Një tjetër prokuror shfaq interes për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Këtë të hënë Prokurori Edvin Kondili depoziton kërkesë dhe shpreh interes për drejtues të SPAK-ut, duke e çuar në dy numrin e kandidatëve që kërkojnë të marrin drejtimin e SPAK. Krahas Kondilit në garë është edhe prokurori Adnan Xholi, I cili dorëzoi kandidaturën e tij pak ditë me parë. KLP ka njoftuar se afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është data 2 nëntor, kur kandidatët duhet jo vetëm të dorëzojnë një CV por edhe të tregojnë në lidhje me eksperiencën në…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama thotë se ka një raport të thellë e të besueshëm për ecurinë e vendit, dhe ajo është Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian. Sipas Ramës, i cili komentin e ka postuar në Twitter, thotë se kemi të bëjmë me fakte, jo perceptime. ”Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian, fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time”,-shkruan Rama në Twitter.
Prezantuesja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira për Halloween është maskuar si ylli i popit botëror, shqiptarja Dua Lipa. Moderatorja ka përzgjedhur një kostum të Lipës, me të cilin u shfaq në një nga koncertet gjatë turneut “Future Nostalgia”. Bëhet fjalë për një komplet rozë, e që Shkira e ka kombinuar me doreza të ngjashme. “Duhej të dukesha si Dua Lipa në turne, por më shumë dukem si ‘Dua Lipa në shtatzëni’”, ka thënë Einxhel.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermierëve që ishin në turnin e tretë në spitalin e Traumës, ku Lear Kurti u deklarua i vdekur. Ata kanë qëndruar tre orë në prokurori dhe sipas kartelës, del se 32-vjeçari mbërriti pa shenja jete në spital. Mjekët kanë dhënë ndihmë mjekësore por ka qenë e pamundur që të kthehet në jetë. Vdekja është mbuluar me mister. Kjo ka ardhur si pasojë e deklaratave kontradiktore që kanë pasur në fillim mes policisë, AMP-së si edhe spitalit të Traumës. Opozita dhe familjarët hedhin akuza se i riu është dhunuar në…
Edhe këtë të hënë pedagogët do të zhvillojnë protestën e radhës. Protesta pritet të nisë në orën 11:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës. Ata po ashtu kanë paralajmëruar se do të ketë grevë urie dhe ngujim, nëse qeveria nuk jep asnjë shenjë negocimi për kërkesat e tyre.
Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, thotë se në Preshevë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë me 58 mijë e 845 banorë. Në Bujanoc deri më tani janë regjistruar mbi 54 mijë qytetarë dhe mbeten edhe diku rreth 90 shtëpi të regjistrohen e në Medvegjë janë regjistruar tetëmijë. Për të deri tani i bie që rreth 100 mijë shqiptarë kanë deklaruar kombësinë në Serbi. “Mbi 54 mijë qytetarë janë regjistruar në Bujanoc dhe mbeten edhe diku rreth 90 shtëpi të regjistrohen. Në Medvegjë rreth tetëmijë janë regjistruar. Shpresojmë të jenë mbi 15 % shqiptarë. Ende nuk…
Presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi se uria globale mund të rritet për shkak të pezullimit nga Rusia të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lejuar kalimin e sigurt për anijet që transportojnë grurë ukrainas. “Është shumë indinjuese“, tha Biden të shtunën duke folur në Uilmington të shtetit të Delauerës të shtunën. Ai foli disa orë pasi Rusia njoftoi se do të ndalonte menjëherë pjesëmarrjen në marrëveshje, duke pretenduar se Ukraina ndërmori një sulm me dron të shtunën kundër anijeve të flotës ruse të Detit të Zi në brigjet e Krimesë së pushtuar. Ukraina e ka mohuar sulmin, duke…
Këtë të hënë, banorët e pallatit në rrugën ”Ndre Mjeda” në Tiranë, janë ngritur në një protestë, pasi ende pas një viti nuk janë futur në banesat e tyre. 120 familje janë ende pa shtëpi ndërkohë që në pallat ka edhe familje të tjera.
Rusia vijon të godasë Ukrainën që nga 24 shkurti. Në ditën e 250 të luftës, presidenti rus, Vladimir Putin ka futur në betejë edhe “Engjëjt e vdekjes”, të cilat janë pilote të sapodiplomuara në Forcat Ajrore Ruse. Ato u panë në një paradë gjatë fundjavës në Krasnodar pasi u diplomuan në Shkollën e Lartë të Aviacionit Ushtarak Serov. Ato quhen “Engjëjt e vdekjes” pasi janë trajnuar në përdorimin e bombarduesve bërthamorë dhe avionëve transportues. Sergei Shoigu, ministri i Mbrojtjes, tha se Rusia po vazhdon traditën e lavdishme. Ndërkohë, në orët e para të së hënës, Rusia nisi një sulm me…
39-vjeçari Briken Sanaj që u vra mbrëmë në Tiranë, kishte dy ditë që ishte kthyer nga Italia për të marrë pjesë në dasmën e shokut të ngushtë. 39-vjeçari është person pa precedent penal si në Shqipëri ashtu edhe në Itali ku edhe jetonte vitet e fundit. Ndërkohë për ekzekutimin e tij është përdorur një makinë tip Benz, targat e së cilës ishin vjedhur dy ditë më parë në Tiranë. Një nga pistat të cilat po heton policia është dhe ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i tij kishte plagosur një person në vitin 2012-të.
Si kurrë më parë, Ballkani po vetëpërjashtohet nga festivali i Këngës Europiane. Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht se nuk do të konkurrojnë në ”Eurovision 2023” për shkak të kostos së lartë të pjesëmarrjes, edhe Bullgaria dhe Bosnja dhe Hercegovina konfirmuan se nuk do të marrin pjesë në ESC 2023 në Liverpul. Radiotelevizionet paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit. Pas përjashtimit të Rusisë nga ky konkurs për shkak të luftës në Ukrainë disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë. Radiotelevizioni publik i…
Mbrëmë në Tiranë u vra 39-vjeçari Briken Sanaj. Mësohet se në vitin 2015 vëllai i tij kishte plagosur një person në Ishull-Lezhë. Ndërkohë, familja jeton në lagjen “Besëlidhja” të këtij qyteti. Viktima ishte pa precedent të mëparshëm penal, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy autorët që kanë kryer vrasjen. Po ashtu Policia është duke punuar në pistën e vrasjes me paramendim, ndërsa kamerat e sekuestruara kanë filmuar pamje të rëndësishme dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Viktima Sanaj u qëllua nga një automjet në lëvizje me breshëri kallashnikovi. I plagosur, 39-vjeçari u dërgua nga banorët…