Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili dyshohet se ishte shpërndarës kokaine.
Autoritetet në Rimini morën një denoncim në lidhje me një person i cili lëvizte me biçikletë gjatë gjithë natës dhe që kishte pasur takime të shkurtra me disa persona që dyshohet se kanë qenë duke blerë drogë nga shqiptari.
Policët, pasi e identifikuan, vendosën ta kontrollonin. Shqiptari nxori vullnetarisht një celular dhe një karikues nga xhaketa e tij, brenda të cilit ishin fshehur dhjetë mbështjellës plastikë me kokainë.
Gjatë kontrollit të celularit, bisedat e ndryshme konfirmuan përfshirjen e shqiptarit në trafikun e drogës.
