Qeveria ka gjetur paratë për të përfunduar rrugën Qukës-Qafë Plloçë. 47 mln dollarë janë dhënë nga Fondi Saudit për Zhvillim, që kantieri i hapur 11 vite më parë të mbyllet në pjesën e mbetur. Puna për rrugën duhej të mbyllej në vitin 2019, por nevojat për financime shtesë kanë bërë që ajo të shtyhet me 5 vjet të tjerë. Dhe me paratë në dispozicion do të ndërtohen një sërë veprash inxhinerike. Të gjitha punimet do të mbyllen në vitin 2024 Aksi është pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë dhe parashikon të ulë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje…
Author: tirana
51-vjeçari me iniciale Y.M., i cili ishte në kërkim që nga 1 nëntori, u gjet i vdekur në Selanik të Greqisë. Siç raportojnë mediat greke, ai ishte nisur atë ditë për të punuar në zonën e Arethousa së bashku me një 59-vjeçar grek. Policia njoftoi se shqiptari u lëndua rëndë në vendin e punës me sharrë elektrike. Sakaq, kolegu u tij grek e la të plagosur me gjakderdhje, duke u larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e të birit. Babë e bir janë arrestuar për armëmbajtje pa leje, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre u gjetën…
Procesi i Primareve brenda Rithemelimi po nxjerr emra të rinj të kandidatëve potencial të cilët priten të përballen me njëri-tjetrin, në votime të brendshme të anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së së Berishës. I pari që shpalli kandidaturën për Primaret në Korçë është mjeku Gjergji Gjata, një emër i përfolur në strukturat e PD-së në Korçë. Nëpërmjet një deklarate në faqen e tij zyrtare në facebook për shpalljen e kandidaturës, Gjata thotë: “Te nderuar miq dhe dashamirës, Demokratë dhe demokrate! Nisur nga kërkesa e vazhdueshme e shumë prej jush, por edhe ndjeshmërisë njerëzore dhe qytetare, për ti shërbyer njerëzve dhe qytetit…
Doktori i njohur Flamur Topi bëri një telefonatë surprizë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të shprehur mendimin e tij për puthjen e fëmijëve në buzë. Mjeku shpjegon se nga ana mjekësore, kjo nuk sjell asgjë të mirë për fëmijën pasi të rriturit transmetojnë sëmundje të rënda tek ta. Flamur Topi: “I paharruar, i madhi profesori Hamdi Sulçebe ka qenë një mjek edhe i familjes time dhe që i vogël, ai vazhdimisht këshillonte në radion e tij, në programin e vet të njohur, kurrë dhe kurrë mos i puthni fëmijët, në aspektin mjekësor, gjithnjë. Ai thoshte që nëpërmjet…
Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku deklaroi se muajt në vijim do të rritet përkrahja sociale për shtresat në nevojë. “Bashkitë janë duke marrë masa për fokus të veçantë te mbështetja sociale. Duke pasur parasysh që kriza ekonomike dhe rritja e inflacionit ka impakt te këto grupe shoqërore. Përkrahja sociale të paktën në Bashkinë e Tiranës do të vazhdojë dhe do të rritet. Do të shohim mundësinë si në muajt në vijim tí vijmë në ndihmë shtresave në nevojë përtej 6%. Jo vetëm me buxhetin tonë të…
Aknet janë një gjendje e zakonshme e lëkurës që prek gati 10% të popullsisë së botës. Shumë faktorë kontribuojnë në zhvillimin e akneve, duke përfshirë prodhimin e sebumit dhe keratinës, bakteret që shkaktojnë akne, hormonet, poret e bllokuara dhe inflamacionin. Lidhja midis dietës dhe akneve ka qenë e diskutueshme, por hulumtimet e fundit tregojnë se dieta mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tyre. Këto janë 7 ushqimet që mund të shkaktojnë akne Drithëra dhe sheqerna të rafinuara Njerëzit me akne priren të konsumojnë më shumë karbohidrate të rafinuara sesa njerëzit me pak ose aspak akne. Ushqimet…
Ndërsa na ndajnë pak ditë nga protesta e opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë fjalën e dy fermerëve dhe thirrjen e tyre për t’iu bashkuar protestës së 12 nëntorit. Një prej tyre shprehet se situata ku qeveria ka sjellë vendin dhe fakti që për produktet bujqësore nuk ka treg në vend janë disa nga shumë arsyet për të dalë në protestë. “Në datën 12 dua të shkoj e të protestoj për katastrofën që na ka sjellë kjo qeveri gjatë këtyre viteve për bujqësinë. Mollët që i kemi rritur si fëmijë po i presim. Qepët e patatet i…
Ashtu si përditshmëria e çdo njeriu në jetën e tij edhe aplikimi për lotarinë amerikane në muajt tetor-nëntor, është kthyer në një rutinë vjetore edhe për pjesën dërrmuese të banorëve të juglindjes së vendit. Në të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime në internet në bashkitë e Korçës dhe Pogradecit, tabelat e aplikimit për lotari amerikane këto ditë janë më të dukshme.Një prej administratorëve të këtyre pikave na tregon për numrin e aplikimeve, moshat dhe profesionet. “Edhe këtë vit vijon trendi i zakonshëm, është rritur madje sepse është hequr kërkesa për pasaportë. Ka rreth 50 aplikime në ditë, kanë aplikuar të…
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka nuk ka pranuar që të jetë pjesë e primareve për Bashkinë Tiranës. Reagimi i tij mbi marrjen e këtij vendimi vjen pas propozimit nga anëtarësia. Ndërsa falënderon të gjithë demokratët që e kanë përkrahur emrin e tij, Paloka thekson se mbështetja e tij nuk do t’i mungojë kandidatit fitues për të arritur fitoren në kryeqytet. “Falenderoj te gjithe ata demokrate qe me kane propozuar si kandidat per Tiranen. Une vete nuk do te marre pjese ne primare por ju siguroj qe do te jem ne krah te kandidatit qe do te dale fitues njesoj…
Svetlana Timofeeva ndërtoi një karrierë duke fotografuar vende të braktisura rreth ish-Bashkimit Sovjetik. Ajo ka botuar dy libra me emrin e saj profesional, Lana Sator, të mbushur me imazhe të kapanoneve të braktisura të raketave, nëndetëseve të harruara dhe linjave të ndryshkura të tankeve të blinduara. Llogaria e saj në Instagram ka 250 mijë ndjekës. Më pas ajo u arrestua për spiunazh. Në gusht, policia në Shqipëri gjeti Timofeeva, një shtetase ruse 33-vjeçare, së bashku me dy shoqërues në një fabrikë armësh të shkatërruara në kodrat në jug të Tiranës, ku dikur ishin prodhuar pushkët AK-47. Hetuesit zbuluan kamera, dronë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën në veri të Kosovës pas daljes nga Kuvendi të 11 deputetëve të Listës Serbe dhe dorëheqjeve masive të zyrtarëve serbë. Në “Twitter”, kreu i qeverisë shkruan se autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe. Megjithatë, ai thekson se situata e krijuar mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut. “Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje…
Aktori Julian Deda ka treguar përmes një foto si e mori lajmin që do të futet në garë në primaret e PD për Tiranën. ‘Në mes të trafikut, të pluhurit dhe të zhurmave, që tani e tutje do t’i quajmë Erionizim’- shkruan ai. Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Deda është zgjedhur nga demokratët për të qenë pjesë e garës së primareve për kryeqytetin. Faza e shpalljes së kandidaturave për primaret e PD për Tiranën u mbyll ditën e sotme, 7 nëntor, dhe 7 kandidatët e Partisë Demokratike për primaret në Bashkinë Tiranë janë: Adriana KalajaBelind KëlliçiEnkelejda FejzoFatmir MerkociGerti BogdaniIlir AlimehmetiJulian…