Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj dhe Rama në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit: Dikur me plehra, por sot me 7 ura

12:31 / November 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 11 08 at 11.57.13 AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Bora Muzhaqi, ishin sot në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit, u shpreh se Tirana dhe Kamza nuk ndahen më sot nga një lumë i mbushur me plehra, si dikur, falë zhvillimit dhe investimeve nga bashkia dhe qeveria.

“Jam shumë i lumtur që jemi këtu, bashkë me kryeministrin, në këtë tur në Paskuqan dhe Kamëz. E kemi nisur me disa takime, por qershia mbi tortë është gjithmonë takimi me të rinjtë. Tirana dhe Kamza rriten si dy anë simetrike buzë lumit, në një lumë që dikur ishte i mbushur me plehra dhe na ndante, por tani po ndërtojmë 7 ura, me ndihmën e Edit dhe një punë të Bashkisë së Tiranës, që na bashkojnë mbi një lumë jo më të pistë, por një lumë të pastër,” tha Veliaj.

“Kur e kam filluar unë punën si aktivist dhe angazhohesha në skuadrën e Edi Ramës, kanë qenë zgjedhjet e vitit 2011, një nga idetë vizionare ishte se si Bulevardi i Tiranës, nga një copë e qytetit që e ndante lumi, të kishte mundësi të vazhdonte në anën tjetër, të kishte mundësi që dy parqet, Parku i Madh i Liqenit të Tiranës dhe parku i Paskuqanit të bashkoheshin. Asnjëherë nuk është vonë për t’ju kthyer pas një ideje të mirë. Jam shumë krenar që ajo ide e Edit në atë kohë, sot po bëhet realitet”,– kujtoi kryebashkiaku.

Veliaj tha gjithashtu se ashtu si Parku i Liqenit të Tiranës që sot është i tejmbushur me pemë edhe ky park i ri që i shtohet qarkut të Tiranës do të jetë një tjetër mushkëri për kryeqytetin falë pemëve të mbjella.

Veliaj së bashku me Kryeministrin Rama, ministren Muzhaqi dhe kryetarin e Bashkisë së Kamzës rakip Suli zhvilluan një bashkëbisedim me të rinjtë e zonës së Paskuqanit.

Edi Rama Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.