Eni Dollani nga Gramshi, u gjend i vrarë pasditen e së martës në një plazh të Greqisë, nga një banor i zonës. Trupi i viktimës pasi ishte masakruar, u gropos një një varr të hapur.
Policia e Sigurisë së Kalamatës ka mbërritur në gjurmët e autorëve të krimit të rëndë. Bëhet fjalë për një shqiptar 30-vjeçar dhe një greke 30-vjeçare, ndërsa në kërkim është bashkëpunëtor një tjetër 24-vjeçar rom. Sipas të dhënave të marra nga hetimi policor, motivi i autorëve ka qenë grabitja.
Në veçanti, viktima dhe autorët dyshohet se po argëtoheshin mbrëmjen e së dielës në një lokal në Kyparisia. Viktima dyshohet se ka pasur në posedim një shumë të madhe parash, që arrin në 10 mijë euro.
Autorët duket se e kanë kuptuar këtë dhe kur grupi ka dalë nga lokali, e kanë çuar 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës, ku e kanë goditur disa herë me një send metalik në kokë, duke e vrarë. Më pas ata e varrosën trupin në rërë për të fshehur veprën e tyre. 30-vjeçari shqiptar dhe 30-vjeçarja greke janë pikasur dhe arrestuar mbrëmjen e së martës në afërsi të Zevgolatio të Bashkisë Oichalia, ndërsa 24-vjeçari është ende në kërkim. Në fakt dy të arrestuarve iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat dyshohet se vijnë nga grabitja në kurriz të viktimës. Të arrestuarit me dosjen e ngritur në ngarkim të tyre u dërguan në prokurori, ndërsa hetimet e policisë vijojnë nga Drejtoria e Sigurimit të Kalamatës