Ish-presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, ka fituar një mandat të ri në pushtet, pas garës së ngushtë në zgjedhjet presidenciale ndaj presidentit aktual, Jair Bolsonaro. Da Silva ka fituar 50.9 për qind të votave, në krahasim me Bolsonaron, i cili ka fituar 49.1 për qind të votave, sipas Komisionit Zgjedhor. Edhe disa orë pas publikimit të rezultateve dhe reagimeve të liderëve botërorë, Bolsonaro ende nuk e ka pranuar humbjen.
Author: tirana
Mëngjesin e kësaj të hëne, Rusia ka nisur një sulm me raketa në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe ujit. Dy shpërthime u raportuan në Kiev, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna nëse ka humbje jete dhe të lënduar. Kurse autoritetet në Kharkiv raportuan se objektiv i sulmit të fundit të Rusisë ishin objektet kritike të infrastrukturës. Sulmet vijnë në një kohë pasi Rusia fajësoi Ukrainën për një sulm me dron në flotën e saj të Detit të Zi në Krimenë e aneksuar.
Të shtunën Partia e Lirisë mbajti Konventën e Parë, dhe mëngjesin e sotëm kryetari Ilir Meta, ka publikuar në facebook fjalën që mbajti një pedagog. Po ashtu Meta shkruar se liria po vjen, dhe se ajo do të mbizotërojë. ”Liria po vjen! Liria do të mbizotërojë! Ky ishte mesazhi i qartë i Konventës të parë të Partisë të Lirisë. Ndiqni mesazhet e Kristian Kinës pedagogut të ri të Fakultetit Ekonomik”,-shkruan Meta.
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video ku tregon se ka përfunduar shtresa e parë e pistës së aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Me këto pamje, kreu i qeverisë iu ka uruar ndjekësve në facebook, një ditë të mbarë. ”MIRËMËNGJES dhe me përfundimin e shtresës së parë të pistës së aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
Briken Sanaj u vra mbrëmjen e kaluar në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Mësohet se Sanaj kishte më shumë se një vit që ishte rezident te “Kodra e Diellit”, ndërkohë që prej shumë njerëzish në zonë njihej me emrin Anton Gjini. Viktima qenë duke mbyllur derën e garazhit dhe ka takuar më pas 2-3 shokë kur është qëlluar nga një distancë e afërt me automatik kallashnikov. Makina me të cilën udhëtonin autorët është gjetur më pas nga policia duke u djegur në zonën e Qafës së Kasharit, pranë një biznesi pllakash. Po ashtu Policia ka siguruar kamerat e…
Dashi Këtë të hënë pritet të rikthehen disa polemika të vogla në dashuri. Ju këshilloj t’u bëni një menaxhim të mirë. Edhe në aspektin e punës ka probleme, ndaj, nëse duhet të vendosni për diçka më mirë të veproni pasdite. Demi Nëse keni probleme me një person nga e kaluara, duhet të vazhdoni përpara duke mos e kthyer as kokën e as mendjen pas. Gjithçka që bëni në punë duket se nuk funksionon, por do të vijnë kohë më të mira. Binjakët Historitë që kanë lindur në tetor do të vazhdojnë edhe në nëntor. Probleme të vogla për t’u zgjidhur…
Kjo e hënë nis me mot me mjegull në verilindje në mëngjes, ku gjatë ditës do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale parashikohen 64-12 gradë, temperaturat maksimale do te luhaten 21-23°C në veri, gjatë ditës do të jenë të larta 26-28°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.
Të dhëna të reja janë publikuar nga grupi i hackerave “Homeland Justice”. Të dhëna të marra nga sistemet shqiptare janë bërë publike, bëhet fjalë për databazën e makinave shqiptare, të publikuara mbrëmjen e sotme grupi “Homeland Justice” Në databazën e publikuar të makinave shqiptare, është lista e automjeteve shqiptare, shasia e makinës, lloji, targa dhe emrër, mbiemrin e qytetarëve të cilën i kanë në pronësi dhe njësinë ku ata banojnë.Në dokument janë bërë të ditura, targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi.
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas trazirave të ndodhura pranë ambasadës iraniane në Berlin. Qytetarët të cilët ishin duke protestuar u sulmuan nga persona të maskuar të cilët më pas janë larguar me shpejtësi.Gjithashtu tre protestues kanë mbetur të plagosur dy prej të cilëve janë dërguar në spital. Autoritetet bëjnë me dije se autorët janë larguar me makinë. Qytetarët kishin zhvilluar protestë paqësore të shoqëruar me pankartat, “ Grua, jetë, liri”. Një nga sloganet e protestave që kanë tronditur prej javësh Iranin. Shtypja e protestave nga autoritetet iraniane ka lënë të paktën 160 të vdekur, duke përfshirë rreth 20…
Ligji i tërheqjes është një version modern i filozofive të lashta. Përmes konceptualizimit dhe përpjekjeve, ne mund të tërheqim elemente më pozitive dhe shanse të arta drejt vetes. Nëse imagjinojmë një shans apo një aspekt të realitetit dhe fokusohemi aty, duke punuar për atë objektiv, ne mund të manifestojmë dëshirat tona. Eshtë një koncept i thjeshtë që shumë njerëz e ndërlikojnë. Më poshtë është një listë e gjërave që ndodhin teksa fillojmë të forcojmë dhe zgjerojmë komunikimin tonë me universin. Ti ndihesh gjithmonë gati për ndryshim Ti nuk ke frikë të përballesh me frikërat dhe sfidat që ke përpara, duke…
Pesë vendime që duhet t’i merrni para moshës 30 vjeçe Të 20-tat e hershme dhe ato të vonshme janë periudha më e bukur në jetën e njeriut – ti je i ri dhe plot energji por njëkohësisht më i pjekur dhe më i ditur se dy vite më parë.Kjo periudhë e jetës është gjithashtu e rëndësishme për vendimet që ti merr në moshën 20 vjeçare dhe rrugën që do të ndjekësh më pas drejt së ardhmes. Këto janë disa vendime që ndryshojnë rrjedhën e jetës të cilat ti duhet t’i marrësh nëse dëshiron të kesh një jetë të lumtur dhe…
Jeta në ditët e sotme është shumë e komplikuar. Obligime të shumta, angazhimi në punë, prindërimi dhe jeta private janë shumë të rënda dhe nënkuptojnë presion dhe nivel të madh stresi seç ka qenë dikur. Mënyra e shpejtë e jetës është shkaktar i shpeshtë i ankthit, gjë që për pasojë ka ndjenjë të shtuar shqetësimi dhe frike të cilat mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet njerëzore, karrierë, por edhe në marrëdhëniet me miqtë. Disa njerëz mund të fshehin shumë mirë simptomat e ankthit, dhe u duket se është e lehtë të përballen me obligimet e përditshme, edhe pse në të…