Kjo e mërkurë shënon edhe fundit e afatit për aplikimet për kreun e ri të SPAK-ut. Deri më tani 3 kandidatë kanë aplikuar për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion për 3 vitet e ardhshme. Prokurorët Edvin Kondilli, Adnan Xholi dhe Altin Dumani kanë depozituar kërkesën.
Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite.
Kreu i SPAK-ut është më shumë një administrator i institucionit dhe nuk ka asgjë në dorë të ndikojë mbi dosjet. Ai nuk mund t’i japë udhëzime një prokurori për hetimet. Kjo është e ndaluar me ligj.
