaktesh mbetet gjithmonë i dobishëm. Demi Në dashuri nuk është rasti të lini të sigurtën për të pasigurt. Në të vërtetë, do të ishte më mirë të përmbaheshit pas asaj që keni, veçanërisht në këtë fazë. Në punë kushtojini vëmendje financave, nëse keni nevojë të merrni një paradhënie ose të kërkoni një kredi. Binjakët Në dashuri nuk duhet të jeni shumë…
Këtë të enjte, moti do të jetë me mjegull në mëngjes ne verilindje dhe juglindje të vendit, gjatë ditës me diell dhe vranësira mesatare. Temperaturat minimale parashikohen 4-11 gradë, temperaturat maksimale do të jenë pa ndryshime 15-17°C në veri, gjatë ditës do të jenë 20-22°C në zonën e ulët dhe bregdet. oti do të jetë me mjegull në mëngjes ne verilindje dhe juglindje të vendit, gjatë ditës me diell dhe vranësira mesatare.
Kryetarja Lindita Nikolla theu rekordin parlamentar duke drejtuar seancën plenare për 11 orë rrjesht. Seancën më të rëndësishme të sesionit e drejtoi e vetme, në mungesë të nënkryetarëve, të cilët ndodhen në vizita jashtë vendit. Një seancë e vështirë, konfliktiale dhe tejet e tensionuar.
Romeo Veshaj dhe modelja e njohur Trejsi Sejdini janë fotografuar së fundmi nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Në fotot e publikuara, ata shihen shumë të qeshur më njëri-tjetrin teksa drekojnë në bregdet. Mos vallë ish-missi do të jetë e ftuara e radhës në programin e binjakëve Veshaj apo po lind një romancë e re në showbiz? Kjo mbetet për t’u parë.
Një nga personat e parë që u pyet në lidhje me vrasjen e Erjon Xhenjes, ishte edhe kamarieri i lokalit ku ndodhi vrasja. Një nga shumë dëshmitarët okularë në vendngjarje. Kamarieri i Lokalit Rreth orës 18:00 po luhej ndeshja Vllaznia-Kastrioti. Në këtë moment në lokal kishte shumë klientë sepse po shikonin ndeshjen. Ndeshja mbaroi diku nga ora 19:45 edhe shumica e njerëzve u larguan. Unë mblodha gotat dhe filxhanët e mbetur nëpër tavolina edhe i çova te banaku për t’i larë. Më pas u ula në tavolinën ngjitur me banakun duke u marrë me telefonin. Në njërën prej tavolinave ishte…