Author: tirana

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është shprehur thellësisht i shqetësuar për marrëveshjen e Ukrainës për drithërat e Detit të Zi dhe e ka shtyrë udhëtimin e tij në Algjer për Samitin e Ligës Arabe me një ditë për t’u fokusuar në këtë çështje, tha të dielën një zëdhënës i OKB-së. “Sekretari i Përgjithshëm vazhdon të angazhohet në kontakte intensive që synojnë përfundimin e pezullimit rus të pjesëmarrjes në marrëveshje. I njëjti angazhim synon gjithashtu rinovimin dhe zbatimin e plotë të iniciativës për lehtësimin e eksporteve të ushqimeve dhe plehrave nga Ukraina, si dhe heqjen e pengesave të mbetura…

Read More

Java e 10-të foli totalisht në favor të Tiranës. Bardheblutë mposhtën 4-1 një rival direkt si Kukësi dhe, duke përfituar edhe nga humbja e Partizanit, janë vetëm 1 pikë larg kreut. Pjesa e parë nisi me ritëm, por golat do të vinin vetëm në fundin e këtij fraksioni. Florent Hasani bëri gjithçka vetë duke shënuar golin e avantazhit për bardheblutë në minutën e 43-të. Por goli i barazimit do të vinte shumë shpejt, pas 4 minutash. Edi Basha realizon për verilindorët pas një pasimi akrobatik të Gabriel Barbosës, me kroatin që mposht Visar Bekajn. Kukësi mbetet me 10 lojtarë në…

Read More

Në këtë puntatë të “Ka Një Mesazh Për Ty”, historia nuk vjen nga një e-mail në redaksinë e programit, por nga mesi i publikut të “E diela shqiptare”. Dhurata është prej një viti pjesë e publikut të emisionit dhe historia e saj u zbulua krejt rastësisht. Shumë e emocionuar, ajo ulet në vendin e të ftuarit të parë të rubrikës dhe mes lotëve që e mbysin, nis të rrëfejë për jetën e saj. Dhurata: Babai im ka bërë 30 vjet burg sepse kreu një vrasje. Doli nga burgu dhe u njoh me mamanë time, Dianën. Ajo ishte 24 vjeçe. Ardit Gjebrea: Pra…

Read More

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka importuar energji në vlerën e 7.6 milionë eurove për periudhën 31 tetor deri në 30 nëntor. Në bazë të tenderit vërehet se është importuar 42 mijë megavator me një çmim mesatar prej 181.81 eurosh. Por kjo sasi është më pak se gjysma e e energjisë që është kërkuar nga KESH. Blerja e energjisë është ndarë në dy periudha për të cilat në total sasia arrin në mbi 105 mijë megavator ndërkohë që Kesh ka mundur të sigurojë vetëm 42 mijë megavator. Për të plotësuar sasinë e kërkuar pritet që KESH të dalë përsëri në treg për…

Read More

Brazilianët po votojnë të dielën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ku përballen Presidenti aktual konservator Jair Bolsonaro me rivalin e tij të hershëm të majtë Luiz Inacio Lula da Silva. Të dy politikanët kanë qenë figura polarizuese, duke tërhequr tradicionalisht adhurimin, por edhe antipatinë e votuesve. Përballja mes dy rivalëve të vjetër do të përcaktojë nëse Brazili, vendi i katërt më i madh në botë që ka një sistem demokratik politik, do të vazhdojë të drejtohet nga politika e krahut të skajshëm të djathtë apo do të rikthehet nën drejtimin e një udhëheqësi majtist. Mbi 120 milionë brazilianë…

Read More

Elvana Gjata surprizoi me ndjekësit me look-un që kishte zgjedhur për Halloween. Ajo rikrijoi një nga paraqitjet më ikonike të Gilit, kur mori pjesë në festivalin e RTSH-së me këngën “Xixëllonja”. Kjo ka tërhequr vëmendjen e Gilit, e cila është shprehur shumë e lumtur me zgjedhjen e Elvanës. View this post on Instagram A post shared by GILI Official profile (@gili.official) Teksa ka ndarë disa foto dhe video të Elvanës, Gili ka shkruar: “E bukura Elvanë në fustanin e xixëllonjës”.

Read More

Ditën e sotme në qytetin e Vlorës një shtetas 70-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e tij të punës nga familjarët. Raportohet se 70-vjeçari me iniciale A. H. punonte si roje në një subjekt privat në lagjen “1 Maji” në Vlorë, ndërsa dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat, shtetasi H.…

Read More

Një të lënduarit nga aksidenti në Fushë Studën në Librazhd është dërguar me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Mësohet se Brian Dosku është nisur me urgjencë drejt Tiranës ndërsa tjetri është dërguar në spitalin e Elbasanit. Në Spitalin e Elbasanit është dërguar Baki Sejdini. Dy të rinjtë mbetën të lënduar pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një shtyllë.

Read More

Një zyrtar ukrainas ka thënë se Rusia ka hedhur në erë urën Krasna në rajonin lindor të Luhanskut ditën e sotme – një përpjekje e dukshme për të penguar forcat ukrainase, shkruan skynews. Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai tha se forcat ruse kanë frikë se ukrainasit janë afruar shumë ndërsa vazhdojnë kundërofensivën në rajon. Forcat ruse gjithashtu thuhet se hodhën në erë një urë tjetër pranë Kreminës ditën e djeshme. Luftimet e ashpra po zhvillohen në rajonin e Luhanskut ndërsa Ukraina po përparon drejt qyteteve të pushtuara nga Rusia, Svatove dhe Kreminna. Gjithashtu rruga midis qyteteve është kryesisht nën kontrollin…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë ditën e sotme në Facebook pamje dhe foto nga aktivitetet që ka zhvilluar së bashku me të rinjtë e LRI-së në Pezë një ditë pas Konventës Kombëtare të PL-së. Meta shkroi bashkangjitur fotove se “rinia është pjesa më vitale e kombit dhe se nuk ka angazhim më të rëndësishëm se sa ne të bëjmë gjithçka që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Atdhe”. “Pas përfundimit me sukses të Konventës Kombëtare, kënaqësi e jashtëzakonshme të isha sot me të rinjtë e LRI-së në Pezë. Rinia është pjesa më vitale e…

Read More

Qeverisë britanike po i kërkohet të nisë një hetim lidhur me pretendimet se telefoni i ish-kryeministres Liz Truss u hakua në kohën kur ajo ishte sekretare e jashtme. “The Mail on Sunday”, shkruan se agjentët e dyshuar që punonin për Rusinë ishin përgjegjës për hakerimin, por “BBC” shkruan se nuk mund ta verifikojë ende një pretendim të tillë. Mesazhet private midis zonjës Truss dhe zyrtarëve të huaj, përfshirë luftën në Ukrainë, ranë në duart e palëve të treta. Hakerimi u zbulua gjatë fushatës për garën e lidershipit, por lajmi nuk u bë publik.

Read More

Flamurtari fitoi të diel 2-0 me Orikun në Kategorinë e Parë. Në Vlorë, skuadra e Troisit fitoi derbin e qarkut falë golave të Flores dhe Iacovelli në pjesën e dytë. Do duhej minuta e 49 e ndeshjes që Flores të zhbllokonte ndeshjen dhe të qetësonte kuqezinjtë, teksa në të 66 minutë Iacovelli vulosi tri pikët. Me këtë sukses, Flamurtari mban vendin e parë me 17 pikë, tre më shumë se Dinamo që luan nesër në 13:00 në transfertë me Korabin. Dibranët janë në vendin e tretë me 12 pikë, njëjtë sa Skënderbeu dhe Besa. Të shtunën Besa fitoi me Lushnjën,…

Read More