Ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja ka shprehur dëshirën për të garuar në primaret e PD, prej nga do dalin dhe kandidatët zyrtarë për Kryetar Bashkie. Përmes një postimi në rrjete sociale, Sakja thekson se “të guxosh të konkurosh për t’ju përfaqësuar Ju , interesat tuaja, shpirtin tuaj demokratik është për mua një detyrim dhe një mision njëkohësisht”. Postimi i Isa Sakjes Të dashur qytetarë të Bashkisë së madhe Kavajë,Pas konsultimeve e takimeve me Ju, që më mbështesni e më frymëzoni, vendosa të shpall kandidaturën time për postin e Kryetarit të Bashkisë Kavajë.“Të ecim përpara e me guxim drejt fitores sonë…
Author: tirana
Në takimin me disa të rinj në Ersekë, kryeministri Edi Rama vuri fokusin te emigrimi. Kreu i qeverisë theksoi se sot jemi një vend me liri lëvizje dhe të rinjtë mund të provojnë eksperienca të reja, por kurrsesi të përqafojnë idenë se këtu nuk ka asnjë mundësi. Ndërsa ndau eksperiencën e tij si emigrant, Rama shtoi se nuk ia ndalon askujt ta provojë, por jo në rrugë ilegale dhe jo me bindjen që Shqipëria nuk ka mundësi për t’iu ofruar. “Unë kam qenë emigrant dhe e di për çfarë flas. Mua s’më ka dalë keq dhe nuk i them askujt…
Moderatori Arian Çani, thotë se nëse opozita do të fitojë zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, duhet të marrë super kredi në bankë për të financuar fushatën. Sipas tij, pushteti hyn në lojë me fitore të mëdha, ndaj opozita duhet të jetë e përgatitur. “Mendoj se opozita duhet të bënte hapur, të merrte kredi në bankë, një kredi super të madhe sepse duke pasur një arkë partiake me shumë para krijon besim te njerëzit, tingëllon cinike por ato bëjnë diferencën, zgjedhjet janë një treg”, shprehet Çani. I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, analisti u shpreh se opozita duhet të…
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ledjana Prenga konfirmoi pak muaj më parë lidhjen e re të dashurisë me një djalë nga Kosova. Në një intervistë për “Prive”, Ledjana ka folur për herë të parë rreth kësaj lidhjeje. Ajo u shpreh se partneri i saj ka ndikuar për mirë te ajo, ndërsa zgjodhi që ta mbante të fshehtë identitetin e tij. “Jam në lidhje me një djalë nga Kosova. Më pëlqejnë shumë kosovarët, pse jo e kam shprehur. Dhe jam tepër e lumtur. Kaq mund të them. Është bërë një kohë e gjatë dhe kjo ka ndikuar shumë pozitivisht tek qetësia ime. Gjithçka…
Një mashtrim me vlerë 20 milionë euro është zbuluar nga Guardia di Finanza në Torino gjatë një operacioni masiv të autoriteteve italiane. Gjatë operacionit u sekuestruan 600 mijë këpucë me etiketën “Made in Italy” të importuara nga Kina, Shqipëria dhe Rumania. Operacioni filloi javët e fundit kur në disa qendra tregtare të kryeqytetit piemontez të tregtisë me pakicë, u identifikuan aksesorë veshjesh që mbanin produkte në rafte të cilat rezultuan se ishin krejtësisht të rreme pasi prodhoheshin në vende si Shqipëria, Kina dhe Rumania. Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Torinos, i çuan autoritetet e Guardia di…
Ministrja e Infrastruktures dhe Energjetikës Belinda Balluku është shprehur se për vendimin e aplikimit të fashës prej 800kWh do të analizohen të gjithë elementet. Megjithëse sipas Ballukut faturimi i energjisë do të nisë pas javës së parë të këtij muaji, prurjet me pritshmëri më të mirë në kaskadën e Drinit dhe kursimi i energjisë, do të jenë përcaktues në vendim. Postimi i Ballukut: Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim &…
Policia ka vënë në pranga Fatjon Lepurin, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se 28-vjeçari, banues në Luz të Krujës dyshohet se është autori i kultivimit të 106 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Likmetaj, Ishëm, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit nga Policia në muajin korrik të vitit 2020. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Trendet e modës duket se kanë filluar ndiqen edhe nga personazhe të politikës. Pas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenski, i cili prej fillimit të luftës me Rusinë, është shfaqur disa herë i veshur me kamuflazh, dhe politikanët shqiptarë kanë filluar ta përditësojnë këtë stil. Më i fundit që është shfaqur paraditen e sotme me një veshje kamuflazh është kryeministri Edi Rama, i cili gjatë inspektimeve në kantierin e rrugës së re Korçë-Ersekë, kishte veshur pikërisht një xhaketë të tillë të markës Polo. Ndërkohë, gjatë fundjavës, deputetja Monika Kryemadhi është shfaqur në rrugët e kryeqytetit me një bluze kamuflazhi dhe me…
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Bashkimi Evropian po shqyrton sanksione të mëtejme kundër Iranit për shkak të shtypjes “së tepruar” të protestave. “Jam i shokuar nga fakti se njerëzit që po protestojnë në mënyrë paqësore po vdesin në Iran”, shkroi Scholz në Twitter. “Ne dënojmë dhunën e tepruar nga forcat e sigurisë dhe qëndrojmë me popullin e Iranit. Sanksionet e BE-së janë të rëndësishme. Ne jemi duke rishikuar hapa të mëtejmë”, shtoi ai. Republika Islamike po përballet me protesta që nga vdekja e Mahsa Aminit, e cila vdiq sa ishte në mbajtje policore. Ajo ishte arrestuar në Teheran nën…
Pirja e ujit të mjaftueshëm, stërvitja rregullisht, përtypja e ushqimit siç duhet dhe ngrënia e ushqimeve të pasura me fibra janë disa nga sjelljet që ndihmojnë tretjen, por rezulton se është e rëndësishme edhe mënyra se si flini. Sipas ekspertëve, pozicioni i gjumit gjatë natës mund të ndikojë në shëndetin e zorrëve pasi ndihmon tretjen dhe redukton urthin. Sakaq, cili është pozicioni më i mirë i gjumit për përmirësimin e tretjes? “Gjumi në anën e majtë ka më shumë përfitime shëndetësore pasi transferon lehtësisht ushqimin tonë të tretur nga zorra e hollë në zorrën e trashë. Gjumi në anën e majtë gjithashtu parandalon çrregullime si sëmundja e refluksit…
Mijëra përdorues të instagram kanë raportuar se kanë probleme me aplikacionin. Sipas DownDetector, problemet filluan rreth orës 13:08 dhe po prekin përdoruesit në mbarë botë. Sipas raporteve të përdoruesve të verifikuara nga TechCircle, furnizimi i Instagram në aplikacionet e tij iOS dhe Android nuk po ngarkohet. Në momentin që tentojnë të hyjnë në Instagram, përdoruesit përballen me një njoftim nga Instagrami se llogaria e tyre është mbyllur. Ndërkohë faqet e mëdha po vërejnë se qindra followers po i ikin në pak minuta gjë që është mjaft shqetësuese për individ të cilët e kan
Ronela Hajati ka zbuluar se komenti më i keq që lexon për veten është kur krahasohet me “lopën.” Duke mos e kursyer ironinë, Ronela iu kundërpërgjigjet këtyre komentuesve duke thënë që “t’i gjejnë kafshë tjetër”. “Komenti më i keq që lexoj për veten është krahasimi me lopën… 98% e këtyre komenteve vijnë nga gjinia mashkullore… Lopa shkretë ka bark dhe ‘sisë’. Unë s’kam asnjërën nga këto më vjen keq… Më gjeni kafshë tjetër urgjent, Draguar përshembull, që dhe t’ju djeg në të njejtën kohë, të bëj të paktën një gjë për ju”- shkruan Ronela në Instastory.