Kristjan Asllani e nis sot si titullar për herë të parë në Ligën e Kampioneve. Trajneri Simone Insagi ka vendosur t’i besojë mesfushorit shqiptar nga minuta e parë në duelin ndaj Bajern Mynih, duke pasur edhe qetësinë e kualifikimit të siguruar në turin tjetër të turneut.
Sfida e sotme mes dy skuadrave luhet më shumë për prestigj pas të dyja ia kanë dalë të kalojnë në turin tjetër, me Bajernin që ka siguruar vendin e parë dhe Interi të dytin, duke i lënë Barcelonës vendin e tretë.
