Para Parlamentit të Malit të Zi në Podgoricë më 8 nëntor u organizua një protestë nga Forumi “Luça” dhe u mbështet nga partitë opozitare, në krye me Partinë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq. Disa qindra protestues u mblodhën nga qytetet mbarë Malit të Zi – duke bartur flamuj kombëtarë, të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës – dhe brohoritën slogane kundër Qeverisë teknike të Dritan Abazoviqit dhe partive që kanë shumicën në Parlament, në krye me Frontin Demokratik pro-rus. Kërkesa kryesore e protestuesve ishte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Disa nga mbishkrimet që protestuesit bartën thoshin: “Tradhtia nuk…
Author: tirana
Një djalë i ri është fotografuar duke ulëritur brenda kampit Manston në Angli ku mbahen emigrantët që mbërrijnë me gomone. I riu bërtiti për të tërhequr vëmendjen e gazetarëve e për t’i treguar kushtet e vështira në atë kamp në Anglinë jugore. Rojet e sigurisë u fotografuan duke iu afruar dhe qetësuar, por ai u tha se kishte 30 ditë që mbahej në këtë kamp. Ngjarja ndodhi vetëm pak momente pas një grup deputetësh anglezë nga tre grupe të ndryshme parlamentare vizituan qendrën. Më pas pesë roje të kampit e kanë tërhequr të riun duke e futur në ambientet e…
Gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, qeveria e Kosovës ka dhënë 6 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë, si dhe për mbështetjen financiare të familjareve të tyre. “Për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë si dhe mbështetjen financiare të familjareve të tyre gjatë këtij viti, janar e deri më sot, janë shpenzuar 6,304,327.67€”, u shpreh Ministria e Drejtësisë së Kosovës. Kujtojmë që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe njëkohësisht ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjendet në Hagë që prej 5 nëntorit 2020. Bashkë më Thaçin, të akuzuar janë dhe ish-eprorët e tij të UÇK-së, si…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 100-të të saj mori vendimin të mbajë mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë me 14 nëntor. Mbledhja e dytë mes dy qeverive mbahet me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. “Qeveria, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për mbajtjen e mbledhjes së dytë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Mbledhja është paraparë të mbahet më 14 nëntor të vitit 2022, në Shkup”,…
Rihanna ka zbuluar pse ajo dhe A$AP Rocky nuk e kanw bwrw publik emrin dhe fotot e djalit të tyre, gati gjashtë muaj pas lindjes së tij. Në një intervistë të fundit me “Associated Press”, 34-vjeçare reflektoi për rikthimin e saj në qendër të vëmendjes pasi mirëpriti fëmijën e saj të parë me të dashurin A$AP Rocky. Rihanna shpjegoi se oraret e ngarkuara të çiftit kanë penguar dyshen të zbulojë emrin dhe fotot e djalit të tyre në botë. “Thjesht nuk e kemi arritur ende, me të vërtetë. Ne vetëm po shohim punët tona.” tha ajo. “Por unë mendoj se…
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me Frontin për Shpëtimin Kombëtar, e cilësoi situatën në vend katastrofale. Duke akuzuar Ramën për përqendrim të të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, Berisha shtoi drejtësia, madje edhe ERE, funksionin siç do kryeministri. “Sot gjendja në vend nuk është alarmante por katastrofale. Një shpërbërje e shpejtë e qenies sonë. Rrënim dhe rrokullisje. Liria është e drejta e njeriut për vetëdisiplinë. Kjo që bën kjo qeveri duke abuzuar me lirinë, duke asgjësuar ligje, Kushtetutë e çdo gjë tjetër, shumë vështirë një diktator do i bënte me kaq shpejtësi. Në Shqipëri sot Kushtetuta është…
Prokurori i Tiranës, Julian Xhengo u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 14 shtator 2022 pasi u konkludua i papërshtatshëm për profesionalizmin, ndërsa gjetjet në kriterin pasuror dhe atë të pastërtisë së figurës u konsideruan në vlerësimin tërësor në kuadër të cënimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Xhengo i kundërshtoi barrat e provës në të tre kriteret e rivlerësimit, por pa mundur t’i përmbysë një pjesë të tyre që sollën dhe penalizimin e tij. Sipas KPK-së subjekti ka shfaqur mangësi profesionale të përsëritura, ndërsa është përfshirë në një situatë në dukje interesi…
Bananet janë një nga frutat më të shëndetshëm dhe më të përballueshëm në treg, por kur i konsumoni ato në mënyrë të tepruar, mund t’ju japë efekte anësore për shëndetin tuaj. Në artikullin e sotëm, janë listuar disa nga efektet anësore të ngrënies së tepërt të bananeve. Bananet janë fruta të shijshme dhe shumë ushqyese. Dikush mund ta shijojë këtë frut si meze të lehtë, ose si një shtesë për mëngjes në drithëra. Por, prisni, megjithëse bananet janë të shëndetshme, ekspertët thonë se ngrënia e shumë prej tyre mund të çojë në shfaqjen e problemeve kronike shëndetësore. Efektet anësore të…
Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve pasditen e sotme që të bëhen bashkë për protesta të fuqishme dhe zgjedhje. Ai theksoi se PD duhet të bëjë gjithçka që të garantojë procesin e votimit për shqiptarët ose ndryshe vendi jonë do të shfaroset. Berisha shtoi se sot Shqipëria ka një sistem identik me atë të diktaturës kur vendimet merren në mënyrë arbitrare nga një njeri i vetëm. “Sot gjendja në këtë vend nuk është alarmante por katastrofale. Është katastrofale në çdo aspekt. Është një shpërbërje e shpejtë e qenies sonë. Një rrënim dhe rrokullisje e cila shpesh herë mendoj se…
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield thotë se trysnia ndaj Rusisë do të vijojë derisa ajo të largohet nga Ukraina. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës së saj në Tiranë, ambasadorja Thomas-Greenfield e cilëson Shqipërinë si një partnere të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Zëri i Amerikës: Ambasadore Thomas-Greenfield, faleminderit për këtë mundësi. Bota sot po kalon momente të trazuar, në të cilat Këshilli i Sigurimit është angazhuar në linjë të parë. Megjithatë, ju keni gjetur kohën për të ardhur në Shqipëri. Cili ishte qëllimi i kësaj vizite, dhe çfarë biseduat me autoritetet…
Këngëtarja Ronela Hajati gjithmonë merr vëmendjen e mediave me postimet dhe reagimet në rrjetin e saj social “Instagram”. Ajo gjithnjë është treguar shumë e sinqertë kur ka folur për lidhjet dhe ndarjet e saj. Edhe këtë herë Ronela ka folur shumë hapur. Ajo është shprehur se nuk do të dashur, por vetëm shëndet dhe punë. “Të dashur nuk dua, larg mundësisht nga jeta ime ti xhind që dëshiron të marrësh vëmendje dhe kohë… Unë dua vetëm shëndet dhe punë”, ka shkruar Hajati.
Ndryshimi i stinëve nxjerr në pah nevojën e madhe për ta vënë organizmin në shina dhe për të forcuar sistemet tona të mbrojtjes. Mënyra më e mirë për të përshtatur me ndryshimet siç janë temperatura, rikthimi në shkollë e në punë, lodhja e të tjera këto janë jo vetëm nëpërmjet ushqimeve por edhe suplementëve të vitaminave. Vitaminat më të rëndësishme që duhet të merrni në vjeshtë: Organizmi ka nevojë për shumë ushqyes, vitamina e minerale që të përshtatet me ndryshimet e stinës dhe angazhimet ditore. Vitamina D Trupi i njeriut prodhon vetë vitaminën D kur është i ekspozuar në diell…