Author: tirana

Mbrëmjen e djeshme regjisori Eduart Grishaj promovoi filmin e tij “Sofia” ku shumë personazhe të njohur ishin të ftuar. Nga çfarë kemi parë në rrjetet sociale, vëmendje të madhe mori pjesëmarrja dhe mbështetja e Sara Hoxhës. Kjo e fundit shihet edhe në një foto të ndarë nga vetë Arbana Osmani në profilin e saj në Instagram. Gjithashtu edhe Sara e ka ripostuar foton në llogarinë e saj. Prania e Sarës mori vëmendje pasi së fundmi është diskutuar për një krisje të marrëdhënieve mes Arbana Osmanit dhe drejtueseve të “Top Channel”, Sara dhe Lori Hoxha. Kjo e fundit nuk ishte e…

Read More

Territori shqiptar përgjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke sjellë shira intensivë në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore. Ndërsa zonat Lindore do të kenë më pak reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë. Ndërkohë sipas “Windy”,…

Read More

Nis hetimi disiplinor për mësuesin e gjuhës angleze në shkollën 9 vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, Alban Fetolli. Komisioni i disiplinës dhe etikës së shkollës ka nisur hetimin pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar pranë drejtorisë së shkollës për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve nga mësuesi. Njëri prej fëmijëve të dhunuar, pohoi për mediat se disa ditë më parë gjatë orës së mësimit, mësuesi i ka goditur me bidon me ujë. Sipas tij, janë dhunuar 4 nxënës mes tyre dhe një vajzë. Në komunikim telefonik me drejtoren e DAR, Vinjola Rota, sqarohet se ngjarja po…

Read More

Prokuroria Vlorë sekuestron 3996.5 m2 tek Uji i Ftohtë me vlerë 1.2 milionë euro, ishte përvetësuar me dokumente të falsifikuara. Në datë 23/12/2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar kallëzimin penal të shtetasit F.M. Sipas akteve rezulton se kallëzuesi është një nga bashkëpronarët e pasurisë truall, me sipërfaqe 300m2 të ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë. Nga verifikimet e kryera nga ana e kallëzuesit, është konstatuar se një pjesë e pasurisë së tij që ai kishte të regjistruar, i ishte njohur në pronësi personave të tjerë, të cilët e kishin fituar atë nëpërmjet një procesi…

Read More

Një automjet tip kamioncinë në Fier ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Bëhet me dije se shkak është bërë një defekt elektrik. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit. Fier / Informacion paraprak Rreth orës 13:50, në bypass_in “Fier-Vlorë”, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamioncin, me drejtues shtetasin J. K., banues në Durrës. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Read More

Policia ka organizuar disa operacione në qytete të ndryshme të vendit, kundër veprimtarisë së palejuar të lojërave të fatit në Shqipëri. Për pasojë, janë arrestuar 4 persona dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë të cilët janë kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive nëpër lokale të ndryshme. Në Tiranë në pranga kanë rënë shtetasit L. J., 32 vjeç, dhe A. P., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën në flagrancë, në rrugën “Babë Rexha”, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre. Gjithashtu policia e Kavajës arrestoi shtetasin A. P., 45 vjeç, i cili në lokalin…

Read More

Gjatë fjalimit në Bashkinë e Tropojës kryeministri është përballur edhe me një situatë të papritur. Gjatë kohës së fliste, ai është hasur me kundërshtitë e një qytetari që ndërhynte gjatë fjalimit të tij. Kryeministri e ndërpreu fjalimin dhe kërkoi që ta largonin atë nga salla duke e këshilluar të shkonte tek foltorja. “PD në qeveri përmes përfaqësuese të vet bashkon qëndrimin dhe votën me delegacionin rus të partisë së Putinit në Këshillin e Europës për të votuar…” (ndalon fjalën). “Merreni përcilleni tani, tani këtu u ekzagjerua. Merre përcilleni. Hajde e mbarove detyrën, tani shko tek foltorja. Hajde ec tashi, mbajeni…

Read More

Kritika të ashpra ka adresuar në drejtim të opozitës kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet pasditen e së premtes në Tropojë. Në takimin e radhës në këtë bashki, kreu i qeverisë akuzoi PD-në se po ndjek linjën e Putinit pasi ky i fundit “kërkon që në vendet e NATO-s të ketë rrëmujë.” Duke sjellë në vëmendje thirrjet e opozitës për protesta, Rama tha se dëmi po i bëhet Shqipërisë, pasi për të fituar gjë nuk kanë. “Putini kërkon që në vendet e NATO-s të ketë rrëmujë. Zgjedhjet janë në maj. Çfarë dmth kjo, ne do vijmë, do marrim zyrën, do…

Read More

Donald Trump ka lënë të kuptohet se ai mund të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Gjate një fjalimi në Iowa teksa bënte fushatë për republikanët në zgjedhjet për Kongresin Amerikan që mbahen më 8 nëntor, Trump deklaroi se ai me shumë mundësi do të garojë sërish në vitin 2024. Trump, përsëriti pretendimin e tij të pabazuar se ai humbi në vitin 2020 për shkak të mashtrimeve zgjedhore.“Kam garuar dy herë. Kam fituar dy herë dhe në vitin 2020 kam marrë më shumë vota se sa në vitin 2016”, deklaroi Trump. Në Teksas muajin e kaluar, Trump tha:…

Read More

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, sot tha se mund të zhvillohet votimi elektronik në 14 maj dhe në 6 bashki të tjera të cilat janë: Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Fieri. “Në Vorë do zhvillohet votimi elektronik, në 6 bashki mund të zgjerohet, Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Fieri ne kemi kërkuar që nëse do jetë votomi elektronik, partitë bien dakord. Nëse janë paratë, ne i kemi bërë këto llogari dhe 6 bashki të tjera dhe kosto shkon 3 mld lekë, nëse do i kemi këto para dhe palët janë dakord që të zhvillohet ky proces, votim…

Read More

Shqipëria është kthyer në epiqendrën politike dhe mediatike të Britanisë së Madhe. ”Bandat shqiptare të drogës po përdorin kampet e emigrantëve në Francë si zona rekrutimi”, shkruan BBC, që ka dërguar edhe një ekip të Laknas, ku edhe nënvizohet se kriminelët vetëofrohen t’u paguajnë kalimin ilegal të atyre personave që pranojnë të punojnë në industrinë e drogës pasi të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar. BBC mes tjerash shkruan dhe për fuqizimin e rolit të grupeve shqiptare të trafikimit të qenieve njerëzore në Francë, dhe frikën e autoriteteve atje se kjo do të përfundojë në një konflikt të dhunshëm me rivalët…

Read More

Pas daljes nga SPAK-u, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se dëshmoi për rreth tre orë para prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, lidhur me çështjen e inceneratorëve. Në një prononcim para mediave, Tabaku tha se ka denoncuar grupin kriminal të inceneratorëve, si edhe se shumë shpejt do të kemi lajme të reja në fazën që ndodhen hetimet. “Unë që në 2018 kam denoncuar aferën e inceneratorëve në emër të PD. Kemi sjellë 3 kallëzime, për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe të Elbasanit. Solla 9 kallëzime të tjera. I pari ishte për raportin e komisionit hetimor dhe 8 të tjerët ishin…

Read More