Pirja e ujit të mjaftueshëm, stërvitja rregullisht, përtypja e ushqimit siç duhet dhe ngrënia e ushqimeve të pasura me fibra janë disa nga sjelljet që ndihmojnë tretjen, por rezulton se është e rëndësishme edhe mënyra se si flini. Sipas ekspertëve, pozicioni i gjumit gjatë natës mund të ndikojë në shëndetin e zorrëve pasi ndihmon tretjen dhe redukton urthin.
Sakaq, cili është pozicioni më i mirë i gjumit për përmirësimin e tretjes? “Gjumi në anën e majtë ka më shumë përfitime shëndetësore pasi transferon lehtësisht ushqimin tonë të tretur nga zorra e hollë në zorrën e trashë. Gjumi në anën e majtë gjithashtu parandalon çrregullime si sëmundja e refluksit gastro-ezofageal që shkakton urth”, sqaron Dr Manira Dhamsana, duke sugjeruar që të flini në anën e majtë për tretje më të mirë .
Sipas ekspertëve, gjumi në anën e djathtë pas gëlltitjes së ushqimit është një praktikë e pashëndetshme. Fjetja në shpinë ose bark gjithashtu nuk është i këshillueshëm.
Fjetja në shpinë nuk është pozicioni më i mirë nëse keni urth për shkak të refluksit acid.
Përveç pozicionit tuaj të gjumit, duhet të keni parasysh gjithashtu që të mos flini menjëherë pas ngrënies. “Duhet të ketë të paktën një hendek prej 2 orësh midis darkës dhe gjumit për të shmangur refluksin e acidit”, tha Dr Sumant Mantri.