Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Trafiku i drogës, eksperti Softa: Shqipëria është një nyje mes Ekuadorit dhe vendeve të BE-së

09:09 / November 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eksperti i kriminalistikes Fatjon Softa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tonelatat me lëndë narkotike kapen pothuajse çdo javë në portin e Durrësit. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, flet për pozicionin e Shqipërisë, në raport me tregtinë e armëve dhe drogës pas një operacioni të organizuar nga Europol. Për të korridori ballkanik vijon të jetë shqetësues, duke shtuar se Shqipëria është bërë një nyje lidhëse mes Ekuadorit dhe vendeve të BE-së. Ai vë po ashtu në dukje se Porti i Durrësit ka qenë në vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare, pasi futet dhe qarkullon mbi 1 ton drogë në vit. Softa tha se grupet kriminale kanë shtrirë tentakulat në polici, organet e hetimit, gjykata dhe politikë.

“Ishte një nga operacionet e mëdha të organizuara nga Europol ku në përbërje ishin shumë vende, janë aktivizuar 16 mijë oficerë policie, kanë qenë jo vetëm vende anëtare të BE, por edhe vende jo anëtare si Shqipëria, Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, etj. Kjo tregon se korridori ballkanik vazhdon të jetë shqetësues, jo vetëm për drogën, por të gjitha fenonomet negative si prostitucionin, trafikimin e qenieve njerëzore, armët, lëndë të ndryshme.

Shqipëria është bërë nyje lidhëse mes Ekuadorit, një vendi tranzit ose përgatitës dhe furnizmit të BE me lëndë si heroina si dhe një pikë lidhëse për të kaluar lëndët më të lehta narkotike në drejtim të vendeve si Turqia . Janë përdorur të gjitha rrugët e mundshme, kufijtë tokësorë, ajrorë dhe Porti i Durrësit. Porti i Durrësit ka qenë në vëmendje të institucioneve ndërkombëtare, që po shkon gati 1 ton në vit që futet dhe qarkullon. Shqiptarët nuk janë më vetëm blerës dhe shpërndarës, por investitor. Mini-Shengenin kanë kohë që grupet kriminale po e përdorin.

Kanë pasur lehtësi në lëvizje dhe në aktivitetin kriminal. Sot kanë shtrirje dhe tentakula edhe në polici, organet e hetimit, në gjykata, lidhje në politikë, lidhje ndërkombëtare dhe kudo. Kanë një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik që u jep atyre këtë lloj sigurie. Fakti që ndalohen vetëm doganierët dhe punonjësit e portit tregon që steka nuk është ngritur. Kush e emëroi doganierin, kush është shefi i turnit, nga e mori porosinë që do vijë një mall dhe kaloje. Këtu po lëviz një mal me para dhe një mal me lëndë narkotikë. Këto po bëhen të përsëritshme, kjo kërkon një lloj seriozitetit ë vet qeverisë dhe faktorit ndërkombëtar.

Fakti që është lënë, se mund të ishte ndaluar në Pire dhe Spanjë, duhet të shkohet dhe të shihet kush janë pritësit, dhe pas këtyre pritësve kush është, sa është ky rrjet i organizuar. Plaga s’është çiban që të shtrydhet, por duhet ta operojmë! Nëse e kemi ndaluar në port s’e kemi lënë të shkojë në vendin e dërgesës. Është e thjeshtë për të ndaluar administratorin, pronarin dhe për të bllokuar asetet e asaj kompanie. Kjo u bë si një lojë tani. Është një problem kriminal që kërkojnë veprime ligjore. Nëse s’e kurojmë do vazhdojmë të kemi të njëjtin problem. Nëse s’i vendosim porta dhe kontrolle të rrepta ky trafik do vazhdojë të lulëzojë”,-tha në “MCN TV”.

Fatjon Softa Kanabis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.