Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ “Se mendova që do të pyesnit”, ministrja Muzhaqi nuk di shifrën sesa të rinj ka Shqipëria

11:43 / October 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grida duma muzhaqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Buxheti i Ministrisë së Shtetit për Rininë ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Sociale këtë të hënë, ç’ka ka detyruar kryetaren e këtij komisioni, deputeten e PD-së, Grida Duma që të mbyllë mbledhjen para kohe. Shkak është bërë fakti që ministrja Muzhaqi nuk e kishte në komision shifrën se sa fëmijë dhe të rinj ka Shqipëria sot, çka është konsideruar nga opozita si e papërgatitur për mbledhjen.

Pjesë nga debati

Duma: Sa të rinj dhe fëmijë ka Shqipëria në 2021, 2022 dhe 2023? E keni shifrën?

Muzhaqi: Patjetër që e kemi, nuk mendova që do më pyesnit sot për këtë.

Duma: Si e bëni ju buxhetin? Sa të rinj ka Shqipëria sot? Dhe sa fëmijë? Kur bëni strategjinë për të rinjtë dhe fëmijët, duhet ta dini se sa nga taksat e shqiptarëve shkojnë për fëmijët dhe të rinjtë. Unë e di që është e vështirë për ju se kështu ka qenë gjithmonë.

Muzhaqi: Jo nuk është e vështirë. Kjo pyetje është ezauruar tashmë dhe do kaloj te pyetja tjetër. Ju nuk po më lini të përgjigjem. Shifrën sapo ua dhashë.

Duma: Nuk e dhatë shifrën.

Muzhaqi: Mund të hapni INSTAT-in dhe ta shihni.

Duma: Jo nuk e kemi INSTAT. Problemi kryesor është që rinia ikën nga vendi dhe nuk bëhet një krahasim mes 2022 dhe 2021.

Metaj: Ju po flisni pa etikë (I drejtohet Dumës).

Duma: Mbylleni komisionin.

Vokshi: Ministra nuk mund të vijë dhe të përgjigjet ashtu.

View this post on Instagram

A post shared by tirananews.al (@tirananews)

bora muzhaqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.