Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka dhënë një mesazh për ndjekësit e tij në Tik-Tok. Mesazhi ka të bëjë me primaret për zgjedhjet lokale të 14 majit, të cilat Berisha i cilëson si një ndryshim epokal. ”Kandidatët e opozitës për zgjedhjet vendore, prodhimi më i mirë politik që vendi ka njohur ndonjëherë. Primaret, ndryshim epokal! Ato i japin fund kryetarokracisë, vendosin në piedestal votën e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike”. @prof.dr.saliberisha ♬ original sound – Sali Berisha
Author: tirana
As për muajin nëntor, fasha 800 kWh për orë nuk do të aplikohet për konsumatorët familjarë. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha në një dalje për mediat, se qeveria ka vendosur që ta shtyjë fashën edhe për muajin nëntor, njëjtë si për tetorin. “Shtyrjen edhe për muajin nëntor, edhe pse shi s’ka pasur asnjë pikë, qeveria ka vendosur se për shkak të mirë administrimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë që kanë dhënë efektet e para të uljes së shpenzimet të energjisë. Jemi ndër vendet e vetme, ku qeveria vazhdon të subvencionojë 80% të faturës. Nuk është e…
Jeta e 32-vjeçarit Lear Kurti është ende në diskutim. Vdekja e mistershme, dhe shumë pikëpyetje ka ngjarja që trazoi vendin për disa ditë, ku edhe protestat nuk munguan. Në emisionin “Me zemër të Hapur”, ka folur motra e Learit nga babai, e cila ndodhet jashtë vendit dhe ka rrëfyer detaje për vëllain e ndjerë. Si kanë qenë raportet e Learit me babain? Më ka thënë që nuk kishte shumë raporte me të atin, por ishte babai i tij dhe e donte. Learin nuk e shikonte ditë për ditë. Leari jetonte me Fatmirin. Babai nuk jeton më. Flisnit shpesh me babain…
Drafti që ekspertët e Reformës Zgjedhore kanë dorëzuar në komisionin e posaçëm ka shkaktuar debat mes deputetëve të opozitës. Për republikanin Fatmir Mediu, drafti është i panjohur për ta dhe nuk mund të diskutojnë mbi një dokument me të cilin ende nuk janë njohur. Ai madje ka kritikuar edhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, duke i thënë se është bashkëkryetar i opozitës, ndaj duhet të konsultohen para se të shkojnë në mbledhje. Mediu: Grupi i ekspertëve nuk mund të vijnë këtu pa i parë dhe pa i diskutuar këto. Tjetra e kam me ju zoti Alibeaj, ju…
Nga mediat në Britaninë e Madhe është thënë e stërthënë se shqiptarët përbëjnë 60 për qind të atyre që mbërrijnë në Britani me gomone, ndërkohë Home Office ka deklaruar javën e kaluar se 12 mijë shqiptarë kanë mbërritur gjatë verës. Referuar shifrave zyrtare mbi 39 mijë e 400 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit krahasuar me 28 mijë e 500 në 2021-in. Minstrja e re e Punëve të Brendshme, Suella Braverman, e shkarkuar nga Liz Truss dhe e ripranuar në kabinetin e ri nga kryeministri i ri Rishi Sunak, ka deklaruar se ajo dëshiron të shfrytëzojë ligjin e ri…
Nga selia blu, kreu i demokratëve Sali Berisha, kërkon dorëheqjen dhe largimin përfundimtar të Edi Ramës, duke e akuzuar se ka ngritur një sipërmarrje personale me inceneratorët. ”Edi Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që krijon sipërmarrje personale me 420 milionë euro të grabitura nga taksapaguesit sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet për djegësit. Sipërmarrja e Edi Ramës, e djegësve Tiranë, Fier, Elbasan është e vetmja në Evrope me imuniteti me të cilin shpallen në kërkim formalisht menaxherët dhe drejtorët, por faktikisht ndonëse të gjitha objekte krimi nuk konfiskohet asgjë dhe ata…
Një fund pa një fitues u pa në derbin ”shqiptar” në Spanjë. Takimi mes Kartagjenës dhe Granadës në La Liga 2 vendosi përballë dy bomberat e kombëtares shqiptare, Armando Sadiku dhe Myrto Uzunin. Futbollistët e nisën ndeshjen si titullarë me skuadrat e tyre, por në fund asnjë nuk mundi të lë gjurmë dhe ta fitojë atë, pavarësisht rasteve të shumta, veçanërisht nga Uzuni, dueli u mbyll me rrjeta të paprekura. Dy skuadrat janë në kuotën e 21 pikëve, 5 larg kryesuesve të Las Palmas.
Këtë të hënë, Komisioni i Ekonomisë po diskuton ndryshimet e paketës fiskale, ku në nenin 15 të njërit prej ligjeve parashikohet heqja e kompetencave të zyrave tatimore, për të zbatuar ligjin për të zbatuar procedurat tatimore. E pranishme në këtë Komision, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku hodhi akuza ndaj qeverisë për faljen që kërkon tu bëjë parave të pista. “Janë bërë disa ndryshime të cilat lidhen, është rritur koncepti i gjobës, deri në 10-fishim, për të ulur ekonominë informale, që të ulet përdorimi i cash. Nëse qëllimi është të ulet ulja e përdorimit të cash dhe të rritet në banka.…
Në protestën e kësaj të hëne, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka paralajmëruar se do të nisin grevën e urisë nëse qeveria nuk iu plotëson kërkesat për dy ditë. Sipas tij, të mërkurën në orën 16:00 nis greva e urisë. ‘ ‘Në këto kushte pas një diskutimi është propozuar që të kalohet në trajtën e grevës së urisë apo ngujimit, si e vetmja formë që e lejon ligji, që mund të bëjë efekt për të detyruar qeverinë që të vërë arsimin si prioritet kombëtar. Pasi e pritëm tre vite, i lamë dy muaj kohë për të reaguar, i…
Buxheti i Ministrisë së Shtetit për Rininë ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Sociale këtë të hënë, ç’ka ka detyruar kryetaren e këtij komisioni, deputeten e PD-së, Grida Duma që të mbyllë mbledhjen para kohe. Shkak është bërë fakti që ministrja Muzhaqi nuk e kishte në komision shifrën se sa fëmijë dhe të rinj ka Shqipëria sot, çka është konsideruar nga opozita si e papërgatitur për mbledhjen. Pjesë nga debati Duma: Sa të rinj dhe fëmijë ka Shqipëria në 2021, 2022 dhe 2023? E keni shifrën? Muzhaqi: Patjetër që e kemi, nuk mendova që do…
Në SPAK ditët e fundit janë paraqitur shumë politikanë, por këtë të hënë është paraqitur drejtoresha e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkië Tiranë, Frida Pashako. Ende nuk dihet arsyeja apo çështja për të cilën është thirrur.
Ministri Ulsi Manja i pranishëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, tha se është i habitur nga ankesat e të burgosurve në Elbasan për kushtet. ”Jemi njohur me ankesën e të paraburgosurve të Elbasanit, po e them hapur, u çuditëm se monitorimet në JVP sa i takon kushteve janë të përjavshme, nëse sot 80% e të dënuarve konsumojnë ushqimin në JVP do të thotë se standartet dhe norma ushqimore është e duhura. Ne mund të jemi të paragjykuar e kemi bërë analizën tonë, po atë ditë. Ftesa ime është e hapur, jeni të mirëpritur që të shkojmë në Elbasan”,-tha Manja. Deputeti…