Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Mazniku: Muajt në vijim rritet përkrahja sociale për shtresat në nevojë

14:00 / November 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 11 07 at 1.50.08 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, deklaron se përkrahja sociale për shtresat në nevojë do ë vazhdojë të rritet në muajt në vijim. Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Mazniku deklaroi se kjo do të bëhet jo vetëm me buxhetin e drejtpërdrejtë të bashkisë, por edhe përmes bashkëpunimit me komunitetet e tjera publike.

“Bashkitë janë duke marrë masa për fokus të veçantë te mbështetja sociale. Duke pasur parasysh që kriza ekonomike dhe rritja e inflacionit ka impakt te këto grupe shoqërore. Përkrahja sociale të paktën në Bashkinë e Tiranës do të vazhdojë dhe do të rritet. Do të shohim mundësinë si në muajt në vijim tí vijmë në ndihmë shtresave në nevojë përtej 6%. Jo vetëm me buxhetin tonë të drejtpërdrejtë, por duke bashkuar forcat edhe me komunitetet publike apo fetare, që atyre familjeve në nevojë këtë situatë tí gjendemi më pranë”, deklaroi Mazniku. Nga ana tjetër, ai u shpreh se programi i kredive të buta do të vijojë edhe vitin që vjen duke theksuar se ka një program të përbashkët me qeverinë për këtë çështje.

“Sa i përket kredive kemi program të përbashkët me qeverinë. Qeveria ka mbështetur bashkitë kryesore me një program të posaçëm për kreditë e buta. Para pak ditëve u akorduan 486 fitues, kryesisht familje të reja sepse programi është i fokusuar te familjet e reja. Kemi një program të dytë që financohet nga buxheti i bashkisë për këtë çështje. Besojmë se është një program që do të vijojë edhe vitin tjetër edhe te mbështetja sociale nga qeverisja qendrore dhe nga bashkia”. Po ashtu Mazniku tha se buxheti për të gjitha bashkitë për këtë vit është 17% më i lartë se viti paraardhës duke shënuar rritje nga viti në vit.

Arbjan Mazniku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.