Author: tirana

Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, Dhurata Çupi, prezantoi këtë të hënë në parlament, propozimet e Partisë Demokratike në lidhje ndarjen e re territoriale. Në fjalën e saj Çupi propozi rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 94 në mënyrë që të mos cënohet demokracia lokale. “PD kërkon një Konsensus të gjerë për riorganizimin të ri territorial. Është momenti për të patur një pushtet vendor të shëndetshëm. Mbajtja e një numri prej 61 bashkish rëndon shumë mbi demokracinë lokale. Partia Demokratike propozon kalimin nga 61 bashki në 94 bashki”, tha Çupi. Gjithashtu ajo nënvizoi se reforma e…

Read More

Roland Qafoku Miratimi i ligjit të fundit për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit çuditërisht nuk përfshin bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete të huaja që kanë dëmtuar Shqipërinë. Një harresë apo një neglizhim me qëllim? Përse nuk hapen dosjet e atyre që bashkëpunuan me UDB-në dhe Asfalinë greke? Historia e 20 milionë USD që UDB mori për destabilizimin e Shqipërisë në 1991. Përse hapja e këtyre dosjeve ka vlerën e hapjes së kutisë së zezë së avionit. Më 21 tetor në parlament u miratua ligji i ri i hapjes së dosjeve. Tashmë çdokush mund të kërkojë, të hapë dhe shikojë…

Read More

Ministria e Jashtme ruse ka ftuar në bisedë ambasadorin holandez në shenjë proteste për atë që pretendon se ishte tentim nga inteligjenca britanike për të rekrutuar atasheun ushtarak rus në Ambasadën ruse në Hagë. Në deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha më 31 tetor se u bën thirrje autoriteteve holandeze që të ndalojnë “shtetet që Holanda i quan aleatë” nga ndërmarrja e veprimeve të tilla “jomiqësore”. Rusia po ashtu paralajmëroi Holandën se mosndërmarrja e veprimeve mund të çojë “në degradimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe”. Rusia pretendoi më 20 tetor se një përfaqësues i shërbimit të inteligjencës britanike tentoi…

Read More

Për ngritjen e Komisionit Hetimor të propozuar nga Rithemelimi lidhur me fluturimet me charter të Ramës, kryeministri i ka cilësuar si shpifje të njerëzve mjeranë. Rama u shpreh se fluturimet e tij kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Non Gratës. Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës!’- shkroi Rama. Ky është reagim i përsëritur i kreut të qeverisë pasi ende vijojnë…

Read More

Pak ditë më pare, Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta Rugova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare. Por, nga sot e gjithë familja Rugova ka marrë nënshtetësinë shqiptare, duke përfshirë bashkëshorten e Presidentit Rugova, Fana Rugova, vajzën, Teuta Rugova dhe djalin tjetër të tij, Mendim Rugova.Në këtë ceremoni të veçantë, kryebashkiaku Veliaj tha se është nder i madh për të që sot po merr nënshtetësinë shqiptare një zonjë, e cila i ka hapur dyert shqiptarëve nga e gjithë bota. “Jam shumë i…

Read More

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin për Izet Haxhinë, i dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Tiranës vendosi 21 vite burg për Izet Haxhian, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Ngjarja në fjalë ndodhi më 12 shtator të 1998. Haxhia ankimoi vendimin, teksa tashmë Apeli ka lënë fuqi vendimin e shkallës së parë.

Read More

Sot ketu kam sjellë projektligjin të cilin ose për të cilin jam prononcuar publikisht në parlament në debate të ndryshme dhe që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për Kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve te sipërpërmendur. Ky ligj ka dy nene. Neni i parë thotë: Nuk i nënshtrohen parashkimit veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zevednes kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve të sipërpërmendur. Neni 2: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.Ky ligj, mendoj unë, në kushtet e Shqipërisë kur vetë KLSH ka vërtetuar abuzimin nga…

Read More

Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit Rama.Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi. “Do kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për të zbuluar para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit. Do kërkojmë mbështetjen e të gjithë deputetëve. Çdo tentativë për ta penguar këtë komision do të konsiderohet si tentativë për të fshehur të vërtetën para shqiptarëve”, tha Boçi.

Read More

Arrest në shtëpi ka qenë masa që sapo është dhënë nga Gjykata e Përmetit në ngarkim të 48-vjeçarit Klement Ndina, i cili tre ditë më parë rrahu me leva dhe mjete të forta Konstandin Xhallon 35 vjeç së bashku me të atin e tij dhe një person tjetër. Fati i jetës së Xhallos është ende i paditur pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë ai pasi gjendet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë që nga dita e sulmit ndj tij. Prokurori i Përmetit Asllan Bajrami kishte kërkuar në seancën e sotme masën e arrestit ‘Burg Pa…

Read More

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dosjen ndaj ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi. Ai akuzohet për refuzim mosdeklarimi, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

Read More