Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali: Rama u kthye në lypës për Atdheun

13:46 / November 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1667989117 R6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Buxheti i vitit 2023, është kthyer në “mollë sherri” mes deputetëve të PD-së, dhe qeverisë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në fjalën e saj në Kuvend, se opozita është e marrë peng. Sipas saj, mazhoranca ka punuar për të ardhmen e vendit, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat për kreun e PD-së, Sali Berishën dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

“Një e pjesë e madhe në këtë sallë është ndarë nga logjika. Vesi nuk ju del as nga humbjet e njëpasnjëshme, Haxhiu dhe Qamili do bërtasin. Ka probleme në Shqipëri, por a është vendi më mirë se dje, patjetër që po. Jemi në rrugë të mbarë. Bota, Europa dhe Rajoni kanë hyrë në epokën e rrezikut të madh, kjo kërkon qeveri të fortë.

Një pjesë e opozitës është e marrë peng nga një individ. Për t’ju thënë se sa të ndryshëm jemi, supozojmë se non-grata i anglo amerikanëve dhe Qamili i tij do ishin në pushtet në nëntor 2019, tërmeti shkatërrimtar mori përgjigje unike nga kjo qeveri. Kryeministri u shndërrua në një lypës zyrtar për Atdheun. Dora e shtrirë për solidaritet, mori mbështetje të pashembullt financiare. A mendoni çfarë do ndodhte nëse non-grata juaj të ishte në krye të qeverisë jo më larg se 3 vjet më parë.

Nuk do ti afrohej asnjë qindarkë sepse të gjithë do dyshonin se do shkoni për çaj boronicash. Haxhiu as vizë nuk do të merrte sepse amerikanët i kanë vënë vizën. Shqipëria u vu në agresionin hibride nga Irani, por vendi pas sërish veten në një fron me NATO, SHBA, BE. Rubla e çorbës është e gatshme të bëhet me djallin kundër Shqipërisë. Nuk dua të merrem gjatë me ta se historia do t’i mbulojë me turp. Buxheti i 2023 është dyfishi i buxhetit 2013, por sot kriza është më e rënde se pandemia”.

Edi Rama Elisa Spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.