Author: tirana

Mëngjesin e kësaj të hëne, zyrtarë policorë serbë kanë dorëzuar armët dhe uniformat e tyre në stacionin policor në veri të Mitrovicës. Dorëzimi i pajisjeve të rreth 300 policëve në këtë stacion policor do të bëhet gjatë ditës së sotme me orare të ndryshme. Në Mitrovicën e Veriut, të dielën u mbajt një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës. Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Read More

Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, ka fituar këtë të hënë pafajësinë në gjykatë, ku po gjykohej për “shpërdorim detyre” si pjesë e dosjes së tërmetit të vitit 2019. I pafajshëm është shpallur edhe Artur Terziu, pronari i një lokali në Durrës ku humbën jetën dy persona si pasojë e dëmeve të tërmetit. Në dosjen e prokurorisë pronari i lokalit akuzohej se kishte ndërhyrë në katin e parë në kundërshtim me rregullat. Nga hetimet e prokurorisë së Durrësit ka rezultuar se 44-vjeçari ka dobësuar muret dhe bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin…

Read More

OKB-ja i kërkon pronarit të ri të Twitter-it, miliarderit ekscentrik Elon Musk, të respektojë të drejtat e njeriut. Nga këndvështrimi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, avokatit austriak Volker Türk, fakti që Elon Musk pushoi menjëherë pas blerjes të gjithë ekipin e të drejtave të njeriut të shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter “nuk është një fillim inkurajues”. Avokati austriak i dërgoi një letër të hapur multimiliarderit, e cila u publikua në Twitter, ku shkruan se është “i shqetësuar për hapësirën tonë publike digjitale dhe rolin e Twitter-it në të”. Ashtu si të gjitha kompanitë…

Read More

Pse largohen të rinjtë, e jo vetëm ata nga Shqipëria? Në valën e shkrimeve dhe të diskutimeve edhe politike në Angli, gazetarja britanike Melanie McDonagh, thotë se kemi të bëjmë me një eksod të brezit të ri. ”Shqipëria është një shtet i dështuar. Mungesa e shtetit ligjor, ndjenja se vendi po drejtohet nga një vend i korruptuar për përfitimin e tij, pashpresa për perspektivat për ndryshim, narko-ekonomia”,-thotë ajo. Që nga ardhja e Edi Ramës në 2013 në krye të qeverisë, janë 700 mijë njerëz që kanë ikur. Nëse Rama dëshiron të dijë se çfarë fshihet në të vërtetë pas eksodit…

Read More

Teksa lufta ruse në Ukrainë është në ditën e 255-të, Kievi thekson se situata është nën kontroll dhe përjashton mundësinë e evakuimit total. Vijojnë paalajmërimet ndaj Teheranit se do të ketë pasoja të mëdha nëse bashkëpunon në krimet kundër Ukrainës. Furnizimi me energji elektrike do t’i nënshtrohet ndërprerjeve emergjente më shumë se sa pritej, për të përballuar krizën energjetike të shkaktuar nga bastisjet në infrastrukturat e Ukrainës. Sipas operatorit shtetëror të rrjetit Ukrenergo, ndërprerjet e energjisë janë planifikuar në Kiev dhe në 6 rajone të tjera: Chernihiv, Cherkasy, Zhytomyr, Sumy, Kharkiv, Poltava.

Read More

Personi i cili qëlloi mbrëmjen e djeshme me armë zjarrinë Kamëz është ende në arrati pasi policia nuk ka mundur ende ta identifikojë. Policia thotë se ai ishte ulur pas në një motomjet dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjeteve të parkuara, për pasojë, dy automjete kanë pësuar dëmtime. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Read More

Situata kritike në veri të Kosovës, bën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ti bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë të zgjedhin rrugën e bisedimeve dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në dhunë dhe përplasje. Një zëdhënës i ambasadës së SHBA-së në Prishtinë thotë për ”Kosova Press”, se Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre të dialogut dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale. Zëdhënësi amerikan në Prishtinë ka…

Read More

Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një promovim të projektit të parkimit modern që do të ndërtohet pranë stacionit të trenit në Durrës. Teksa iu uron ndjekësve një ditë të mbarë, kreu i qeverisë thekson në një postim në facebook, edhe se ky projekt multifunksional, do të ketë energji nga 1500m2 panele diellore. ”MIRËMËNGJES dhe me projektin e Parkimit modern Multifunksional pranë stacionit të trenit në Durrës, projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Durrës, ku përveç 400 vendeve për parkim, do të ketë edhe hapësira për shërbime dhe evente të ndryshme, e…

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ndodhet në Tiranë, në vizitën e saj të parë. Këtë të hënë, ajo do të zhvillojë takime me drejtuesit e lartë politik, si me Presidentin Bajram Begajn, dhe me kryeministrin Edi Rama. Në një reagim në “Twitter”, ajo thotë se “zbrita në Shqipëri për dy ditë, takime me drejtues të shoqërisë civile dhe qeverisë. Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”. Diplomatja e lartë amerikane u prit në Tiranë nga ambasadorja e SHBA-vë në Shqipëri, Yuri…

Read More

Dashi Gjatë këtyre dy ditëve keni bërë shumë, është koha të ndaleni dhe të reflektoni, sidomos në dashuri. Oferta të shkëlqyera në horizont sa i përket punës. Demi Pasditen e kësaj të hëne do të rikuperoni disa raporte. Ndiheni të lënë pas dore në punë. Konflikte po shfaqen me shenjat e Peshores dhe Akrepit. Binjakët Në çift keni pasur probleme edhe për shkak se disa vendime ekonomike nuk ishin të lehta. Për disa, një fazë e re vjen në punë. Gaforrja Pas një të kaluare të vështirë së fundi në dashuri, më në fund po vjen njëfarë kënaqësie. Në punë,…

Read More

Java nis me mot që është me kthjellime dhe vranësira mesatare në verilindje juglindje. Temperaturat minimale parashikohen 8-12 grade, temperaturat maksimale do të luhaten 14-17°C në veri, gjatë ditës do të jenë 21-24°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.

Read More

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar për situatën në Veri të Kosovës. Në një postim në “Twitter”, Xhaçka shpreh shqetësimin për atë që po ndodh në Kosovë, të cilën e përshkruan si një akt përshkallëzimi, në një kohë kur dialogu sipas saj duhet më shumë se kurrë. Reagimi i Ministres Xhaçka: Shqetësim për zhvillimet në veri të Kosovës 🇽🇰. Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është momenti kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë.

Read More