Author: tirana

Motra e Gjergji Laçit, ka mohuar akuzat se vëllai i saj dhunonte familjen dhe se i ka ngujuar ata për 6 vite. Ajo ka komentuar edhe deklaratën e vëllait të saj në polici, se familjen e ngujoji pasi i mbronte nga e keqja. Për të vëllai i mbronte fëmijët nga sëmundjet që qarkullojnë, nga droga dhe mos prekeshin nga të këqijat. “Ka sëmundje jashtë, ka drogë, ka gjëra të pista jashtë. Jo duke i ngujuar brenda kanë qenë në shkollë fëmijët. Nuk i ngujoji nuk është e vërtetë. Nuk kishte mundësi ti regjistronte në gjimnaz. Nuk na lënë që të…

Read More

Gruaja e 52-vjeçarit Gjergj Laçi, thotë se prej 12 vitesh dhunohej nga i shoqi, i cili tashmë është arrestuar pasi prej 6 vitesh atë dhe fëmijët i ka mbajtur të ngujuar në banesë, si edhe ushtronte dhunë tek ta. “Kjo shtetase ka kallëzuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar prej 12 vitesh dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyre të vazhdueshme dhe të përsëritur ndaj saj dhe fëmijëve të mitur, dhe se fundmi i ka mbajtur te gjithë të mbyllur në shtëpi, duke i kërcënuar të mos dilnin jashtë. Dhunën fizike bashkëshorti i saj e ka ushtruar në prani të fëmijëve,…

Read More

Babai dhe motra e Gjergj Laçit, i cili akuzohet se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në shtëpi gruan dhe dy djemtë e tij të mitur, kanë një version ndryshe të historisë. Për ta 52-vjeçari nuk ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve, por se ai vuan prej vitesh nga sëmundje të shëndetit mendor. ”Djali i sëmurë, nuk e dhunonte gruan. Me ushqime dhe veshmbathje i mbaja unë, ata jetonin si ne kohën e komunizmit nuk punonin. Djali vuan nga probleme mendore, nuk kishte thënë se kishte konflikte. Gruan nuk e linte të punonte, kohët e fundit nuk e linte…

Read More

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë zhvilloi një takim me banorët e Shijakut, ku ka rikonfirmuar Elton Arbanën si kandidat i PS-së që të marrë një tjetër mandat si kryebashkiak në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Në fjalën e tij, Rama tha se Elton Arbana është kryebashkiaku që i ka qëndruar më afër komunitetit, se të gjithë kryebashkiakët e zonave të tjera të tërmetit.

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë numër 6 në Kombinat, kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri mes dy kushërinjve. Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Dorëz, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri kushëririn e tij organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë 40-vjeçarin me iniciale B.K, banues në Pezë të Madhe. ”Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit tip pushkë, në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”,-thuhet në njoftimin për shtyp.

Read More

Detina Zalli, profesoreshë shqiptare në Universitetin e Harvardit për shkencë, ka reaguar pas lajmeve të bujshme në Britani për emigrantët shqiptarë. Ajo shprehet se është ndjerë keq me etiketimet që iu janë vënë shqiptarëve duke i cilësuar si kriminelë. Zalli tregon rrugëtimin e saj për të mbërritur aty ku është dhe thotë me krenari se është shqiptare. Emigrantët shqiptarë janë tema kryesore e mediave britanike ditët e fundit, gjë që ka sjellë dhe një përplasje të ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe Sekretares së Brendshme Britanike, Suella Braverman. Ajo tha vetëm pak ditë më parë se shqiptarët po sillnin kriminalitet…

Read More

Deri më tani, në garën e primareve të PD-së për Bashkinë e Tiranës, kandidatë janë katër figura. Ish-deputetja Rudina Hajdari, komenton tre prej tyre. Në një intervistë për ”Euronews Albania”, Hajdari për Belind Këlliçin tha se ka anë pozitive dhe se ka fituar shumë beteja politike, ndërsa për ish-deputetin Gerti Bogdanin theksoi se është një figurë e spikatur dhe me ambicie. “Belind Këlliçi është një djalë i jashtëzakonshëm me fuqi shumë të madhe përsa i përket energjisë që ka. Ka një eksperiencë politike, ka pasur beteja që ka fituar dhe mendoj se ka shumë anë pozitive që i duhen bashkisë…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Në 24 orët e fundit zhvillova një sondazh elektronik mbi garën e Tiranës. Sondazhin e kreva duke shpërndarë linkun e pyetësorit me 3000 SMS krejt të rastësishme nëpër territorin e Bashkisë Tiranë. Pyetësorin e plotësuan në mënyrë krejt anonime 1605 banorë të rritur të bashkisë. Kampionin e ripeshova statistikisht, që ai ta përfaqësonte popullsinë e rritur të bashkisë sa më mirë politikisht, demografikisht dhe gjeografikisht. Intervali i gabimit statistikor është nga 0% deri në 2.5% Çiftet hipotetike të garuesve u alternuan në renditjen e pyetësorit për çdo 100 anketa të plotësuara, në mënyrë që kandidatët të kishin…

Read More

Gjatë një takimi këtë të hënë me banorët në Shijak, kryeministri Edi Rama u premton qytetarëve që u prekën nga tërmeti, se do të marrin banesat dhe dokumentacionit pa paguar asgjë. Teksa fliste para qytetarëve ku brenda nëntorit do të akomodohen 637 familje, Rama akuzoi mediat se ia kanë bërë gjakun helm me ata që thonin se shtëpitë nuk do t’i merrnin asnjëherë dhe se qeveria po i gënjente. Rama ka konfirmuar se kryetari aktual Elton Arbana do të garojë në siglën e PS-së, që të vijojë të jetë kryetar i bashkisë së Shijakut edhe pas zgjedhjeve vendore të 14…

Read More

Këtë të hënë është hedhur shorti i Champions League për fazën e 1/8-ve, teksa 16 skuadra kanë mësuar rivalët për fazën me eliminim direkt. Do të kemi dy finale të parakohshme dhe një ndeshje shumë interesante për Milanin. Liverpooli nuk ka qenë aspak më fat, pasi goglat e kanë vënë përballë një rivali të frikshëm si Real Madridi. As PSG e yjeve nuk do ta ketë aspak të thjeshtë, pasi shorti e ka vendosur përballë Bayernit. Milani ndërkohë nuk pritet aspak të thjeshtë kundër Tottenhamit, ndërkohë që Interi ka qenë me fat pasi do të përballet me Porton. Napoli nuk…

Read More

Këtë të hënë, pedagogët hodhën akuza duke thënë se përshkak të presioneve nga kryeministri Edi Rama, greva e urisë u anulua. Kurse kreu i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë shtypi nga selia blu, tha se pedagogët kanë mbështetjen e plotë të PD-së. “Përshëndes sindikatën e Universiteteve të vendit, për vendosmërinë, mbrojtjen që u bëri e u bën interesave jetike të pedagogëve, punonjësve, studentëve, intereave jetike të kombit shqiptar. Kjo sindikatë ka vendosur që të ndërpresë thirrjen për bojkot por të vijojë luftën e betejën. E garantoj që në çdo hap të saj ajo dhe cilado organizatë që mbron një…

Read More

Kryetari i degës së PD-së në Kamëz, Arjan Hoxha ka prezantuar kandidaturën e tij në primaret për Bashkinë e Kamzës, që të jetë ai kandidati i kësaj force politike për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Më herët kandidaturën e shpallie dhe ish-deputeti Asllan Dogjani. ”Qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, më shumë se kushdo tjetër, janë dëshmitarë të trajtimit diskriminues, tallës dhe poshtërues që iu është bërë nga qeveria e Edi Ramës për të vetmen arsye se ata kanë qenë kurdoherë besnik ndaj të djathtës dhe Partisë Demokratike. Diskriminimi ndaj këtyre banorëve mund të vërehej lehtësisht në deklaratat e mbushura…

Read More