Author: tirana

Kryeministri Edi Rama vijon që të tregojë sesi funksionon shantazhi mediatik nga Top Media Group. Përmes një postimi në Twitter, Rama zbulon se janë kërkuar 120 mln lekë nga AZHBR-ja, kjo për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. Kur kjo nuk ndodh, sipas kreut të qeverisë, pllaka kthehet përmbys dhe dynjasë i jepet një emision i tërë me gllabërim parash të bujqësisë. ”Një fabrikim nga fillimi në fund me gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, e ngjashme si dy pika uji me një fabrikim nga i njëjti kanal për Rilindjen Urbane”.…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka publikuar bilancin e punës për muajin tetor. SPAK bën me dije se janë dërguar për gjykim 8 procedime penale me 70 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 20 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 6 procedime me 50 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Njoftimi i plotë Mbi disa tregues statistikorë të punës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për muajin Tetor 2022. Janë paraqitur 9 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime…

Read More

Nga Dritan Demiraj Kur dëgjuam se të dy partitë demokratike ranë dakord të bashkëpunonin për zgjedhjet lokale të gjithe u gëzuam, megjithëse gjithë Shqiperia e di që ka vetem një PD dhe ajo është PD që drejtohet nga Prof Dr. Sali Berisha, tjetra është vetëm një bashkim njerëzish që drejtohet nga tre pazarxhinj, të cilët fatkeqësisht do ta përdorin dhe dëmtojnë atë edhe për pak kohë. Papritmas në momentin që filluan të diskutohen primaret e kandidatëve që kanë deshirë të konkurrojnë në zgjedhje, të cilat në fakt janë një risi në politikën shqiptare, grupi i pazarxhinjve duke e ditur se…

Read More

Një valë e re emigrimi e të rinjve shqiptarë është një nga shkaqet kryesore të mungesës së fuqisë punëtore, vuri në dukje Banka Botërore në raportin e fundit për zhvillimet rajonale. Banka analizoi se papunësia, korrupsioni dhe emigracioni mbeten shqetësimet kryesore të bizneseve në rajon. Rritja potenciale në Ballkanin Perëndimor pritet të forcohet gjatë viteve 2022–2030, ajo do të jetë nën presionin e zhvillimeve të brendshme rajonale. Banka vlerëson se tendencat e pafavorshme demografike do të ndikojnë negativisht perspektivat e rritjes në Ballkanin Perëndimor. Plogështia në përmirësimin e cilësisë institucionale, perceptimi i dobët mbi efektivitetin e qeverisë dhe kontrollin e…

Read More

Data 1-Ta tregon vetë data: Ti je një person vizionar dhe gjithmonë vendos trendet e reja. Ke një përkushtim që të gjithë e kanë zili dhe bën gjithçka për të arritur synimet e tua. Data 2-Ke një talent të jashtëzakonshëm për t’i gjetur zgjidhjen të gjitha problemeve. Intuita jote është e saktë në pothuajse të gjitha rastet. Data 3-Je mjeshtër në shprehjen e emocioneve. Për ty, çdo gjë vjen krejt natyrshëm, pa u munduar fare. Komunikimi është superfuqia jote. Data 4-Qëndrueshmëria dhe racionaliteti udhëheqin jetën tënde. Je një person i fortë dhe u gjendesh pranë të gjithëve. Data 5-Askush nuk…

Read More

Ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është drejt fitores së zgjedhjeve parlamentare, që u mbajtën më 1 nëntor në Izrael. Rezultatet e sondazheve kanë treguar se blloku i tij i krahut të djathtë ka fituar një shumicë të thjeshtë në Parlament, në krahasim me rivalët e tij. Një rezultat i tillë do të përbënte kthim dramatik të Netanyahut, i cili është rrëzuar vitin e kaluar nga pushteti, pas 12 vjetëve të udhëheqësisë. ”Jemi afër fitores së madhe”, u ka thënë ai mbështetësve në Jerusalem. Zgjedhjet e kësaj here janë konsideruar si votime për apo kundër kthimit të Netanyahut. Rezultatet zyrtare, që mund…

Read More

Negociatat mes dy grupeve në PD, që nisën në një kafene përballë Kuvendit, u mbyllën si muhabet kafenesh, pa bereqet. Të parët që lajmëruan mosmarrëveshjen mbrëmjen e së martës, ishin grupimi i Alibeajt, që nëpërmjet një qëndrimi zyrtar, njoftuan për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të vetëm. “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për t’i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore”, u deklarua nga grupi Alibeaj. Sali Berisha vuri theksin tek statuti, dhe nuk i kurseu ”kërcënimet”. “Statuti i 11 dhjetorit…

Read More

Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama i është rikthyer promovimeve të punëve qeveritare. Këtë herë përmes një video, Rama ka prezantuar spitalin e ri të Sëmundjeve Infektive, ku thotë se është gati të hapë dyert. ”MIRËMËNGJES dhe me Spitalin e ri të Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, rindërtuar nga pranvera në vjeshtë e tanimë gati të hapë dyert pas pak ditësh, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Media britanike ”The Sun”, pretendon se presidenti rus, Vladimir Putin është në fazën e hershme të sëmundjes së Parkinsonit dhe vuan nga kanceri i pankreasit. Për muaj të tërë lideri rus është shoqëruar nga thashethemet për sëmundje. Tani e-mailet nga një burim i inteligjencës ruse duket se konfirmojnë se 70-vjeçari është diagnostikuar me kancer dhe Parkinson. ”Mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por ajo tashmë po përparon. Ky fakt do të mohohet në çdo mënyrë dhe do të fshihet. Putini është i mbushur rregullisht me të gjitha llojet e steroideve të…

Read More

Dashi Do të jetë një ditë shumë interesante, në të cilën do t’ju duhet të qetësoni emocionet tuaja dhe të ruani qetësinë. Një ditë në të cilën emocionet do të jenë të këndshme, për aq kohë sa nuk ju kapë sentimentalizmi. Demi Sipas horoskopit mund të tregoni mënyrën tuaj të marrëdhënieve në një mënyrë të thjeshtë dhe pragmatike. Kushtojini vëmendje marrëdhënieve me të tjerët, për të shmangur keqkuptimet. Binjakët Do të jetë një ditë e veçantë për të shmangur ulje-ngritjet emocionale dhe për të ruajtur intensitetin në mënyrën se si i kryeni veprimet tuaja. Mundohuni të shmangni ndryshimet e humorit…

Read More

Këtë të mërkurë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësirave mesatare në zonën perëndimore. Temperaturat minimale parashikohen 5-12 gradë, temperaturat maksimale do të luhaten 20-23°C në veri, gjate ditës do të jenë 25-28°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim te forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More

Në momentin e hedhjes së shortit u cilësua si grupi i “ferrit”, por Grupi C rezultoi me vetëm një “padron”, që mban emrin e Bajernit të Mynihut. Kampionët e Gjermanisë, likuiduan Interin me rezultatin 2-0 në sfidën e fundit, duke e mbyllur grupin me pikë të plota, 6 fitore në 6 ndeshje, të ndjekur nga zikaltërit italianë me 10 pikë. Për sa i përket Kristjan Asllanit, mesfushori shqiptar u aktivizua titullar gjatë gjithë ndeshjes, duke bërë një paraqitje pozitive.

Read More