Author: tirana

Ra aksidentalisht apo e hodhën? Është kjo pyetja që mban të veshur me mister ngjarjen e rëndë, që ndodhi më 13 gusht të këtij viti dhe që u mbajt e fshehur për tri muaj me radhë. Polica e Shtetit, thonë se ishte shoqja e saj që bëri denoncimin më 14 gusht se kishte humbur kontaktet dhe nisën menjëherë hetimet. 22-vjeçarja me origjinë nga Kenia J.A po lufton për jetën në një spital të Tiranës, pasi u gjet pa ndjenja poshtë pallatit ku banonte në një apartament në katin e dytë. E reja ishte e punësuar në një Kazino në qendër…

Read More

“Bedelë, pa fe, pa atdhe, gjela deti, kastraveca”, pë këtë fjalë të përdorura nga kryeministri Edi Rama ndaj deputetëve të PD-së, sipas Jorida Tabaku u përdorën për të mbrojtur Rama një aferë. “Sa herë përdoret ky fjalor, dihet se po mbrohet një aferë. Sa herë rritet krimi, droga. Ju kujtohet droga me avionë? Kjo gjuhë tregon nivelin e politikë-bërjes se kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Tregon edhe këtë mënyrën e vjetër të politikës që ka kapur për fyti që ka kapur parlamentin, politikën. Llumin ku është politika shqiptare. Nuk e kam lexuar dokumentin e portit të Durrësit, se po luftojmë…

Read More

Sadio Mane nuk do të udhëtojë në Katar për të luajtur Botërorin. “L’Equipe” ka konfirmuar se sulmuesi i Bayern Munchen ka pësuar një dëmtim më të rëndë sesa mendohej, gjatë ndeshje së djeshme kundër Ëerder Bremen. Futbollisti senegalez kërkoi zëvendësim që në minutën e 20 të ndeshjes, për një shqetësim në gju. Fillimisht u mendua se nuk e rrezikonte Botërorin, por vizitat e sotme treguan se koha e rekuperimit do të jetë e gjatë. Të premten do të publikohet lista e lojtarëve të Senegalit, ku Sadio Mane nuk do të jetë.

Read More

Ndryshe nga dita e enjte tradicionale, këtë të mërkurë Kuvendi është mbledhur për të diskutuar paketën fiskale dhe projekt/buxhetin 2023. Në fotot e LSA-së, duket se kryeministri Edi Rama para se të merrte fjalën për të diskutuar me opozitën, u ul në vendin e tij duke pirë një kafe. Ndërsa fliste Enkelejd Alibeaj dhe debatonte me Taulant Ballën, Rama bisedonte me Elisa Spiropalin dhe Belinda Ballukun.

Read More

Ditën e djeshme, Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes dhe sipas asaj që është raportuar deri më tani, do t’i bashkohet “Top-Channel” për të qenë drejtuese e një emisioni politik. Duma nuk është personazhi i parë që heq dorë nga politika për ekranin. Luan Rama la politikën për median. Ai tashmë drejton emisionin “Drejt”, dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në politikë si Ministër i Brendshëm, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, si dhe deputet. Një tjetër figurë është edhe Erla Mëhilli, e cila ka qenë zëdhënësja e ish-kryeministrit, Sali Berisha për një periudhë të gjatë kohe. Pas këtij posti, ajo…

Read More

Forca ndërkombëtare shtesë po dërgohen në veri të Kosovës për të garantuar sundimin e ligjit. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell tha se trupa të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë, pjesë e karabinierëve italianë, kanë zbarkuar dhe do ta mbështesin përkohësisht EULEX-in. “Në këto kohëra të tensionuara në Kosovë, misioni i BE-së për sundimin e ligjit EULEX përmbush detyrën që ka për të garantuar stabilitet: Forca Europiane e Xhandarmërisë, pjesë e Karabinierëve, mbërriti atje ne qëllim të përforcojë përkohësisht Njësinë Policore të EULEX-it. Ky mision do të vazhdojë të mbështesë një mjedis të sigurt”.…

Read More

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se paga minimale pritet të rritet në 38 mijë lekë gjatë vitit të ardhshëmm gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, ku diskutohej për buxhetin e vitit 2023. Rama u shpreh edhe se në 6 mujorin e parë, paga minimale do të rritet në 36 mijë lekë dhe në 6 mujorin e dytë, do të shkojë në 38 mijë lekë. “Do të rrisim edhe një herë tjetër nivelin e pagës minimale, që e kemi rritur dy herë këtë vit. Do e çojmë në 36 mijë lekë të reja, me synimin…

Read More

Pas fjalëve ofenduese dhe gjuhës së shfrenuar, kryeministri Edi Rama nga foltorja e Parlamentit, akuzoi Partinë Demokratike se është paguar nga Rusia për të rrëzuar qeverinë. “Po të kishit ju fytyrë, nuk i bënit Shqipërisë ato që i keni bërë. Jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Juve mirë që nuk keni ditur çfarë keni bërë, por edhe sot nuk dini çfarë flisni. Pse duheshin derdhur paratë ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj? Për ta bërë Shqipërinë më të drejtë? Deri dje mund ta thonit që nuk i keni marrë ato para, por…

Read More

Me 62 vota, Kuvendi në seancën e sotme ka miratuar me procedurë të përshpejtuar pro projektligjin për Portin e Durrësit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se kjo do ta kthejë Durrësin në një pikë të rëndësishme të industrisë së turizmit. Thirrja e tij për deputetët e opozitës, është që të heqin dorë nga të shkuarit nga mbrapa Saliut symbyllurazi. “Thirrja ime është për deputetët e Durrësit që jo vetëm ta votojmë sot, por edhe në seancë që duhet ta votojmë pa humbur kohë. Shteti shqiptar ka negociuar për një kohë të gjatë dhe ka sjellë një kontratë…

Read More

Ambasadori i Britanisë në Tiranë, Alaistair King-Smith, ka folur për debatin që është krijuar së fundmi për emigrimin e shqiptarëve drejt Britanisë, ku gjuha diskriminuese dhe ksenofobike nga qeveria nuk ka munguar. Ai u shpreh i zhgënjyer nga raportimet e mediave britanike për Shqipërinë, të cilat shpesh herë i kanë cilësuar shqiptarët si kriminelë. Ambasadori u shpreh se e vlerëson shumë komunitetin shqiptar, ndërsa theksoi se Shqipëria është një vend i bukur dhe mikpritës. Një ftesë e pati për të gjithë britanikët që të vijnë të vizitojnë vendin tonë. “Jam gjithmonë i gatshëm për të pasur sa më shumë takime…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shfrenuar gjuhën në fjalën e tij që po mban në seancën e kësaj të mërkure në Kuvend, me një fjalor ofendues, fyes dhe bullizues ndaj deputetëve të PD-së. “Pa, fe, pa fytyrë, gjela deti, kastravec, bedela, laxhore lagjesh”, janë disa nga fjalët ofenduese nga Rama drejtuar deputetëve të grupit Basha-Alibeaj, të cilët e panë dhe bëjnë ndonjë batutë. “Buxheti 2023 diskutohet në kushtet e një krize. Kjo është arsyeja pse i thoni shqiptarëve ekzaktësisht, ca nga budallëku, ca se jeni bedel se nuk e kuptoni pse jeni këtu. Më e keqja është se ju tërheqin nga…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka vendosur që të rikthejë në burg ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllakon, pas kërkesës nga SPAK-u. Pala mbrojtëse pretendonte se lehtësimi i masës së sigurisë ishte i drejtë pasi SPAK-u kishte ezauruar të gjitha veprimet hetimore dhe se ish-deputeti nuk kishte rrezikshmëri shoqërore, as mundësi të dëmtonte provat, apo t’i shmangej hetimit. Ndër argumentet e paraqitura në seancën e 6 tetorit, kur u vendos edhe kalimi i Bllakos në “arrest shtëpie”, ishin paraqitur edhe rrethanat familjare të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nevoja e tij si kryefamiljar në përkujdesjen e tre fëmijëve të…

Read More