Një histori çnjerëzore dhe tragjedike vjen nga Zvicra. Albrimi nga Kosova, bashkë me 4 djemtë e tij ka mbajtur 4 vajza si skllave për 16 vjet. Kjo histori tronditëse është publikuar nga gazeta “Blick”, ku në artikull nënvizohet se gratë u mbajtën si skllave për 16 vjet, pa e vënë re askush. Viktima e parë ka qenë nga Shqipëria. Dyshohet se babai i djemve kishte zgjedhur këto vajza për djemtë e tij në Zvicër. Ato ishin të moshës 14 dhe 17-vjeçare në momentin që filluar të trajtoheshin si skllave. “Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin…
Author: tirana
Bandat kriminale shqiptare janë në rritje në Mbretërinë e Bashkuar dhe dërgojnë qindra miliona paund të ardhura kriminale në Shqipëri çdo vit, sipas një investigimi të GB News. Një sërë biznesesh të ndryshme përdoren shpesh për të pastruar paratë, por shumica e të ardhurave nga krimi thjesht kthehen në Shqipëri përmes personave ose me automjete. Së fundmi 300,000 paund u gjetën në bagazhe në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar, me destinacion kryeqytetin shqiptar, Tiranën. Në një incident tjetër, oficerët e kufirit gjetën 500,000 £ të fshehura në një furgon në një port në Mbretërinë e Bashkuar. Grupet shqiptare të…
Tensione raportohen në veri të Kosovës, ndërsa ende po vijon zbatimi i planit të qeverisë për heqjen e targave të vjetra serbe. Policia tha se një automjet tjetër është djegur në Zubin Potok. Makina që i kishte ndërruar targat në RKS, ishte pronë e një personi të komunitetit serb të Kosovës. Autoritetet theksojnë përkushtimin për zbulimin e autorëve të këtij krimi, por edhe të zjarrëvënieve të tjera të orientuara ndaj automjeteve që kanë ndërruar targat në RKS. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili dënoi shkatërrimin e pronës private duke e konsideruar…
Çështja e emigracionit të paligjshëm në Britaninë e Madhe, është kthyer në një problem serioz, ku pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë. Ministrat janë duke hartuar në këtë mënyrë një plan, i cili parashikon kthimin e menjëhershëm të emigrantëve shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve pasi hyjnë në Britani kërkojnë azil. Më shumë se 38,000 emigrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe me varka të vogla përgjatë Kanalit deri më tani këtë vit. Rreth 12,000 raportohen si shqiptarë krahasuar me një total prej 800 vitin e kaluar dhe 50 në 2020. Emigrantët shqiptarë do të kthehen…
Pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço, teksa flet për vrasjen e ndodhur së fundmi te ”Kodra e Diellit”, thekson se është problematike rrezikshmëria në një zonë ku banojnë gjyqtarë, prokurorë. ”Na kanë ndodhur dy ngjarje në ”Kodrën e Diellit”, por mbi të gjitha aty banojnë shumë gjyqtarë dhe prokurorë. Aty ka roje. Në dy pika janë të armatosur, me vëzhgime kamerash, dhe këta kanë penetruar për të shkaktuar një ngjarje të rëndë. E para ka qenë për motive të dobëta. Problemi qëndron te rrezikshmëria e një zonë ku banojnë njerëz që gëzojnë mbrojtje të veçantë nga shteti me ligj. Duhen marrë…
Janë publikuar pamjet e aksionit të policisë së Durrësit në Hotel “Colombo” në Durrës. Shihet se një numër i madh efektivësh nga struktura të ndryshme të policisë mësyjnë brenda lokalit. Kjo godinë me vlerë 1 milionë euro u konfiskua me vendim të gjykatës së Durrësit, pasi pronari Pëllumb Tuda e ka vënë pasurinë me para të siguruara nga aktiviteti i tij kriminal.Me urdhër të prokurorisë janë konfiskuar edhe dy pallate në ndërtim. Vlera e tyre në treg arrin në 2 milionë euro. Pëllumb Tuda ishte vënë në hetim pasuror dhe gjykata thotë se tashmë rezulton e provuar që pasuria e…
Nga: Top Media Kryeministri Edi Rama reagoi sot në mëngjes, para nisjes në Berlin, me një Twitter, ku akuzonte emisionin Inside Story, me titull “Grabitja e fondeve publike”, për shantazh në kërkim të fondeve. Reagimi i Kryeministrit vjen si një seri sulmesh ndaj Top Channel, pas transmetimit të disa kronikave shqetësuese për publikun, siç është rritja e energjisë elektrike, rritja e naftës, largimi i të rinjve, taksimi i bizneseve etj. Për ta bërë më të besueshme për publikun, në reagimin e tij të fundit, Kryeministri Rama nxorri vetëm një faqe të një dokumenti, të dalë nga konteksti. Top Media sqaron…
Në Itali e bëjnë fakt që Luigi Di Biagio do të jetë trajneri i ardhshëm i Kombëtares shqiptare. Sportitalia e konsideron këtë lajm ekskluziv dhe tekniku pritet të mbyllë marrëveshjen shumë shpejt me Federatën shqiptare për të marrë stolin e Edy Rejës. Tekniku kishte marrë një ofertë nga Cosenza, por ka preferuar aventurën shqiptare. Nëse lajmet që vijnë nga Italia janë të vërteta, nuk përjashtohet mundësia që emërimi dhe firma në kontratë të realizohet menjëherë. Karriera si futbollist Si futbollist, ai u rrit te Lazio me të cilën debutoi si mesfushor me tipare mbrojtëse më 11 qershor 1989, teksa Juventusi…
Është dorëzuar krahu i djathtë i shqiptarit të cilësuar si “Esko” në Greqi dhe që organizonte një bandë kriminale. Mësohet se shqiptari tjetër i dorëzuar së fundmi në policinë greke, njihej me pseudonimin “Atzou”. Ai jetonte në arrati pas goditjes të organizatës kriminale që komandonte kampusin e universitetit. Shqiptari vendosi me nxitjen e avokates së tij, zonjës Stamatias Markou të vihej në dispozicion të autoriteteve. Mediat greke kanë nxjerrë informacione të reja për veprimtarinë e mafies shqiptare që vepronte në Universitetin Politeknik, me “tentakulat” e organizatës kriminale që kanë arritur edhe financimin e sulmeve me bomba, si ai në Maj…
Vijon të dalin detaje të reja lidhur me masakrën e 11 tetorit të vitit 2018, ku mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha por shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes. Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Lidhur me këtë ngjarje u akuzuan Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit. Këto dy të fundit ranë në pranga, ndërsa Laert Haxhiu vijon të jetë në kërkim që nga ajo ditë. Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt Hotel Volorekës në Pogradec…
Sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Florian Kali, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për buxhetin e vitit 2023, ka kërkuar rikonstruktimin e godinës së institucionit që përfaqëson. Po ashtu presidenca kërkoi rritjen e pagave dhe shtimin e numrit të punonjësve deri në 10 persona dhe gjithashtu një fond për rritjen e shpenzimeve të lidhura me veprimtarinë e presidentit. “Kemi nevojë për rikonstruksionin e godinës. Rikonstruksioni i fundit është bërë para 14 vitesh, kati i parë është i mbushur me lagështi. Kemi nevojë për lyerjen e godinës brenda dhe jashtë saj si dhe kthimi i godinës në parametrat e sigurisë…
”Klodian Tanushi”, është emri i një shkolle të re, kjo në nder të ”Dëshmorit të Atdheut”, majorit që humbi jetën në krye të detyrës në Letoni. Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në përurimin e shkollës në Qesarakë, me kushte dhe hapësira moderne. Kreu i qeverisë, tha në fjalën e tij se ky gjest tregon se sakrifica e majorit do të mbetet në kujtesën kombëtare, ndërsa vlerësoi punën e tij në shërbim të atdheut. Nga ana tjetër, kryeministri Rama u shpreh se shembujt të tillë duhet t’u prezantohen fëmijëve e të rinjve në shkolla si frymëzim për përkushtimin që…