Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ndërtimet, Veliaj: Lejet janë për shkollat e reja dhe pallatet për familjet e prekura nga tërmeti

11:49 / November 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 11 01 at 11.44.43 AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur nga përurimi i shkollës së re “Luan Hajdaraga” edhe atyre që flasin për ndërtimet në Tiranë, duke nënvizuar se shumica e tyre janë vepra publike si shkolla apo pallate për të strehuar të prekurit nga tërmeti.

Ai përmendi ndërtimin e 40 shkollave të reja, lagjet e rindërtuara në Kombinat dhe te “5 Maji”, për të cilat tha se janë disa prej kantiereve ku është investuar më shumë.

“Dua t’i falenderoj të gjithë banorët për durimin. E di që betonieret hyjnë e dalin te Fresku, hyjnë e dalin te Teleferiku, janë një stres i madh për ta. I kuptoj edhe ata që mundohen të përfitojnë pak politikisht dhe thonë ‘na mbyti kjo, na mbyti ajo’. Dua t’ju kujtoj se shumica e lejeve të ndërtimit dhe shumica e punëve që ndodhin në Tiranë, nuk janë punë të privatit, por janë punët e bashkisë. Shkolla “Sami Frashëri” bllokoi “Rrugën e Barrikadave” për 3 vjet, por ishte ndërtim i yni, ishin betonieret e bashkisë, sepse donim që fëmijët të kishin një super shkollë aty. E njëjta ka ndodhur me shumë prej këtyre komuniteteve, sidomos ndërtimet në lagjen “5Maji” dhe në Kombinat. Pjesa më e madhe e mjeteve që lëvizin, dhe me të drejtë na stresojnë sadopak, janë tonat, janë kantiere të bashkisë, leje për pallatet që po ndërton bashkia për të strehuar familjet e tërmetit, sepse nuk mund të humbasim më shumë kohë me ritmin e atyre që në 4 vite nuk bënë asnjë shkollë, kurse ne mund të themi se në 4 vite bëmë 40 shkolla. Është një diferencë shumë, shumë e madhe”, u shpreh Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mundo Joven”: Shqipëria shpallet “parajsa e lirë” e turizmit evropian për 2026-ën

11:57 / June 6, 2026

Livadhet e Ketit, një pranverë e bardhë në zemër të Xibrës

09:41 / June 6, 2026

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.