Author: tirana

Ka nisur puna puna për hapjen e 40 puseve të ujit të pijshëm në 8-të Njësitë Administrative të Bashkisë Mat.Lajmin e mirë e ka dhënë Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj. “Nis puna për hapjen e 40 puseve të ujit të pijshëm në 8-të Njësitë Administrative të Bashkisë Mat.Ky investim bëhet në bashkëpunim me Ambasadën e Katarit dhe shoqatën e Katarit.Puset do të hapen në Afërsi të Shkollave, Qendrave Shëndetësore, Kulteve Fetare dhe në afërsi të Njësive Administrative”, thekson Malaj.Banorët e Burrelit do të kenë brenda majit 2023 furnizim 24 orë me ujë të pijshëm.Pak ditë më parë, Kryeministri…

Read More

Një helikopter u rrëzua këtë të martë në Norvegjinë perëndimore, në një fushë jashtë qytetit të Verdal. Dy pasagjerë humbën jetën, ndërsa piloti mbeti i plagosur rëndë. Policia norvegjeze ka identifikuar pasagjerët e vdekur. Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua norvegjeze, të dy të moshës 68 vjeç. Mediat lokale raportojnë se helikopteri kishte bërë disa përpjekje për t’u ulur jashtë një zone me mjegull, përpjekje që rezultuan fatale.

Read More

Halloween është padyshim një prej festave më të preferuara. Edhe pse origjina e Halloween lidhet me përkujtimin e të vdekurve, në vitet e fundit ngjason më tepër me një konkurs veshjesh. Sigurisht që prej saj nuk do të shpëtonin as VIP-at të cilët çdo vit sjellin standarde të reja, veshje mahnitëse, por ndonjëherë edhe të pakuptueshme. Gjithesi kjo festë lejon të shndërrohesh në çfarë të duash prandaj ju sjellim më poshtë se si zgjodhen të dukeshin VIP-at tanë.

Read More

Edi Paloka ka reaguar pas njoftimit zyrtar të grupit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, në të cilin fajësonin PD-në për dështimin e negociatave. Në një prononcim për mediat, Paloka theksoi se nga deklarata e grupit të Alibeajt kuptoi se ata nuk kanë pasur asnjëherë qëllim bashkëpunimin, por zhbërjen e demokratëve dhe e statutit të PD-së. “Qëllimi i tyre nuk ka qenë bashkëpunimi, por zhbërja e vullnetit të demokratëve, duke lexuar këtë deklaratë këtë mendim arrij të nxjerr. Gjatë gjithë kohës, unë i kam krijuar të gjitha hapësirat e mundshme që ndërthurja e kandidatëve të PD ishte e plotë, janë ofruar…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj vendimit të grupit të Enkelejd Alibeajt për të braktisur negociatat për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kryedemokrati paralajmëroi se ata që prekin flamurin e PD, i kanë bërë hesapet shumë keq. “Të sigurt se ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq, do e shihni në ditët e ardhshme”, theksoi Berisha. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Grupi Parlamentar i PD njoftoi sot dështimin e bisedimeve me grupin e Berishës për të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale.

Read More

Aktori shqiptar, Olsi Bylyku, në faqen e tij të “Facebook” iu drejtua ndjekësve të tij me një pyetje: “Cila është ajo gjë që nuk e blen dot paraja?”. Mes qindra komenteve, tërhoqi vëmendjen ai i Princ Lekës. Në përgjigjen e tij, ai shprehet se koha, lumturia dhe dashuria janë tri elementë që nuk mund të blihen me asgjë.

Read More

Mbrëmjen e sotme Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Korçë ku gjatë fjalës së tij ka këshilluar të rinjtë që të punojnë online. Ai bëri me dije se po punohet për draftimin e një projektligji që rregullon pjesën legjislative për të gjithë ata që punojnë online. Më tej Rama tha me batutë se të rinjtë fitojnë aq shumë para online, saqë kanë frikë se i kap Drejtoria e Tatimeve të Korçës. “Fitojnë aq sa kanë frikë se i kap drejtoria e Tatimeve të Korçës, nuk kemi ende një legjislacion të rregulluar për ata. Po bëjmë ligjin për ‘nomadët digjitalë. Teknologjia të…

Read More

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në zonën e Oxhakut, në Tiranë. Burime bëjnë me dije se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se autori është identifikuar. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Read More

Pas largimit të papritur nga Top Channel, gazetari Sokol Balla rikthehet në ekran, këtë herë në Report TV që sapo ka hapur studiot e reja. Sokol Balla regjistroi spotin e tij të parë promocional për Report TV, duke përshëndetur me “ja ku jemi prapë!” një mesazh që qartësisht i referohet kthimit të tij pas ndërprerjes nga eksperienca e mëparshme televizive. Programi i Sokol Ballës do të titullohet “Real Story” dhe do të jetë në transmetim çdo të enjte në orën 21.00. Në ditën e parë do të jetë i ftuar kryeministri Edi Rama. “Pas një karriere të gjatë profesionale në…

Read More

45-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një 38-vjeçare greke dhe tentoi të abuzonte me një tjetër, ka dhënë dëshminë e tij pak pas arrestimit. Mediat greke raportojnë se 45-vjeçari ka pranuar krimin. Ndërkohë, ndaj tij rëndon gjithashtu edhe akuza për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka rrahur të ëmën. “Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin e alkoolit kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet të ketë thënë i akuzuari.

Read More

Ndërsa të gjithë segmentët e tregut të apartamenteve kanë shënuar rritje të fortë gjatë këtij viti, çmimet në bregdet po kalojnë përtej çdo pritshmërie. Një sondazh i realizuar nga Banka e Shqipërisë me një kampion që përmbante 230 shoqëri ndërtimi dhe agjentësh të tregtimit të pasurive të paluajtshme zbardh se tregu vijon të tregojë një kërkesë shumë të lartë, e cila pritet të mbetet e tillë edhe për dy vitet e ardhëshme. Vëllimet e shitjeve të raportuara kanë shënuar rritje në të gjitha zonat e vendit; rritja e vëllimeve të shitjes, e kombinuar me rritjen e çmimit në përgjithësi në…

Read More

Rrjeti social “Tik Tok” ka shfaqur probleme ditën e sotme. Kryesisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po hasin vështirësi me logimin në këtë aplikacion dhe ngarkimin e videove. Sipas DownDetector, problemet filluan rreth orës 15:21 dhe vijojnë akoma. Deri më tani, më shumë se 1200 probleme janë regjistruar në DownDetector, me 65 % të njerëzve që raportojnë probleme me aplikacionin, 23 % me lidhjen e serverit dhe 12 për qind me ngarkimin e videove. Disa përdorues të frustruar kanë hyrë në Twitter për të diskutuar ndërprerjen. “A ju ka rënë TikTok? Nuk mund t’i shoh postimet apo njoftimet e mia”,…

Read More