Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Shqiptarët jo pushtues”, Begaj kritikon Anglinë në Kukës: Jepuni viza dhe si punëtorë sezonalë

12:56 / November 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 38
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa dënon etiketimin e shqiptarëve si pushtues nga ana e sekretares së Brendshme të Britanisë, nga Kukësi, Presidenti Bajram Begaj tha se në këtë qytet të hapet një mikro-konsullatë dhe që qytetarët të ikin me viza të rregullta të përkohshme.

“Shqiptarët nuk mund të etiketohen si pushtues, ata jetojnë kudo në botë. Nuk jam aspak dakort me deklaratat e ministres britanike. Shqiptarët s’janë pushtues. Investimet të ndihmojnë shqiptarët në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi. Britania të hapë një mikro-konsullatë në Kukës. Qytetarët të ikin me viza të rregullta të përkohshme”.

Po ashtu kreu i shtetit, tha se i ka kërkuar qeverisë britanike që investimet e saj t’i bëjë në drejtim të zonave ku ka emigrantë. “Rruga e duhur është që investimet të bëhen të prekshme nga qytetarët, të mos jenë vetëm në kuadrin e këshillimeve, por të jenë investime me qëllim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë, të punojnë e të jetojnë në Kukës, Dibër, Has e Tropojë”.

Presidenti komentoi edhe për situatën në veri të Kosovës. “Mesazhi im është që të ruhet qetësia dhe të vazhdojë dialogu, sepse vetëm përmes tij mund të arrihet zgjidhja e problemit. Situata globale në tërësi është e cenuar, situata është e qetë por shumë e brishte dhe në çdo kohë mund të ketë tensione. Ne si komb duhet të ruajmë qetësinë dhe të mos biem pre e provokime”.

bajram begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026

“Nuk do jeni vetëm”, Hita mesazh efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

14:08 / October 19, 2026

Parlamenti Europian reagon për protestat në Shqipëri: Dënojmë dhunën e përdorur

13:32 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.