Aktori Julian Deda ka treguar përmes një foto si e mori lajmin që do të futet në garë në primaret e PD për Tiranën.
‘Në mes të trafikut, të pluhurit dhe të zhurmave, që tani e tutje do t’i quajmë Erionizim’- shkruan ai.
Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Deda është zgjedhur nga demokratët për të qenë pjesë e garës së primareve për kryeqytetin.
Faza e shpalljes së kandidaturave për primaret e PD për Tiranën u mbyll ditën e sotme, 7 nëntor, dhe 7 kandidatët e Partisë Demokratike për primaret në Bashkinë Tiranë janë:
Adriana Kalaja
Belind Këlliçi
Enkelejda Fejzo
Fatmir Merkoci
Gerti Bogdani
Ilir Alimehmeti
Julian Deda
Deri më 3 dhjetor është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.
